BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 9/13 f. 14-15
  • Zheng Heja

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Zheng Heja
  • Zgjohuni!—2013
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • PUSHTET, TREGTI DHE NDERIM
  • Përmbajtja
    Zgjohuni!—2013
  • Të rinjtë në Internet
    Zgjohuni!—2007
  • Kur moti ktheu rrotën e historisë
    Zgjohuni!—2011
  • «Anijet e Kitimit» rrahin detet
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
Shih më tepër
Zgjohuni!—2013
g 9/13 f. 14-15

PORTRETE NGA E KALUARA

Zheng Heja

«Kemi kaluar më se njëqind mijë lia në ujërat e paana dhe kemi parë dallgët gjigante të oqe­anit, të cilat ngriheshin hijerënda deri në qiell; si dhe ua kemi vënë syrin rajoneve të largëta barbare . . . teksa velat tona ditë e natë shpaloseshin tërë madhështi porsi retë në rrugëtimin e tyre të shpejtë si të ishin yje, duke kapërcyer dallgët e egra tamam si të shkelnim nëpër një rrugë normale.»​—Mbishkrim i shekullit të pesëmbëdhjetë kushtuar Zheng Hesë, në qytetin e Çangëllit, në krahinën e Fuxhianit, Kinë.

KINA shquhet për gjërat e mëdha. Ka popullsinë më të madhe në botë dhe zë një nga sipërfaqet më të mëdha të tokës. Kinezët ndërtuan Murin Kinez, një nga projektet e ndërtimit më ambicioze në histori. Flota me anije të mëdha e ndërtuar nga perandorët kinezë Ming, Jongle dhe Suande, ishte më e madhja për pesë shekuj me radhë. Admirali i flotës ishte një mysliman nga Kina Jugperëndimore me emrin Zheng He.

PUSHTET, TREGTI DHE NDERIM

Sipas mbishkrimit të cituar pjesërisht në hyrje të këtij artikulli, misioni i Zheng Hesë synonte «të bënte të dukshme ndikimin transformues të virtytit (perandorak) dhe t’i trajtonte popujt e largët me dashamirësi». Mbishkrimi thotë se, si rrjedhojë e udhëtimeve, «vende përtej horizontit dhe nga skajet e tokës i janë nënshtruar të gjitha [Kinës]. . . . Barbarë përtej deteve . . . kanë ardhur [në oborrin perandorak] duke sjellë objekte e dhurata të çmuara».

[Harta në faqen 15]

Disa nga portet ku mbërriti flota e Zheng Hesë

Synimi i perandorëve Ming lidhur me këto udhëtime ka qenë çështje debatesh. Disa e shohin Zheng Henë si ambasador të kulturës e të vullnetit të mirë të një kombi të fuqishëm e njëkohësisht paqësor. Të tjerë e shohin misionin e tij si sundim agresiv politik në vendet vasale. Vërtet, Zheng Heja u ofroi dhurata të shkëlqyera e përkrahje politike sundimtarëve që e mirëpritën, por ata që refuzonin t’i jepnin gjëra në simbol nënshtrimi e nderimi, ai i nënshtronte e i merrte rob. Si rezultat i udhëtimeve mbresëlënëse të Zheng Hesë, dhjetëra sundimtarë anekënd oqeanit Indian dërguan ambasadorë në Kinë që t’i bënin nderime perandorit.

Sido që të ishte, flota e Zheng Hesë kishte edhe dekorime të lustruara, enë porcelani dhe mëndafshe të punuara nga mjeshtrat e perandorisë Ming, që s’kishin të krahasuar dhe i shitnin në portet e largëta. Kur kthehej, flota sillte gurë të çmuar, fildish, erëza, drurë tropikalë dhe gjëra të tjera luksoze të çmuara për kinezët. Madje sollën edhe një gjirafë që thuhet se bëri goxha bujë mes kinezëve. Përmes këtyre këmbimeve të mallrave e të ideve, bota e jashtme pa kalimthi qytetërimin mbresëlënës të Kinës së shekullit të 15-të.

Ato udhëtime të jashtëzakonshme nuk vazhduan. Vetëm dekada pas udhëtimeve të Zheng Hesë, Kina ia ktheu shpinën tregtisë dhe diplomacisë së huaj. Pa e ndier nevojën për të parë përtej kufijve të Kinës, perandori i ri bashkë me këshilltarët e tij konfucianistë u përpoqën ta izolonin vendin nga ndikimi i jashtëm. Ata e lanë në harresë flotën e famshme duke shkatërruar regjistrimet e udhëtimeve të saj, madje edhe anijet. Vetëm vitet e fundit njerëzit brenda e jashtë Kinës mësuan për atë epokë të lavdishme kur flota gjigante e Zheng Hesë përshkonte detet.

a Li është njësi matëse kineze, gjatësia e së cilës ka ndryshuar gjatë shekujve. Mendohet se në kohën e Zheng Hesë, një li ishte afro një e treta e miljes ose gjysma e kilometrit.

FAKTE SHKURT

  • Flota e dinastisë Ming, nën komandën e Zheng Hesë, ndërmori shtatë udhëtime heroike në vitet 1405-1433.

  • Flota mund të kishte mbi 200 a më shumë anije: luftanije, anije mallrash, anije që transportonin ujë, kuaj etj. Ajo transportonte më shumë se 27.000 marinarë, zyrtarë qeveritarë, ushtarë, tregtarë, punëtorë të mirëmbajtjes, etj.

  • Asnjë komb nuk e arriti sërish një flotë të tillë, deri në Luftën I Botërore. Ajo përshkoi porte në Lindjen e Largët, në Oqeanin Indian e deri në Afrikën Lindore.

  • Tre nga vartësit e Zheng Hesë shkruan secili më vete tregime për të cilat ishin dëshmitarë okularë, që na tregojnë shumë rreth udhëtimeve të tij.

Anijet e veçanta të Zheng Hesë​—Sa të mëdha e të shumta ishin?

Dokumentime historike nga dinastia Ming thonë se anijet e veçanta të Zheng Hesë ishin jashtëzakonisht të mëdha​—136 metra (447 këmbë) të gjata dhe 56 metra (183 këmbë) të gjera. Për studiuesit, këto shifra janë problematike dhe të vështira për t’u vërtetuar, pasi anijet prej druri më tepër se 90 metra (300 këmbë) të gjata nuk janë të qëndrueshme në ujë.

Një artikull për këtë temë thotë se «ka shumë gjasa që tregimet të jenë të ekzagjeruara, përderisa përmendin këto përmasa tejet të mëdha për anijet. Një anije rreth 60-75 metra [200-250 këmbë] do të kishte më shumë kuptim se një anije 135 metra [450 këmbë] e gjatë». Sido që të jetë puna, në shekullin 15-të, anijet 60 metra (200 këmbë) të gjata patjetër që ishin diçka e rrallë, dhe flota e Zheng Hesë përfshinte deri 62 anije të tilla!

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo