BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 12/13 f. 8-9
  • Një vizitë në Brazil

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një vizitë në Brazil
  • Zgjohuni!—2013
Zgjohuni!—2013
g 12/13 f. 8-9

VENDE DHE POPUJ

Një vizitë në Brazil

Gjella e shijshme fezhuada është një gatim tradicional brazilian

Një tukan

BRAZILI në fillim banohej nga njerëz që merreshin me gjueti dhe ushqeheshin me frytet që u falte natyra. Të tjerë merreshin me bujqësi. Eksploruesit portugezë ishin katolikë, kështu më vonë u ndërtuan shumë kisha të vogla e të mëdha, disa prej të cilave të stolisura me gdhendje druri mjaft të përpunuara dhe të veshura me ar.

Nga mesi i shekullit të 16-të deri në mes të shekullit të 19-të, anijet e skllevërve sollën në Brazil rreth katër milionë afrikanë për të punuar në ara. Këta kishin ritet e tyre që më vonë u bënë fe afro-braziliane të tilla, si makumba dhe sekti kandombla. Ndikimi afrikan shihet qartë në muzikën, kërcimin dhe ushqimin brazilian.

Fezhuada tradicionale, varianti i një gatimi portugez, është gjellë me mish e fasule që shërbehet me oriz dhe lakra foragjere. Në shekullin e 19-të dhe të 20-të, në vend erdhën miliona emigrantë nga Evropa (kryesisht Gjermania, Italia, Polonia e Spanja), Japonia dhe zona të tjera.

Sot, anekënd Brazilit ka rreth 750.000 Dëshmitarë të Jehovait në më tepër se 11.000 kongregacione. Ata drejtojnë mbi 800.000 studime biblike. Për të siguruar vende për mbledhjet e tyre, 31 skuadra ndërtimi udhëtojnë nga njëri vend në tjetrin që të bashkëpunojnë me Dëshmitarët vendës për të ndërtuar dhe riparuar çdo vit rreth 250 deri 300 Salla Mbretërie. Që nga marsi i vitit 2000, kanë përfunduar 3.647 projekte të tilla.

Në pellgun lumor të Amazonës gjendet sipërfaqja më e madhe e pyjeve të shiut

A E DIJE?

Lumi Amazona derdh sasinë më të madhe të ujit se çdo lumë tjetër dhe është i gjatë afro 6.400 kilometra

TË DHËNA SHKURT

  • Popullsia: 201.000.000

  • Kryeqyteti: Brazilia

  • Gjuhët që fliten: Portugalishtja dhe mbi 180 gjuhë indigjene

  • Emri: Brazili mori emrin e ashkëlkuqes ose drurit të brazilit (Caesalpinia echinata), i vlerësuar për bojën e kuqe flakë që përdoret për të ngjyrosur pëlhurat

  • Klima: E ngrohtë dhe e lagësht në veri, mesatare në jug dhe gjatë dimrit me reshje dëbore të rralla nëpër male

  • Vendi: Brazili zë afërsisht gjysmën e sipërfaqes së Amerikës së Jugut. Sistemi i tij lumor është ndër më të shtrirët në botë

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo