BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 12/13 f. 16
  • Kapaciteti ruajtës i ADN-së

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kapaciteti ruajtës i ADN-së
  • Zgjohuni!—2013
  • Material i ngjashëm
  • Nga erdhën udhëzimet?
    Origjina e jetës—Pesë pyetje që ia vlen t’i bësh
  • Qelizat—Biblioteka të gjalla!
    Zgjohuni!—2015
  • Të shqyrtojmë provat
    Zgjohuni!—2011
  • Çfarë gjendet mbrapa misterit të jetës?
    Zgjohuni!—1999
Shih më tepër
Zgjohuni!—2013
g 12/13 f. 16

A ËSHTË PROJEKTUAR?

Kapaciteti ruajtës i ADN-së

PËRDORUESIT e kompjuterëve krijojnë një sasi marramendëse me të dhëna dixhitale që duhen ruajtur për më vonë nëse u nevojiten. Shkencëtarët shpresojnë të revolucionarizojnë metodat e tanishme për ruajtjen e informacioneve dixhitale, duke imituar një sistem shumë më të sofistikuar për ruajtjen e të dhënave, që gjendet në natyrë​—ADN-në.

Shqyrto faktet: ADN-ja, që gjendet në qelizat e gjalla, përmban miliarda pjesëza me informacion biologjik. Nik Goldmani nga Instituti Evropian i Bioinformatikës thotë: «Mund ta nxjerrim nga eshtrat e mamuthëve leshtorë . . . dhe ta deshifrojmë.» Pastaj shton: «Është gjithashtu tmerrësisht e vogël, e ngjeshur dhe nuk ka nevojë për energji që të ruhet, prandaj është kollaj të transportohet dhe të mirëmbahet.» A mund të ruajë ADN-ja të dhëna që krijojnë njerëzit? Studiuesit thonë se po.

Shkencëtarët kanë sintetizuar ADN-në dhe kanë koduar në të tekste, pamje dhe audio, pak a shumë si i ruajnë të dhënat në median dixhitale. Më vonë, studiuesit arritën ta deshifronin informacionin me 100 për qind saktësi. Shkencëtarët besojnë se me kalimin e kohës, duke përdorur këtë metodë, 1 gram ADN artificiale mund të ruajë të dhënat e 3.000.000 CD-ve dhe gjithë ky informacion mund të ruhet për qindra, në mos për mijëra vjet. Ky sistem mund të ketë kapacitet të ruajë arkivin dixhital të të gjithë botës. Prandaj ADN-ja është quajtur «hardisku ideal».

Si mendon? A erdhi me evolucion kapaciteti ruajtës i ADN-së apo është projektuar?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo