BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 2/13 f. 12-13
  • Platoni

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Platoni
  • Zgjohuni!—2013
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • PSE DUHET TË TË INTERESOJË?
  • SI U PËRHAPËN MËSIMET E PLATONIT?
  • Ideja hyn në judaizëm, në të ashtuquajturin krishterim dhe në islamizëm
    Çfarë ndodh me ne kur vdesim?
  • Jetë pas vdekjes: Çfarë besojnë njerëzit?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Sa i fortë është besimi yt te ringjallja?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Pavdeksia e shpirtit​—Lindja e doktrinës
    Çfarë ndodh me ne kur vdesim?
Shih më tepër
Zgjohuni!—2013
g 2/13 f. 12-13

PORTRETE NGA E KALUARA

Platoni

Platoni (rr. 427-347 p.e.s.) ishte një filozof grek pagan. Lindi në Athinë në një familje aristokrate dhe mori arsimimin që merrnin zakonisht të rinjtë e kamur grekë. Tek ai ndikoi shumë filozofi i shquar Sokrat, si edhe pasuesit e filozofit dhe matematikanit Pitagora.

PASI përshkoi pellgun e Mesdheut dhe u mor me politikë në Sirakuzë, një qytet grek në Sicili, Platoni u kthye në Athinë. Atje themeloi Akademinë, që quhet shpesh universiteti i parë i Evropës. Ajo u bë vatër kërkimesh në matematikë dhe në filozofi.

PSE DUHET TË TË INTERESOJË?

Mësimet e Platonit kanë ndikuar shumë te bindjet fetare të miliona njerëzve, përfshirë edhe ata që e quajnë veten të krishterë. Shumë prej tyre mendojnë gabimisht se këto bindje janë të bazuara në Bibël. Mësimi më i famshëm i Platonit është koncepti se njerëzit kanë një shpirt të pavdekshëm që mbijeton pas vdekjes së trupit.

«Pavdekësia e shpirtit është një nga temat e preferuara të Platonit.»​—Body and Soul in Ancient Philosophy

Platoni ishte shumë kureshtar për jetën pas vdekjes. Libri Body and Soul in Ancient Philosophy thotë se «pavdekësia e shpirtit është një nga temat e preferuara të Platonit». Ai kishte bindjen e patundur se «shpirti i mbijeton mishërimit të tanishëm, që të shpërblehet ose të ndëshkohet siç i takon» në jetën e përtejme, duke u bazuar te jeta që kishte bërë njeriu kur ishte në tokë.a

SI U PËRHAPËN MËSIMET E PLATONIT?

Akademia e Platonit pati goxha ndikim gjatë nëntë shekujve që mbajti dyert hapur, nga viti 387 p.e.s. deri në vitin 529 të e.s. Idetë e Platonit morën dhenë në vendet ku sundonte Greqia dhe Roma. Filoja i Aleksandrisë, një filozof jude, përqafoi platonizmin, sikurse shumë krerë fetarë të të ashtuquajturit krishterim. Për pasojë, në mësimet e judaizmit dhe të krishterimit depërtuan idetë filozofike pagane, mes të cilave edhe pavdekësia e shpirtit.

Një fjalor biblik thotë: «Të paktën deri në njëfarë mase, gjithë teologjia e krishterë varet nga filozofia greke bashkëkohore, kryesisht nga platonizmi. Por, disa mendimtarëve të krishterë . . . u shkon për shtat titulli platonistë të krishterë.» (The Anchor Bible Dictionary) Krahasoni ç’thonë disa burime.

Çfarë thoshte Platoni: «[Kur vdesim,] thelbi i vetes sonë, ajo që e quajmë shpirti i pavdekshëm, shkon të paraqitet para perëndive të tjera, ku . . . do të japë llogari​—një perspektivë që të mirët duhet ta presin me kurajë, kurse të ligjtë me llahtar të madh.»​—Plato—​Laws, Book XII.

Çfarë thotë Bibla: Shpirti është vetë njeriu ose jeta e tij. Edhe kafshët janë shpirtra. Kur vdesim, shpirti nuk ekziston më.b Shiko shkrimet e mëposhtme:

  • «Njeriu i parë, Adami, u bë një shpirt i gjallë.»​—1 Korintasve 15:45.

  • «Perëndia vazhdoi të thoshte: ‘Le të dalin nga toka shpirtra të gjallë, sipas llojeve të tyre: kafshë të buta, kafshë të tjera që lëvizin dhe kafshët e egra të tokës.’»​—Zanafilla 1:24.

  • «Vdektë shpirti im!»​—Numrat 23:10.

  • «Ai shpirt që mëkaton, do të vdesë.»​—Ezekieli 18:4.

Shihet qartë se Bibla nuk mëson që shpirti mbijeton pas vdekjes së trupit. Ndaj, pyet veten: «A bazohen bindjet e mia te Bibla apo te filozofia e Platonit?»

a Edhe pse Platoni e përhapi konceptin e shpirtit të pavdekshëm, nuk ishte i pari që e përqafoi. Ky koncept, që merrte gjithfarë formash, ishte prej kohësh pjesë e feve pagane, përfshirë ato të Egjiptit dhe të Babilonisë.

b Bibla mëson se të vdekurit janë, si të thuash, në gjumë, në pritje të ringjalljes. (Eklisiastiu 9:5; Gjoni 11:11-14; Veprat 24:15) Në dallim me këtë, të ashtuquajturit shpirtra të pavdekshëm nuk mund të vdesin dhe nuk do të kishin nevojë për ringjallje.

«Koncepti se shpirti mbijeton pas vdekjes nuk dallohet qartë në Bibël.»​—New Catholic Encyclopedia.

«Vetëm pas periudhës biblike, pavdekësia e shpirtit u bë një besim i qartë e i patundur që zuri rrënjë mirë . . . dhe u bë gur themeli i fesë judaike dhe asaj të krishtere.» (Kursivi është yni.)​—Encyclopaedia Judaica.

«Besimi se shpirti vazhdon të ekzistojë pas shpërbërjes së trupit, është më shumë një çështje spekulimesh filozofike dhe teologjike . . . dhe, për pasojë, nuk mësohet në asnjë vend në mënyrë të qartë në Shkrimin e Shenjtë.»​—The Jewish Encyclopedia.

FAKTE SHKURT

  • Platoni mbahet si një nga mendimtarët me më shumë ndikim në historinë e kulturës perëndimore.

  • Në rini i interesonte politika, por u zhgënjye keq.

  • Më pas shkroi për tema, si: etika, drejtësia, dija, përkorja, devotshmëria, shpirti dhe guximi.

  • Nxënësi më i famshëm i Platonit ishte Aristoteli, i cili u bë mësues, filozof dhe shkencëtar.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo