BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 1/13 f. 12-13
  • Një vizitë në Kamerun

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një vizitë në Kamerun
  • Zgjohuni!—2013
Zgjohuni!—2013
g 1/13 f. 12-13

VENDE DHE POPUJ

Një vizitë në Kamerun

BAKAT​—të njohur edhe si pigmenjtë—​duhet të kenë qenë banorët e parë të Kamerunit. Pastaj, në shekullin e 16-të, mbërritën portugezët. Shekuj më vonë, fulanët​—një popullsi islame—​zaptuan viset veriore të Kamerunit. Sot, 40 për qind e banorëve të Kamerunit thonë se janë të krishterë, 20 për qind janë myslimanë dhe 40 përqindëshi tjetër praktikon fe tradicionale afrikane.

Dëshmitarët e Jehovait kanë botuar literaturë biblike në gjuhën basa, një gjuhë që flitet në Kamerun

Banorët e fshatrave të Kamerunit shquhen për mikpritje. Ata i përshëndetin vizitorët, i mikpresin në shtëpi dhe u vënë para ushqim e ujë. Të refuzosh mikpritjen e të zotit të shtëpisë konsiderohet fyerje, ndërsa ta pranosh ftesën është kompliment.

Biseda nis duke përshëndetur pjesëtarët e familjes dhe duke i pyetur si po ia çojnë. Madje, është zakon të pyesësh edhe si i kanë kafshët. «Kur miku ngrihet të ikë, nuk mjafton t’i thuash një ‘mirupafshim’,—shpjegon Jozefi, një vendës.—Shpesh i zoti i shtëpisë e përcjell një copë udhë dhe vazhdon bisedën me të. Pastaj, në njëfarë pike, e përshëndet dhe kthehet në shtëpi. Nëse nuk e trajtojnë kështu, mysafiri mund të ndihet sikur s’e begenisën.»

Kanoet janë pjesë e peizazhit të lumit Sanaga. Velat i bëjnë me çfarëdo materiali që gjejnë

Kur një grup miqsh mblidhen për një vakt, ndodh të hanë nga e njëjta pjatë​—nganjëherë me dorë. Në Kamerun, kjo traditë është simbol i fuqishëm uniteti. Në fakt, përdoret hera-herës për të afruar njerëz mes të cilëve miqësia është ftohur, për një arsye a një tjetër. Një vakt së bashku është sikur thua: «Tani jemi në paqe.»

Dëshmitarët e Jehovait, botuesit e kësaj reviste, janë organizuar në më shumë se 300 kongregacione në Kamerun dhe drejtojnë afro 65.000 studime biblike në këtë vend

FAKTE SHKURT

Shumica e pigmenjve të rritur janë të gjatë 120 deri në 142 centimetra

  • Popullsia: Rreth 20 milionë

  • Kryeqyteti: Jaunde

  • Klima: E nxehtë dhe e thatë në veri, e lagësht në rajonin bregdetar

  • Mallra eksporti: Vaj, kakao, kafe, pambuk, dru, alumin

  • Gjuhët që fliten: anglisht dhe frëngjisht, si edhe afro 270 gjuhë e dialekte afrikane

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo