BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 1/14 f. 10-11
  • Si t’i bësh ballë presionit të moshatarëve?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si t’i bësh ballë presionit të moshatarëve?
  • Zgjohuni!—2014
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • VËSHTIRËSIA
  • Presioni i bashkëmoshatarëve: A është vërtet kaq i fuqishëm?
    Zgjohuni!—2002
  • Të rinj: Rezistojini presionit të moshatarëve
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Presioni i bashkëmoshatarëve: A mund të jetë në avantazhin tënd?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • S’i t’i rezistoj presionit të shoqërisë?
    Të rinjtë pyesin ... Përgjigje praktike, Vëllimi 2
Shih më tepër
Zgjohuni!—2014
g 1/14 f. 10-11
Një adoleshenti po i ofrojnë cigare

NDIHMË PËR FAMILJEN | TË RINJTË

Si t’i bësh ballë presionit të moshatarëve?

VËSHTIRËSIA

Një nxënës i shkollës së mesme komandohet nga presioni i moshatarëve

«Në 9-vjeçare ndihesha keq se asnjë nuk donte të rrinte me mua. Prandaj, kur hyra në shkollë të mesme, ndryshova pamje dhe sjellje, por jo për mirë. Doja me çdo kusht të kisha shoqëri, kështu që iu dorëzova presionit të bashkëmoshatarëve, vetëm e vetëm që t’u pëlqeja.»​—Xheni, 16 vjeçe.a

Po ty, a të bëjnë presion moshatarët? Nëse po, ky artikull do të të ndihmojë shumë.

Kur i dorëzohesh presionit, bëhesh si robot i pamend ngaqë i lejon të tjerët të të kontrollojnë. Pse t’i lësh të kenë këtë autoritet mbi ty?!​—Romakëve 6:16.

ÇFARË DUHET TË DISH?

Nga presioni, edhe njerëzit e mirë mund të bëjnë gjëra të këqija.

«Shoqëritë e këqija prishin zakonet e dobishme.»​—1 Korintasve 15:33.

«Teorikisht mund ta dimë se është e gabuar të ndjekim një rrugë të caktuar, por kur ndodhemi në një situatë konkrete, na komandojnë ndjenjat sepse duam t’u pëlqejmë të tjerëve!»​—Dena.

Presioni nuk vjen vetëm nga të tjerët.

«Kur dua të bëj atë që është e drejtë, ajo që është e keqe, është brenda meje.»​—Romakëve 7:21.

«Presioni që ndiej, shpesh vjen nga unë; në të vërtetë, jam unë ajo që i dëshiroj gjërat për të cilat flasin moshatarët dhe i bëjnë të duken kaq të bukura.»​—Diana.

Përballimi i presionit të moshatarëve është një arritje për të cilën mund të krenohesh.

«Mbani një ndërgjegje të mirë.»​—1 Pjetrit 3:16.

«Më parë e kisha shumë të vështirë ta përballoja presionin e moshatarëve, por tani nuk kam frikë të jem ndryshe dhe jam e sigurt për vendimet që marr. Kur vë kokën në jastëk e kam ndërgjegjen të qetë, dhe kjo s’ka të paguar.»​—Karla.

ÇFARË MUND TË BËSH?

Kur të shtyjnë të bësh diçka të gabuar, përpiqu të veprosh si më poshtë:

Mendohu mirë për pasojat. Pyet veten: «Po nëse i dorëzohem presionit? Po unë, çfarë do të mendoj për veten? Çfarë do të mendojnë prindërit për mua kur të më zbulojnë?»​—Parimi biblik: Galatasve 6:7.

«Prindërit më bëjnë pyetje, si: ‘Nëse dorëzohesh, çfarë mund të të ndodhë?’ Më ndihmojnë të kuptoj si mund të më futë në rrugë të keqe presioni i moshatarëve.»​—Olta.

Forco bindjet. Pyet veten: «Pse mendoj se kjo rrugë është e dëmshme, qoftë për mua, qoftë për të tjerët?»​—Parimi biblik: Hebrenjve 5:14.

«Kur isha e vogël, përgjigjesha vetëm me një ‘jo’ ose i bija shkurt, por tani mund ta shpjegoj mirë pse do ta bëj diçka dhe pse jo. Jam e vendosur në bindjet e mia për të drejtën e të gabuarën. Përgjigjen e gjej te vetja, jo te të tjerët.»​—Anita.

Mendo kush je. Pyet veten: «Ç’lloj njeriu dua të jem?» Pastaj mendo për presionin që po has dhe pyet: «Çfarë do të bënte një njeri i tillë në këtë situatë?»​—Parimi biblik: 2 Korintasve 13:5.

«Jam e kënaqur që jam kjo që jam, prandaj nuk më intereson shumë se çfarë mendojnë të tjerët. Përveç kësaj, shumë njerëzve u pëlqen të rrinë me Alisian e vërtetë.»​—Alisia.

Mendo për të ardhmen. Nëse je në shkollë, pas pak vjetësh a madje muajsh, ata njerëz që po përpiqesh t’u bësh përshtypje, ndoshta s’do të jenë më pjesë e jetës sate.

«Pashë një fotografi nga koha e shkollës dhe s’më kujtoheshin as emrat e disa prej shokëve të klasës. Por, kur isha në shkollë, mendimi i tyre më interesonte më tepër sesa t’u qëndroja besnike bindjeve të mia. Ç’budallallëk!»​—Dona, tani 22 vjeçe.

Ji i përgatitur. Bibla thotë: «Të dini se si t’i përgjigjeni gjithsecilit.»​—Kolosianëve 4:6.

«Prindërit më ndihmojnë mua dhe motrën ta vëmë veten në situata të ndryshme dhe pastaj t’i demonstrojmë që të dimë si të veprojmë kur të na ndodhin në jetën reale.»​—Krista.

a Në këtë artikull, disa emra janë ndryshuar.

SHKRIME KYÇE

  • «Çfarëdo që të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë.»​—Galatasve 6:7.

  • ‘Njerëzit e pjekur i kanë aftësitë perceptuese të stërvitura për të shquar si të drejtën, ashtu edhe të gabuarën.’​—Hebrenjve 5:14.

  • «Vazhdoni të provoni se çfarë jeni ju vetë.»​—2 Korintasve 13:5.

Xhesika

XHESIKA

«Mendimi që ke për veten ndikon shumë si do ta përballosh presionin e bashkëmoshatarëve. Nëse ke besim te vetja, nuk do t’ia dish se çfarë mendojnë të tjerët për ty dhe papritur presioni i moshatarëve nuk të ndikon fare.»

Kejli

KEJLI

«Nëse nuk e vlerëson veten sa duhet, robtohesh për t’u përshtatur me të tjerët si e si të ndihesh mirë me veten. Por nëse ke besim te vetja, është më e lehtë ta marrësh presionin e moshatarëve për atë që është, dhe pastaj të mos i japësh rëndësi.»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo