BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 1/14 f. 14-15
  • Një vizitë në Itali

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një vizitë në Itali
  • Zgjohuni!—2014
Zgjohuni!—2014
g 1/14 f. 14-15
Bregdeti i Italisë

VENDE DHE POPUJ

Një vizitë në Itali

Hartë e Italisë

ITALIA është vend i kontrasteve, ku gjen që nga plazhet e paana e deri te vargmalet e ashpra; që nga vera përvëluese në jug e deri te dimri i acartë në veri. Është edhe vend vullkanik, por vetëm pak vullkane janë aktive, si Stromboli dhe Etna.

Italia është një nga vendet më të populluara në Evropë. Aty kanë kaluar shumë popuj, si arabët, bizantinët, grekët, normanët dhe fenikasit.

Turistë që bëjnë xhiro me gondolë

Turistët bëjnë xhiro me gondola përmes kanaleve të shumta në Venecie

Vendi është i pasur me thesare historike e artistike. Në mjaft qytete të Italisë ngrihen madhërishëm rrënojat greke dhe romake ose ndërtesa të stilit barok e të Rilindjes. Pikturat, statujat prej mermeri dhe shatërvanët janë meritë e artistëve, si Bernini, Mikel­anxhelo dhe Rafaelo.

Ushqimi është epiqendra e jetës së përditshme dhe shumë zakone vërtiten rreth kuzhinës vendëse. Si pjatë e parë shpesh shërbehen makarona e më pas mish ose peshk me perime. Vaji i ullirit përdoret me bollëk, pasi edhe prodhohet me bollëk. Pica dhe rizoto janë gatime të famshme italiane.

Një pjatë me makarona

Makaronat janë një ndër ushqimet kryesore të kuzhinës italiane

Italianët njihen si njerëz të ngrohtë, mikpritës dhe të muhabetit. Bisedat konsiderohen art më vete, prandaj është normale të shohësh njerëz që flasin me këmbë e me duar nëpër sheshe ose shëtitore.

Shumë italianë thonë se janë katolikë, por pak janë ata që shkojnë rregullisht në kishë. Thuhet se ndikimi i kishës është dobësuar në dhjetëvjeçarët e fundit, sepse opinioni publik i shpërfill rregullat mbi abortin e divorcin që janë në fuqi prej kohësh.

Vepra e Dëshmitarëve të Jehovait po lulëzon në Itali. Dëshmitarët njihen si ata që u mësojnë njerë­zve Biblën dhe që jetojnë sipas normave të saj. Ka më tepër se 3.000 kongregacione të Dëshmitarëve të Jehovait në mbarë vendin dhe shumë prej tyre po përpiqen t’u predikojnë edhe njerëzve që flasin gjuhë të tjera. Kjo nevojë është vënë re ngaqë në vitet 2001-2011 numri i të huajve është trefishuar.

Vargmali i Dolomiteve

Dolomitet e ashpra, vargmal në verilindje të Italisë

A E DIJE?

Megjithëse ndodhet në Romë, qyteti i Vatikanit është shtet i pavarur që nga viti 1929, prandaj qytetarët italianë e konsiderojnë tokë të huaj.

TË DHËNA SHKURT

  • Popullsia: 61.000.000

  • Kryeqyteti: Roma

  • Klima: Mesdhetare në jug, me dimër të butë dhe verë të gjatë e të ngrohtë; alpine në veri me dimër të ftohtë

  • Vendi: Kryesisht malor, me një vijë bregdetare gati 7.500 km

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo