BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 3/14 f. 8-9
  • Paratë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Paratë
  • Zgjohuni!—2014
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • A janë paratë rrënja e çdo gjëje të keqe?
  • Për çfarë duhen paratë?
  • Si mund t’i përdorësh me mençuri paratë?
  • A janë paratë rrënja e çdo gjëje të keqe?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Një pikëpamje e ekuilibruar për paratë
    Zgjohuni!—2015
  • Cila është pikëpamja e mençur për paratë?
    Zgjohuni!—2007
  • Si t’i administroni paratë?
    Familja jote mund të jetë e lumtur
Shih më tepër
Zgjohuni!—2014
g 3/14 f. 8-9
Stiva të mëdha parash në një kasafortë të hapur

PIKËPAMJA E BIBLËS

Paratë

A janë paratë rrënja e çdo gjëje të keqe?

«Dashuria për para është rrënja e çdo lloj gjëje të dëmshme.»​—1 Timoteut 6:10.

ÇFARË THONË DISA?

Paratë janë rrënja e çdo gjëje të keqe.

ÇFARË THOTË BIBLA?

«Dashuria për para»​—jo paraja në vetvete—​shkakton ‘dëme’. Në Bibël, mbreti Solomon identifikoi tri lloj gjërash të dëmshme që u ndodhin shpesh atyre që janë të dashuruar me paratë. Meraku: «Bollëku nuk e lë të pasurin të flejë.» (Eklisiastiu 5:12) Pangopësia: «Ai që do argjendin, nuk do të ngopet me argjend, as ai që do pasurinë, me të ardhura.» (Eklisiastiu 5:10) Tundimi për të thyer ligjin: «Kush nxiton të fitojë pasuri, s’do të mbetet i pafaj.»​—Proverbat 28:20.

Për çfarë duhen paratë?

‘Paratë janë një mbrojtje.’​—Eklisiastiu 7:12.

ÇFARË THONË DISA?

Paratë të japin siguri dhe lumturi.

ÇFARË THOTË BIBLA?

Iluzioni se paratë blejnë lumturinë dhe sigurinë, është pjesë e ‘fuqisë mashtruese të pasurisë’. (Marku 4:19) Prapëseprapë, «paraja plotëson çdo nevojë». (Eklisiastiu 10:19) Për shembull, paratë mund të blejnë gjërat e nevojshme për jetën, si ushqimet dhe ilaçet.​—2 Selanikasve 3:12.

Gjithashtu, paratë të ndihmojnë të kujdesesh për familjen. Në fakt, Bibla thotë: «Nëse dikush nuk siguron gjërat e nevojshme për të vetët, e sidomos për pjesëtarët e shtëpisë së vet, ai e ka mohuar besimin.»​—1 Timoteut 5:8.

Si mund t’i përdorësh me mençuri paratë?

‘Ulu më parë që të llogaritësh shpenzimet.’​—Luka 14:28.

ÇFARË THOTË BIBLA?

Përdori paratë në një mënyrë që Perëndia e miraton. (Luka 16:9) Është gjë e mençur t’i përdorësh paratë me përgjegjësi dhe ndershmëri. (Hebrenjve 13:18) Që të shmangësh barrën që sjell jetesa përtej mundësive financiare, ‘mënyra jote e të jetuarit le të jetë pa dashuri për para’.​—Hebrenjve 13:5.

Edhe pse Bibla nuk e dënon marrjen e borxheve, ajo paralajmëron: «Huamarrësi është shërbëtor i huadhënësit.» (Proverbat 22:7) Shmangi blerjet e paplanifikuara, sepse «kush është i nxituar, me siguri shkon drejt skamjes». (Proverbat 21:5) Përkundrazi, ‘vër diçka mënjanë sipas mbarësisë që ke’ dhe kurse para për gjërat që janë të rëndësishme për ty.​—1 Korintasve 16:2.

Bibla na nxit ‘ta bëjmë zakon të japim’. (Luka 6:38) Ata që duan ta gëzojnë Perëndinë, kanë arsye të vlefshme për t’u treguar bujarë, sepse «Perëndia do një dhënës të gëzuar». (2 Korintasve 9:7) Prandaj, ‘mos harro të bësh të mira dhe t’i ndash gjërat me të tjerët, sepse Perëndia kënaqet me flijime të tilla’.​—Hebrenjve 13:16.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo