BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 6/14 f. 3
  • Një vështrim rreth botës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një vështrim rreth botës
  • Zgjohuni!—2014
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Kinë
  • Nga bota
  • Kanada
  • Irlandë
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Mundësi të reja, çështje të reja
    Zgjohuni!—2004
  • Çfarë ndodh në dasmat e Dëshmitarëve të Jehovait?
    Pyetje që bëhen më shpesh për Dëshmitarët e Jehovait
  • Dasma që janë të nderuara në sytë e Perëndisë dhe të njerëzve
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
Shih më tepër
Zgjohuni!—2014
g 6/14 f. 3

NJË VËSHTRIM RRETH BOTËS

Kinë

Një çift i divorcuar

Shkalla e divorceve në Pekin gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2013, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2012, ka shkuar në stratosferë: 41 për qind. Ekspertët besojnë se kjo rritje e menjëhershme mund të jetë shkaktuar ngaqë çiftet duan ta shmangin tatimin mbi fitimin në masën 20 për qind që u vendos kohët e fundit për shitjen e shtëpive. Nëse plotëson disa kushte, asnjë çift i divorcuar nuk është i detyruar ta paguajë këtë taksë kur shet një shtëpi të dytë.

Nga bota

Një pjatë me insekte të ngrënshme

Kombet e Bashkuara kanë thënë se ekziston mundësia që gjithnjë e më shumë njerëz të hanë insekte si një mënyrë për të luftuar kequshqyerjen. Ngaqë kanë shumë vlera ushqyese dhe nëpërmjet tyre njeriu mund të hajë ushqime që janë të pangrënshme për të, sipas një raporti të kohëve të fundit, insektet e ngrënshme paraqesin «një alternativë premtuese për prodhimin e zakonshëm të mishit». Por raporti pranonte edhe se «në disa shoqëri konsumimi [i insekteve] konsiderohet disi i neveritshëm».

Kanada

Epruveta me embrione njerëzore të ngrira

Klinikat që merren me riprodhimin po luftojnë me dilemën ligjore dhe morale se si të veprojnë me embrionet njerëzore të ngrira, «pronarët» e të cilave nuk gjenden më. Vetëm njëra prej këtyre klinikave thuhet se ka 1.000 embrione të gjalla që u përkasin pacientëve të riprodhimit in vitro që «pothuajse janë zhdukur».

Irlandë

Një ceremoni martese jofetare

Para vitit 2013 katolikët që martoheshin në Irlandë kishin vetëm dy mundësi zgjedhjeje: një ceremoni fetare ose civile. Kurse që nga ky vit kanë një mundësi tjetër për një ceremoni jofetare të organizuar nga një grup humanist. Sipas Agjencisë së Lajmeve Rojters, «kërkesat e prapambetura të atyre që duan më tepër sesa një ceremoni në zyrën e gjendjes civile, por jo një ceremoni fetare, përbëjnë një listë të gjatë» për ata që janë të autorizuar të kryejnë këto ceremoni.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo