BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 8/14 f. 7
  • Një vështrim rreth botës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një vështrim rreth botës
  • Zgjohuni!—2014
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • NGA BOTA
  • Britani
  • Rusi
  • Afrikë
  • Shtetet e bashkuara
  • Ajri
    Zgjohuni!—2023
  • Burimet e tokës po pakësohen
    Zgjohuni!—2005
  • Në shpëtim të mjedisit: A kemi pasur sukses?
    Zgjohuni!—2003
  • Një vështrim rreth botës
    Zgjohuni!—2003
Shih më tepër
Zgjohuni!—2014
g 8/14 f. 7

NJË VËSHTRIM RRETH BOTËS

NGA BOTA

Një foshnjë

«Çdo vit, vdesin afro 3 milionë foshnja brenda muajit të parë pas lindjes, kryesisht për shkaqe të parandalueshme. Më tepër se një e treta e këtyre foshnjave vdesin që ditën e parë.»—Organizata Save the Children International.

Britani

Një burrë furnizon makinën me naftë

Sipas agjencisë Shëndeti Publik në Angli, në vitin 2011, në 15 njësi vendore të Londrës, është shtuar numri i të vdekurve nga ndotja e ajrit. Si për ironi, nafta është cilësuar si substancë që nuk ndot mjedisin sepse ka rendiment më të lartë dhe çliron më pak dyoksid karboni. E megjithatë, 91 për qind e ndotjes së ajrit në këtë zonë vjen nga makinat me naftë.

Rusi

Një anketë e vitit 2013 e zhvilluar nga Fondacioni për Opinionin Publik në Rusi, zbuloi se rreth 52 për qind e rusëve që pohuan se janë të krishterë ortodoksë, nuk kanë lexuar kurrë as edhe një pjesë nga Bibla, dhe 28 për qind thanë se rrallë luteshin.

Afrikë

Një bujk afrikan

Sipas një raporti të Bankës Botërore, paqartësia mbi pronësinë e tokave bujqësore po pengon prodhimin bujqësor dhe po rrit varfërinë. Gjysma e tokave në botë që janë të punueshme, por të pakultivuara—rreth 202 milionë hektarë—janë në Afrikë, ku thuhet se prodhohet vetëm çereku i potencialit të tyre.

Shtetet e bashkuara

Një tabletë elektronike dhe një stivë me libra

Disa shkolla dhe universitete po i zëvendësojnë tekstet shkollore me tableta elektronike ku mund të futen tekste, programe dhe gjëra të tjera të nevojshme. Por është vënë në dyshim nëse kjo metodë është më ekonomike apo jo.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo