BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 10/14 f. 7
  • Një vështrim rreth botës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një vështrim rreth botës
  • Zgjohuni!—2014
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Shtetet e Bashkuara
  • Indi
  • Zvicër
  • Kepi i Afrikës
  • Pse është sosur durimi?
    Zgjohuni!—2012
  • Si të përfitosh nga shkolla?
    Zgjohuni!—2012
  • A je i sigurt për ushqimin që ha?
    Zgjohuni!—2012
  • Artikujt «Të rinjtë pyesin» në revistën Zgjohuni!
    Të rinjtë pyesin
Shih më tepër
Zgjohuni!—2014
g 10/14 f. 7

NJË VËSHTRIM RRETH BOTËS

Shtetet e Bashkuara

Një pajisje e gjurmueshme me GPS e ngjitur pas një automjeti

Disa polici po përdorin teknologjinë për të ulur rrezikun në ndjekjen e makinave. Një metodë që po provojnë, përfshin montimin e një mekanizmi në maskerinat e makinave të patrullimit që, falë ajrit të kompresuar, lëshojnë pajisje të gjurmueshme me GPS që ngjiten pas makinës që po ndjekin. Pastaj makinat e të dyshuarve mund të ndiqen me shpejtësi më të ulët.

Indi

Një grua indiane

Sipas statistikave, çdo orë vritet një grua për shkak të mosmarrëveshjeve për pajën. Megjithëse zakoni i dhënies dhe i marrjes së kësaj pagese është i ndaluar ligjërisht, në vitin 2012 u vranë më tepër se 8.200 gra ngaqë dhëndri ose familja e tij mendonin se paja e nuses nuk ishte e mjaftueshme.

Zvicër

Një dejkë alpine

Sensorët e vegjël që u janë vënë tri dejkave alpine në vendin e shumimit, kanë zbuluar se ky shpend fluturon pa pushim për më tepër se 200 ditë ndërsa shtegton drejt Afrikës. Më parë, një lëvizje e tillë pa ndërprerje ishte vënë re vetëm te kafshët detare.

Kepi i Afrikës

Një grafik që tregon statistikat për pengmarrjet dhe shpërblesat

Piratët kanë marrë peng 179 anije në brigjet e Kepit të Afrikës nga prilli i vitit 2005 deri në dhjetor të vitit 2012. Sipas një studimi të Bankës Botërore, nga këto akte kriminale piratët kanë marrë deri në 301 milionë euro si shpërblesë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo