BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 1/15 f. 10-11
  • Vizitë në Kosta-Rikë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Vizitë në Kosta-Rikë
  • Zgjohuni!—2015
Zgjohuni!—2015
g 1/15 f. 10-11
Pamje nga lart e bregdetit të Kosta-Rikës

VENDE DHE POPUJ

Vizitë në Kosta-Rikë

Hartë e botës ku tregohet Kosta-Rika

TË PARËT që e vizituan këtë vend pesë shekuj më parë ishin spanjollët. Ata e quajtën Kosta-Rikë (Bregu i pasur), me mendimin se do të gjenin plot ar, kërkim që doli i kotë. Sot ky vend nuk njihet si burim metalesh të çmuara, por si një nga vendet me shumëllojshmërinë biologjike më të pasur në tokë.

Kostarikanët njihen si Ticos, emër që vjen nga zakoni për t’u shtuar në fund fjalëve germat «-ico» që të formojnë shkallën zvogëluese. Për shembull, në vend të «un momento» (një moment), ata mund të thonë «un momentico» (një moment të shkurtër). Në të folurin e përditshëm shpesh përdorin «¡pura vida» (jetë të pastër!) që të shprehin vlerësimin për dikë a për të treguar se janë dakord me çfarë u thotë tjetri ose për të thënë «ç’kemi» apo «mirupafshim».

Një bretkosë sykuqe

Pyjet e Kosta-Rikës kanë një shumëllojshmëri mahnitëse bimësh e kafshësh, si kjo bretkosë sykuqe e pemëve (Agalychnis callidryas)

Një nga pjatat më të pëlqyera në Kosta-Rikë është gallo pinto (fjalë për fjalë «gjeli me pika»), oriz dhe fasule të gatuara veç e veç që më pas përzihen duke i lezetuar me erëza. Gallo pinto mund të shërbehet në mëngjes, në drekë dhe në darkë. Një pije tradicionale është café chorreado, që përgatitet me anë të një filtri pëlhure vënë në një mbajtëse zakonisht prej druri.

Në Kosta-Rikë ka rreth 450 kongregacione të Dëshmitarëve të Jehovait. Ata i mbajnë mbledhjet në dhjetë gjuhë, ku futen edhe gjuha kostarikane e shenjave dhe dy gjuhë indigjene, bribri dhe kabeka.

A E DINI? Në Kosta-Rikë janë gjetur qindra gurë sferikë të punuar me mjeshtëri. Më i madhi prej tyre ka një diametër prej 2,4 metrash. Është llogaritur se disa janë më se 1.400-vjeçarë. Askush s’e di me siguri përse janë bërë.

Gurë sferikë të lashtë në Kosta-Rika

Gurë sferikë

TË DHËNA SHKURT

  • Popullsia: 4.878.000

  • Kryeqyteti: San-Hoze

  • Gjuha zyrtare: Spanjishtja

  • Vendi: Rrafshina bregdetare dhe male në qendër

  • Forma e qeverisjes: Republikë Demokratike

PROVO NJOHURINË

Cili variant është i vërtetë për Kosta-Rikën?

  1. Renditet si një ndër vendet me shkallë më të lartë arsimimi në hemisferën perëndimore

  2. Ka një ushtri tejet të zhvilluar

  3. Ka një ishull ku janë bërë mbi 500 ekspedita në kërkim të thesareve të groposura

Përgjigjet: A dhe C. Varianti C i referohet ishullit të Kokosit, rreth 5 kilometra në perëndim të vendit.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo