BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 3/15 f. 3-6
  • A ka Zot? E pse duhet ta di?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A ka Zot? E pse duhet ta di?
  • Zgjohuni!—2015
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • 1. JETË ME KUPTIM
  • 2. PAQE MENDORE
  • 3. SHPRESË
  • 4. NDIHMË PËR PROBLEMET DHE VENDIMET
  • A DO TË MËSOSH MË TEJ?
  • Cila është e vërteta rreth Perëndisë?
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • Çfarë i jep jetës kuptim të vërtetë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Pse ka rëndësi përgjigjja?
    Zgjohuni!—2021
  • Krijim apo evolucion?—Pjesa 1: Pse të besoj se Perëndia ekziston?
    Të rinjtë pyesin
Shih më tepër
Zgjohuni!—2015
g 3/15 f. 3-6
Një burrë i ulur sheh vargmalin dhe qiellin e bukur

TEMA KRYESORE

A ka Zot? E pse duhet ta di?

A ekziston Zoti? Për shumë veta kjo pyetje s’ka përgjigje ose është e parëndësishme. Ervi, i cili u rrit në Francë, u shpreh: «Ndonëse nuk e quaj veten ateist apo agnosticist, s’jam besimtar. Për mua mënyra më e mirë për të jetuar është të tregoj gjykim të mirë. Për këtë s’ka pse të besosh në ndonjë hyjni.»

Të tjerë ndoshta ndihen si Xhoni që jeton në SHBA. Ai tha: «Prindërit e mi nuk besonin te Zoti. Si i ri, nuk kisha ndonjë ide për ekzistencën e Tij. Megjithatë, ndonjëherë vritja mendjen për këtë.»

A e ke pyetur ndonjëherë veten nëse ka Zot dhe, nëse po, a ekziston ndonjë qëllim më fisnik për jetën? Mbase ke hasur fakte që vështirë të shpjegohen pa ekzistencën e një Krijuesi, si dëshmitë shkencore për ekuilibrin e shkëlqyer në natyrë falë të cilit ka jetë në tokë dhe provat se jeta nuk vjen nga materia e pajetë.​—Shih kutinë «Shqyrto dëshmitë».

Le të shohim ç’domethënie kanë faktet e lartpërmendura. Ato janë si tabela udhëzuese që çojnë drejt një thesari. Nëse gjen dëshmi bindëse se ka Zot si edhe informacion të besueshëm për Të, do të nxjerrësh shumë dobi. Ja katër prej tyre.

1. JETË ME KUPTIM

Njeri i shqetësuar duke lexuar një libër të madh

Nëse jeta ka një qëllim më fisnik, duam të dimë cili është e si lidhet me ne. Në fund të fundit, nëse ka Zot dhe ne nuk e dimë, po jetojmë në padije të së vërtetës më themelore në univers.

Bibla thotë se Zoti është Burimi i çdo lloj jete. (Zbulesa 4:11) Si merr kuptim jeta jonë kur dimë këtë? Le të shohim ç’thotë Bibla.

Nga të gjitha krijesat e tokës, njerëzit janë unikë. Sipas Biblës, Zoti na krijoi në ngjashmëri me të që të pasqyrojmë personalitetin e tij. (Zanafilla 1:27) Për më tepër, Bibla mëson se njerëzit mund të bëhen miq me Perëndinë. (Jakovi 2:23) Asgjë nuk i jep më shumë kuptim jetës sonë se kjo lloj lidhjeje me Krijuesin.

Ç’do të thotë të jesh mik me Zotin? Miqtë e Tij i shprehen drejtpërdrejt dhe ai premton se do t’i dëgjojë e do të veprojë për të mirën e tyre. (Psalmi 91:15) Si miq të Zotit, mund të mësojmë ç’mendon Ai për shumë aspekte. Kështu marrim përgjigje të besueshme për pyetjet më të thella për jetën tonë.

Nëse ka Zot dhe ne nuk e dimë, po jetojmë në padije të së vërtetës më themelore në univers

2. PAQE MENDORE

Njeri me pamje paqësore

Disave u duket e vështirë të besojnë te Zoti për shkak të vuajtjeve që shohin në mbarë botën. Ata pyesin: «Pse një Krijues i gjithëfuqishëm i lejon vuajtjet e ligësinë?»

Përgjigjja qetësuese e Biblës është se Zoti nuk kishte fare ndër mend që njerëzit të vuanin. Kur njeriu u krijua, nuk vuante. As vdekja s’ishte pjesë e qëllimit fillestar të Zotit për njeriun. (Zanafilla 2:7-9, 15-17) A është e vështirë të besohet kjo? Mos është fantazi? Aspak. Nëse ka një Krijues të plotfuqishëm e nëse cilësia e tij kryesore është vërtet dashuria, s’ka si të mos dojë pikërisht këtë lloj jete për njeriun.

Pse njerëzimi ndodhet në këtë situatë sot? Bibla shpjegon se Zoti i krijoi njerëzit me aftësinë që të veprojnë me vullnet të lirë. Nuk jemi robotë, të detyruar t’i bindemi Zotit. Çifti i parë njerëzor, nga të cilët erdhën gjithë njerëzit e tjerë, vendosi ta hidhte poshtë drejtimin e Zotit. Në vend të kësaj, me egoizëm bënë ç’deshën vetë. (Zanafilla 3:1-6, 22-24) Tani ne vuajmë pasojat e dhimbshme.

Kur dimë se vuajtjet tona nuk janë pjesë e qëllimit të Perëndisë, kemi paqe të madhe mendore. Megjithatë natyrshëm duam edhe të çlirohemi nga vuajtjet. Kemi nevojë të shpresojmë tek e ardhmja.

3. SHPRESË

Planeti Tokë

Fill pasi u rebelua njerëzimi, Zoti premtoi se me kalimin e kohës do ta përmbushte qëllimin fillestar për tokën. Ai është i plotfuqishëm dhe s’ka gjë që ta pengojë. (Isaia 55:11) Së shpejti Zoti do të zhdukë të gjitha pasojat e rebelimit ndaj tij dhe toka e njerëzit do të jenë në harmoni me qëllimin që kishte në fillim.

Ç’mund të nënkuptojë kjo për ty? Të shohim vetëm dy nga premtimet e shumta që Zoti ka bërë për të ardhmen, siç tregohen në Bibël.

  • VIHET PAQE NË MBARË TOKËN DHE HIQET LIGËSIA. «Edhe pak dhe i ligu nuk do të jetë më. Do ta këqyrësh me kujdes vendin e tij, por ai nuk do të jetë më. Kurse zemërbutët do të trashëgojnë tokën dhe do të kënaqen pa masë me paqen e pafund.»​—Psalmi 37:10, 11.

  • ZHDUKEN SËMUNDJET E VDEKJA. «Asnjë banor nuk do të thotë: ‘Jam sëmurë.’» (Isaia 33:24) «Ai do ta përpijë vdekjen përgjithmonë. Zotëria Sovran Jehova do të fshijë lotët nga çdo fytyrë.»​—Isaia 25:8.

Pse mund t’u besojmë premtimeve të Zotit, të cilat i gjejmë në Bibël? Sepse është vërtetuar se një pjesë e mirë e profecive të dokumentuara në të, tashmë janë përmbushur. Sidoqoftë, edhe pse shpresojmë se në të ardhmen do të lehtësohemi nga vuajtjet, kjo nuk na i heq vështirësitë sot. Çfarë ndihme tjetër na jep Zoti?

4. NDIHMË PËR PROBLEMET DHE VENDIMET

Një dorë zgjatet drejt një dore tjetër

Zoti na jep udhëzime si të përballojmë problemet e të marrim vendime të mira. Mjaft vendime janë të vogla, mirëpo të tjera ndikojnë për gjithë jetën. Asnjë njeri s’na ofron dot një mençuri aq praktike sa mençuria që na jep Krijuesi. Ai di gjithçka për të kaluarën e për të ardhmen dhe është vetë Burimi i jetës. Prandaj e di cila është më e mira për ne.

Bibla përmban mendimet e Perëndisë Jehova, sepse ai frymëzoi njerëz të ndryshëm t’i dokumentonin ato. Në Bibël lexojmë: «Unë Jehovai, jam Perëndia yt, Ai që të mëson se si të nxjerrësh dobi për vete, Ai që të vë të ecësh nëpër udhën nga duhet të shkosh.»​—Isaia 48:17, 18.

Zoti ka fuqi të pakufishme dhe mezi pret ta përdorë për të mirën tonë. Bibla e përshkruan si një atë të dashur që dëshiron të na ndihmojë. Ajo thotë: ‘Ati në qiell do t’u japë frymë të shenjtë atyre që ia kërkojnë.’ (Luka 11:13) Kjo forcë nga Perëndia mund të na drejtojë e të na forcojë.

Si mund ta marrësh këtë ndihmë nga Zoti? Bibla përgjigjet: «Kush i afrohet Perëndisë, duhet të besojë se ai është dhe se bëhet shpërblyesi i atyre që e kërkojnë me ngulm.» (Hebrenjve 11:6) Që të bindesh se Perëndia ekziston, duhet t’i shqyrtosh vetë provat.

A DO TË MËSOSH MË TEJ?

Duhet kohë të kërkosh të vërtetën për Perëndinë, por nga kjo do të nxjerrësh dobi se s’bën. Të shohim rastin e Shiujin Shiaut që lindi në Kinë dhe tani jeton në SHBA. Ai thotë: «Edhe pse besoja teorinë e evolucionit, isha kureshtar për Biblën. Kështu që nisa të studioja Biblën me Dëshmitarët e Jehovait. Vitin e fundit në fakultet isha kaq i zënë, sa më mbetej fare pak kohë për Biblën. Por nuk isha më aq i lumtur. Kur i dhashë sërish përparësi studimit të Biblës, ndjeva gëzim të thellë.»

A do të doje të mësoje më shumë për Krijuesin, Perëndinë Jehova? Pse të mos marrësh kohë e t’i shqyrtosh vetë gjërat?

Çfarë thotë Bibla për Zotin?

Mesazhi i Biblës për Zotin është i thjeshtë, por të fut në mendime. Madje disa i befason.

  • Krijuesi ynë nuk është një forcë e pajetë. Zoti ka personalitet dhe një emër, Jehova.a​—Isaia 42:8.

  • Perëndia Jehova nuk ka as fillim, as do të ketë fund.​—Psalmi 93:2; Isaia 40:28.

  • Perëndia nuk është gjykatës i ashpër, siç e përshkruajnë disa fe. Përkundrazi, cilësia e tij kryesore është dashuria.​—1 Gjonit 4:8.

  • Zoti merakoset për njerëzit dhe u ka treguar qëllimin pse i ka krijuar.​—Eklisiastiu 12:13; Mikea 6:8.

A tregon Bibla gjithçka për Zotin? Patjetër që jo. Ajo thotë se njohim «veç thekët e udhëve të tij».​—Jobi 26:14.

a Shumë Bibla përdorin titullin «ZOTËRI» në vend të transliterimit hebraik JHVH, që zakonisht në shqip përkthehet «Jehova» ose «Jahve».

Shqyrto dëshmitë

Botimet e mëposhtme përmbajnë dëshmi se ekziston një Krijues inteligjent.

  • Kopertina e broshurës Origjina e jetës: Pesë pyetje që ia vlen t’i bësh

    Origjina e jetës: Pesë pyetje që ia vlen t’i bësh

    Disponohet në 47 gjuhë

    Në faqen 12 thuhet: «Teoria e evolucionit përpiqet ta shpjegojë origjinën e jetës në tokë pa nevojën për një ndërhyrje hyjnore. Por, sa më shumë që zbulojnë shkencëtarët për jetën, aq më pak duket se ajo mund të jetë shfaqur rastësisht.»

  • Kopertina e broshurës «A u krijua jeta?»

    A u krijua jeta?

    Disponohet në 80 gjuhë

    Në faqen 24 lexojmë: «Shumë veta thonë se shkenca e hedh poshtë tregimin biblik të krijimit. Por në të vërtetë kontradikta nuk qëndron mes shkencës dhe Biblës, por mes shkencës dhe bindjeve të disa grupeve fetare.»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo