BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 3/15 f. 10-11
  • Dekrete që ndanë kontinente

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Dekrete që ndanë kontinente
  • Zgjohuni!—2015
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • MBRETËR DHE PAPË COPËTOJNË KONTINENTE
  • NDARJE E RE NË HARTË
  • Ultimatum në emër të Perëndisë?
    Zgjohuni!—2013
  • Aleksandri
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Nga varfëria e skajshme në pasurinë më të madhe
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Aleksandri VI​—Një papë që Roma nuk e harron
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
Shih më tepër
Zgjohuni!—2015
g 3/15 f. 10-11

PORTRETE NGA E KALUARA

Dekrete që ndanë kontinente

Papa Aleksandri VI

Më 1493, pasi Kristofor Kolombi u kthye nga udhëtimi i parë në kontinentet amerikane, mbretërit e Spanjës dhe të Portugalisë nuk ranë dakord se kush duhej ta kontrollonte tregtinë dhe kolonizimin në vendet e sapozbuluara. Spanja shpresonte që këto mosmarrëveshje t’i sheshonte papa, Aleksandri VI.

MBRETËR DHE PAPË COPËTOJNË KONTINENTE

Spanja, Portugalia dhe papati tashmë kishin pretenduar autoritetin mbi tokat e reja. Në vitin 1455 papa Nikolasi V u dha portugezëve të drejta ekskluzive të eksploronin vende e ishuj përgjatë bregut të Atlantikut në Afrikë dhe të merrnin për vete gjithçka që gjenin atje. Më 1479, në Traktatin e Alkasuveshit, Alfonso V i Portugalisë dhe i biri, princ Xhoni, ia dorëzuan Ferdinandit dhe Izabelës së Spanjës sovranitetin mbi Ishujt Kanarie. Në këmbim të kësaj, Spanja pranoi monopolin e portugezëve mbi tregtinë afrikane dhe sovranitetin e portugezëve mbi Azoret, ishujt e Kepit të Gjelbërt dhe Madeirë. Dy vjet më vonë papa Siksti IV e rikonfirmoi këtë traktat dhe bëri të qartë se çdo territor i ri në jug e në lindje të Ishujve Kanarie do t’i përkiste Portugalisë.

Megjithatë, Xhoni ose Xhoni II i Portugalisë, shpalli se tokat e zbuluara nga Kolombi i takonin Portugalisë. Monarkët spanjollë nuk e pranuan këtë traktat dhe i bënë thirrje papës së ri, Aleksandrit VI, që të kishin të drejtën të kolonizonin e t’i kthenin në të krishtere territoret që zbuloi Kolombi.

Me një të rënë të lapsit, papa Aleksandri VI ndau kontinente

Si përgjigje, Aleksandri përpiloi tri dekrete formale. I pari, «me autoritetin e Zotit të Plotfuqishëm», i jepte Spanjës pushtet ekskluziv e të përhershëm të territoreve të reja. I dyti hiqte një vijë kufitare veri-jug, rreth 560 kilometra në perëndim të ishujve të Kepit të Gjelbërt. Aleksandri tha se të gjitha tokat e zbuluara, ose që do të zbuloheshin, në perëndim të asaj vije, do të ishin të Spanjës. Me një të rënë të lapsit, papa ndau kontinente. Dekreti i tij i tretë duket se e shtriu ndikimin spanjoll drejt lindjes deri në Indi. Pa dyshim që kjo e xhindosi mbretin Xhon, nënshtetasit e të cilit vetëm kohët e fundit kishin arritur të lundronin përqark kepit të Afrikës, duke e shtrirë monopolin e Portugalisë deri në Oqeanin Indian.

NDARJE E RE NË HARTË

Fare i pakënaqur me Aleksandrin,a Xhoni bëri negociata direkt me Ferdinandin dhe Izabelën. Autori Uilliam Bërnstajni thotë: «Monarkët spanjollë u frikësoheshin portugezëve të pamëshirshëm që po shijonin Botën e Re, prandaj ishin tejet të lumtur të kërkonin një kompromis të arsyeshëm.» Kështu, më 1494 në Tordesijë u nënshkrua një traktat me emrin e këtij qyteti spanjoll.

Traktati i Tordesijës e ruajti vijën veri-jug që kishte bërë Aleksandri, por e spostoi 1.480 kilometra më në perëndim. Tani mendohej se e gjithë Afrika dhe Azia «i përkitnin» Portugalisë, kurse Bota e Re, Spanjës. Gjithsesi, ky spostim i vijës drejt perëndimit u kaloi portugezëve një pjesë të mirë të tokës ende të pazbuluar në atë kohë, që më vonë u njoh si Brazili.

Dekretet që autorizonin Spanjën e Portugalinë të zotëronin e të mbronin vendet e sapofituara, u përdorën si bazë për gjakderdhje të mëdha. Këto vendime jo vetëm shpërfillën të drejtat e banorëve të atyre vendeve, duke sjellë nënshtrim e shfrytëzim, por edhe u hapën rrugën shekujve plot konflikte mes kombeve për autoritetin dhe lirinë e deteve.

a Për më shumë informacion rreth këtij pape famëkeq për pandershmërinë, shih artikullin «Aleksandri VI​—Një papë që Roma nuk e harron» në revistën Kulla e Rojës të 15 qershorit 2003, faqet 26-29.

FAKTE SHKURT

  • Papët e mëvonshëm nxitën Spanjën e Portugalinë të kthenin në të krishterë çdo pagan që gjenin gjatë udhëtimeve eksploruese.

  • Më 1493 papa Aleksandri VI hoqi një vizë në hartë, poshtë mesit të Atlantikut, që i jepte Spanjës autoritet mbi territoret në perëndim.

  • Dekretin e Aleksandrit e të tjerë si ai Spanja i përdori që të pretendonte autoritet të plotë mbi territoret e sapozbuluara.

  • Për shekuj me radhë kombet evropiane luftuan që të mbronin ose të sulmonin të drejtën zyrtare mbi territoret e autorizuara nga dekretet papnore.

«Arroganca e Perëndimit»

Harta e botës e ndarë në dy pjesë

Autori Barnaba Roxhersen thotë: «Koncepti se një papë romak ndau kontinente të tëra vetëm për dobinë e dy mbretërive të vogla evropiane, duket i pabesueshëm sot, një shembull i bujshëm i arrogancës së Perëndimit.» Ai shton se ky dekret papnor «mund të shihet si pikënisja e mizorive të të gjitha perandorive koloniale pasuese».

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo