BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 7/15 f. 8-9
  • Vizitë në Mongoli

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Vizitë në Mongoli
  • Zgjohuni!—2015
Zgjohuni!—2015
g 7/15 f. 8-9
Mongolë jashtë një çadre tipike të quajtur ger

VENDE DHE POPUJ | MONGOLI

Vizitë në Mongoli

Harta e botës ku tregohet vendndodhja e Mongolisë

ÇANGIS HANI, një luftëtar sypatrembur i shekullit të 12-të, hodhi themelet e asaj që u bë Perandoria e madhe Mongole. Mongolia, që sot ka mbetur një pëllëmbë krahasuar me territorin fillestar të asaj perandorie, gjendet mes Rusisë e Kinës dhe renditet ndër vendet me dendësi më të rrallë.

Mongolia ka hapësira të mëdha me stepa të gjelbërta, bregore gjelbëroshe, male madhështore, lumenj e përrenj. Në jug gjendet shkretëtira e Gobit, e famshme për mbetjet e ruajtura mirë të dinosaurëve. Ngaqë gjendet rreth 1.580 metra mbi nivelin e detit, mongolët e quajnë vendin e tyre «Vendi i qiejve të kaltër». Ky emër i shkon për shtat, sepse ka më shumë se 250 ditë në vit me diell.

Leopardi i borës

Leopardi i borës

Klima është ekstreme. Në behar temperatura arrin në 40°C, ndërsa në dimër bie deri në -40°C. Gati një e treta e banorëve janë nomadë. Për ata që mjelin dhitë, lopët, devetë dhe pelat dita nis që në pikë të mëngjesit. Mongolët ushqehen kryesisht me bulmet e mish, ama pikë të dobët kanë mishin e deles.

Aaruul në tabaka duke u tharë

Gjizë e tharë në diell, që vendësit e quajnë aaruul

Janë mikpritës. Çadrat portative të rrumbullakëta, që i quajnë ger, i mbajnë të pakyçura me qëllim që kalimtarët të pushojnë e të hanë diçka të lënë kastile për ta. Shpesh mysafirët i qerasin me çaj të ngrohtë me qumësht, lezetuar me pak kripë.

Shumë janë budistë. Pak janë shamanistë, myslimanë e të krishterë, ndërsa një pjesë e mirë nuk janë fetarë. Atje ka mbi 350 Dëshmitarë të Jehovait që po u mësojnë Biblën më se 770 vetave.

Deveja me dy gunga duke mbajtur një ngarkesë të rëndë

Deveja me dy gunga mbart ngarkesa edhe në acar

TË DHËNA SHKURT

  • Popullsia: 2.713.000

  • Kryeqyteti: Ulan-Batori

  • Gjuha: Mongole, ruse dhe turanike

  • Eksporton kryesisht: Bakër, qymyr, ar dhe kashmir

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo