BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g16 nr. 4 f. 3
  • Si të fitosh mbi zakonet e këqija?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si të fitosh mbi zakonet e këqija?
  • Zgjohuni!—2016
  • Material i ngjashëm
  • Forca e zakonit le të veprojë për të mirën tuaj
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Hyrja
    Zgjohuni!—2016
  • A mund të hiqen zakonet e këqija?
    Zgjohuni!—2004
  • 1 Ji realist!
    Zgjohuni!—2016
Shih më tepër
Zgjohuni!—2016
g16 nr. 4 f. 3
Një vajzë sheh televizor ndërsa ha ushqime pa vlera ushqyese

TEMA KRYESORE

Si të fitosh mbi zakonet e këqija?

  • Orë me zile

    KUR bie zilja e zgjimit, Ostinit i flihet akoma. Megjithatë çohet menjëherë nga krevati, vesh rrobat e fizkulturës që kishte bërë gati një natë më parë dhe del për pak vrap, pikërisht siç ka bërë tri herë në javë vitin e fundit.

  • Kuti me çokollata të vogla

    Pas një debati me të shoqin, e inatosur dhe e acaruar, Lori shkon direkt në kuzhinë, nxjerr një kuti me çokollata të vogla dhe u jep fund, siç bën me sa duket çdo herë që mërzitet.

Çfarë kanë të përbashkët Ostini dhe Lori? E kuptojnë apo jo, që të dy ndikohen nga një forcë e madhe: forca e zakonit.

Po ti? A do që të fitosh zakone të mira? Ndoshta synon të bësh fizkulturë rregullisht, të flesh më tepër ose të komunikosh më shpesh me të afërmit.

Nga ana tjetër, mbase do të doje të hiqje një zakon të keq, si të mos pish më duhan, të mos e teprosh me ushqimet pa vlera ushqyese ose me kohën që kalon në Internet.

Kuptohet, mund të jetë e vështirë të kapërcesh një zakon të keq. Në fakt, thuhet se një zakon i keq është si krevati i ngrohtë në një ditë të ftohtë: është kollaj të futesh, por vështirë të dalësh.

Prandaj, si t’i mbash nën kontroll zakonet që të jenë për dobinë tënde në vend se në dëmin tënd? Shqyrto tri sugjerimet e mëposhtme, të bazuara në parimet e Biblës.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo