BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g16 nr. 4 f. 4
  • 1 Ji realist!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 1 Ji realist!
  • Zgjohuni!—2016
  • Material i ngjashëm
  • Forca e zakonit le të veprojë për të mirën tuaj
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Hyrja
    Zgjohuni!—2016
  • A mund të hiqen zakonet e këqija?
    Zgjohuni!—2004
  • 2 Merre situatën nën kontroll!
    Zgjohuni!—2016
Shih më tepër
Zgjohuni!—2016
g16 nr. 4 f. 4
Një vajzë duke bërë një listë

TEMA KRYESORE | SI TË FITOSH MBI ZAKONET E KËQIJA?

1 Ji realist!

Ndoshta të tërheq ideja të ndryshosh menjëherë çdo gjë në jetë. Mendon me vete: «Këtë javë do të lë duhanin, nuk do të shaj më, do të fle më herët, do t’i futem fizkulturës, do të filloj të ha shëndetshëm dhe do t’u telefonoj gjyshërve.» Por, nëse përpiqesh t’i arrish të gjitha synimet njëherësh, me siguri nuk do të arrish asnjërin.

PARIMI BIBLIK: «Mençuria është me modestët.»​—Proverbat 11:2.

Njeriu modest është realist. E pranon që koha, energjia dhe të ardhurat e tij kanë kufij. Prandaj, në vend që të ndryshojë çdo gjë njëherësh, i bën ndryshimet pak nga pak.

Kur përpiqesh t’i arrish të gjitha synimet njëherësh, me siguri nuk do të arrish asnjërin

Ç’MUND TË BËSH?

Përpiqu t’i ndryshosh zakonet duke vënë synime realiste. Hapat e mëposhtëm mund të të ndihmojnë.

  1. Bëj një listë të zakoneve të mira që do të doje të zhvilloje dhe një listë të zakoneve të këqija që do të doje të hiqje. Mos u kurse; shkruaji të gjitha ato që të vijnë në mendje.

  2. Vendos përparësitë në çdo listë, duke u vënë numra sipas rëndësisë që kanë për ty.

  3. Zgjidh disa zakone nga secila listë, qoftë një ose dy, dhe përqendrohu tek ato. Pastaj kalo te një ose dy zakone të tjera.

Përshpejtoji ndryshimet, duke zëvendësuar një zakon të keq me një të mirë. Për shembull, nëse në listën e zakoneve të këqija është shikimi pa karar i televizorit dhe në listën e zakoneve të mira është koha që duhet të kalosh me të afërmit, mund të vendosësh: «Në vend që të ndez televizorin sa herë kthehem nga puna, do të komunikoj me një mik ose të afërm.»

PARIME BIBLIKE QË ZBATOHEN

‘Sigurohuni për gjërat më të rëndësishme.’​—Filipianëve 1:10.

«Më mirë se fillimi i një çështjeje është ajo që vjen pas saj.»​—Eklisiastiu 7:8.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo