BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g16 nr. 4 f. 12-13
  • Një vizitë në Kirgizistan

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një vizitë në Kirgizistan
  • Zgjohuni!—2016
Zgjohuni!—2016
g16 nr. 4 f. 12-13
Jurte në luginën e Tash-Rabatit në Kirgizistan

Shtëpi si tenda që quhen jurte në luginën e Tash-Rabatit

VENDE DHE POPUJ

Një vizitë në Kirgizistan

Hartë e Kirgizistanit

RRETHUAR nga male të larta, majat e të cilave mbulohen me borë, Kirgizistani gjendet në Azinë Qendrore dhe kufizohet me Kazakistanin, Uzbekistanin, Taxhikistanin dhe Kinën. Malet zënë gati 90 për qind të vendit. Në Kirgizistan ndodhet maja më e lartë e vargmalit Tian-Shan, 7.439 metra mbi nivelin e detit. Pyjet mbulojnë rreth 4 për qind të sipërfaqes së tij tokësore. Ndaj, ia vlen të përmendet se një nga pyjet më të mëdha natyrore të arrave në planet është në Kirgizistan.

Një Dëshmitare e Jehovait po studion Biblën me një grua në Kirgizistan

Dëshmitarët e Jehovait po u mësojnë Biblën mijëra njerëzve në Kirgizistan

Populli kirgiz spikat për mikpritjen dhe respektin. Atje e kanë zakon t’i drejtohen me «ju» një më të rrituri e t’i lirojnë vendin në një mjet të transportit publik, si dhe ta nderojnë duke i ofruar vendin më të mirë në tavolinë.

Në përgjithësi, familjet kanë tre fëmijë ose më shumë. Zakonisht, çuni më i vogël rri me prindërit, madje edhe pas martese, dhe kujdeset për ta ndërsa plaken.

Që të vogla, gocat mësojnë si të jenë shtëpiake të mira. Nga mesi i adoleshencës janë goxha të zonja që të mbajnë një familje. Për nusen përgatitet një pajë që përfshin shtresa, lloj-lloj rrobash dhe një qilim të bërë me dorë. Dhëndri paguan çmimin e nuses në pará dhe gjë të gjallë.

Në gëzime dhe funerale therin një dele ose kalë. Ndahet në pjesë dhe secila prej tyre mendohet se kujt t’i jepet. Çdo mysafiri i takon racioni sipas moshës a pozitës, pra sërish respekti është elementi kyç i kësaj tradite. Pastaj shërbehet beshbarmak, gatim tradicional që hahet me duar.

Një djalë që i bie komuzit

Komuz, instrument muzikor popullor

TË DHËNA SHKURT

Çfarë mëson vërtet Bibla?

Libri Çfarë mëson vërtet Bibla? është botuar në gjuhën kirgize dhe disponohet online në www.pr2711.com

  • Popullsia: 5.776.000

  • Kryeqyteti: Bishkek

  • Gjuhët zyrtare: Kirgize, ruse

  • Eksporti: Pambuk, lesh, ar, mërkur, uranium

  • Feja: Myslimane (80 për qind)

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo