BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g19 nr. 3 f. 6-7
  • Shëndeti emocional

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Shëndeti emocional
  • Zgjohuni!—2019
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • ZEMËRIMI
  • MIRËNJOHJA
  • PARIME TË TJERA NGA BIBLA
  • Çfarë thotë Bibla për zemërimin?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • «Gjykimi i thellë me siguri ia ngadalëson zemërimin njeriut»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Si t’i mbaj nën kontroll ndjenjat?
    Zgjohuni!—2005
  • Problemi me zemërimin
    Zgjohuni!—2012
Shih më tepër
Zgjohuni!—2019
g19 nr. 3 f. 6-7
Njerëzit janë të acaruar teksa presin në radhë në një supermarket, kurse një grua me vajzën e saj të vogël janë të qeta

Shëndeti emocional

Bibla na paralajmëron për emocionet e ndjenjat që na bëjnë keq dhe na inkurajon të ushqejmë ato që na bëjnë mirë.

ZEMËRIMI

PARIMI I BIBLËS: «Kush nuk zemërohet shpejt, është më mirë se një burrë i fuqishëm.»​—Proverbat 16:32.

Ç’DO TË THOTË: Është e dobishme të stërvitemi për t’i mbajtur nën kontroll ndjenjat. Edhe pse ndonjëherë mund të zemërohemi me të drejtë, zemërimi i pafre është shkatërrues. Sot shumë studiues tregojnë se, në kulmin e zemërimit, njerëzit nevrikë shpesh thonë ose bëjnë gjëra për të cilat bëhen pishman më vonë.

Ç’MUND TË BËSH: Mëso ta mbash nën kontroll zemërimin para se të të ketë ai nën kontroll ty. Edhe pse disa njerëz mendojnë se të shfresh zemërimin tregon se je i fortë, është e mençur të kuptojmë se, në të vërtetë, kjo tregon se je i dobët. Bibla thotë: «Njeriu që nuk e mban nën fre frymën e tij, është si një qytet me mure të çara.» (Proverbat 25:28) Një mënyrë praktike që na ndihmon ta mbajmë nën fre zemërimin, është të kuptojmë të gjitha faktet para se të reagojmë. Bibla thotë: «Gjykimi i thellë me siguri ia ngadalëson zemërimin njeriut.» (Proverbat 19:11) Bëjmë mirë të dëgjojmë me kujdes, që të njohim të dyja anët e medaljes. Kjo mund të na japë gjykim të thellë, pra të na ndihmojë të shohim përtej asaj që duket, dhe të na qetësojë.

MIRËNJOHJA

PARIMI I BIBLËS: «Tregohuni mirënjohës.»​—Kolosianëve 3:15.

Ç’DO TË THOTË: Thuhet se vetëm një njeri mirënjohës mund të jetë i lumtur. Edhe njerëzit që kanë përjetuar humbje të tmerrshme janë dakord me këtë. Ata thonë se nuk janë shkatërruar emocionalisht, ngaqë janë përqendruar te gjërat për të cilat ndihen mirënjohës, jo tek ato që humbën.

Ç’MUND TË BËSH: Çdo ditë, bëj një listë të gjërave për të cilat je mirënjohës. Nuk është e thënë të jenë gjëra të mëdha. Reflekto edhe për gjëra të vogla, si: një perëndim i bukur, një bisedë e këndshme me dikë që ke për zemër ose thjesht një ditë tjetër jete. Këto gjëra pozitive të ndihmojnë vërtet të gëzosh shëndet të mirë emocional, me kusht që të lësh kohë për t’i vërejtur dhe për t’i çmuar.

Mund të ndihesh mirë sidomos nëse mendon për arsyet pse je mirënjohës për familjen dhe miqtë e tu. Kur dallon te të tjerët gjëra që vlerëson, thuajua, qoftë drejtpërdrejt ose me një letër, email a mesazh. Patjetër që kjo do ta forcojë lidhjen tuaj dhe do të provosh gëzimin që vjen kur jep.​—Veprat 20:35.

PARIME TË TJERA NGA BIBLA

Një nënë dëgjon Biblën në format audio ndërsa palos rrobat e vajzës së saj të vogël

Mund ta shkarkosh Biblën në format audio. Ajo disponohet në afro 40 gjuhë në sitin jw.org

LARGOHU NGA GRINDJET.

«Fillimi i grindjes është sikur t’u çelësh rrugë ujërave; largohu, pra, përpara se të plasë sherri.»​—PROVERBAT 17:14.

MOS U SHQETËSO TEPËR PËR TË NESËRMEN.

«Mos jini kurrë në ankth për të nesërmen, sepse e nesërmja do të ketë ankthet e veta. Secilës ditë i mjafton e keqja e vet.»​—MATEU 6:34.

MENDOHU MIRË E MOS REAGO THJESHT NGA NDJENJAT E ÇASTIT.

«Aftësia për të menduar do të të ruajë, aftësia dalluese do të të mbrojë.»​—PROVERBAT 2:11.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo