BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g20 nr. 1 f. 5-7
  • Çfarë është stresi?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë është stresi?
  • Zgjohuni!—2020
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • STRESI I MIRË DHE I KEQ
  • Stresi​—Si ndikon te ne?
    Zgjohuni!—2010
  • Stres i dobishëm, stres i dëmshëm
    Zgjohuni!—1998
  • Stresi: Shkaqet dhe pasojat
    Zgjohuni!—2005
  • Ta mbajmë nën kontroll stresin
    Zgjohuni!—2010
Shih më tepër
Zgjohuni!—2020
g20 nr. 1 f. 5-7
Një biznesmen në qytet që po ngjit shkallët me vrap për në zyrë.

SI TË GJESH LEHTËSIM NGA STRESI

Çfarë është stresi?

Stresi është reagimi i trupit tënd ndaj një situate të vështirë. Truri bën që hormonet të vërshojnë në gjithë organizmin. Ato të shtojnë rrahjet e zemrës, ndikojnë te tensioni i gjakut, shtojnë ose kufizojnë kapacitetin e mushkërive dhe të tendosin muskujt. Para se të kuptosh tamam se çfarë po ndodh, trupi është gati të veprojë. Kur një ngjarje stresuese merr fund, trupi yt del nga «gjendja e alarmit» dhe kthehet në normalitet.

STRESI I MIRË DHE I KEQ

Stresi është reagimi i natyrshëm që të ndihmon të përballosh situata të vështira a të rrezikshme. Ky reagim nis nga truri. Stresi i dobishëm të ndihmon të veprosh a të reagosh menjëherë. Njëfarë stresi mund të të ndihmojë edhe të arrish synimet ose të japësh më të mirën, mbase në një provim, në një intervistë pune ose në një aktivitet sportiv.

Mirëpo stresi i zgjatur, ekstrem ose kronik mund të të dëmtojë. Kur trupi yt është shpeshherë ose vazhdimisht në një «gjendje alarmi», fillon të vuash fizikisht, emocionalisht dhe mendërisht. Mund të ndryshosh sjelljen, madje edhe mënyrën si i trajton të tjerët. Stresi kronik mund të të shtyjë të abuzosh me substanca të dëmshme ose t’u hysh praktikave të tjera të këqija për ta përballuar. Madje mund të të çojë deri aty sa të vuash nga depresioni, sfilitja ose të mendosh për vetëvrasje.

Edhe pse stresi nuk ndikon njësoj te çdo njeri, mund të jetë një faktor në zhvillimin e shumë sëmundjeve. Mund të ndikojë në thuajse çdo pjesë të organizmit.

SI MUND TË NDIKOJË STRESI TE TRUPI YT

Sistemi nervor.

Një burrë ka vënë dorën në kokë se ndien efektet e stresit.

Sistemi yt nervor çliron hormone të tilla, si adrenalina dhe kortizoli. Ato të shtojnë rrahjet e zemrës, të rritin tensionin dhe nivelin e glukozës në gjak. Të gjitha këto të ndihmojnë të reagosh shpejt ndaj rrezikut. Megjithatë, stresi i tepërt mund të shkaktojë

  • nervozizëm, ankth, depresion, dhimbje koke dhe pagjumësi

Sistemi muskulor-skeletor.

Muskujt tendosen që të të mbrojnë nga dëmet. Megjithatë, stresi i tepërt mund të shkaktojë

  • dhimbje trupi, dhimbje koke, ngërçe muskulore

Sistemi i frymëmarrjes.

Merr frymë më shpejt që të thithësh më shumë oksigjen. Megjithatë, stresi i tepërt mund të shkaktojë

  • frymëmarrje të tepërt e të shpejtuar (hiperventilim), marrje fryme, si edhe kriza paniku tek ata që janë të predispozuar

Sistemi kardiovaskular.

Zemra rreh më shpejt dhe më fort që ta shpërndajë gjakun në gjithë organizmin. Enët e gjakut zgjerohen ose ngushtohen që ta çojnë gjakun aty ku i duhet më shumë trupit, për shembull te muskujt. Megjithatë, stresi i tepërt mund të shkaktojë

  • tension të lartë, infarkt, hemorragji cerebrale

Sistemi endokrin.

Gjëndrat prodhojnë hormonet adrenalinë dhe kortizol, të cilat e ndihmojnë trupin të reagojë ndaj stresit. Mëlçia rrit nivelin e sheqerit në gjak për të dhënë më tepër energji. Megjithatë, stresi i tepërt mund të shkaktojë

  • diabet, imunitet më të dobët e si pasojë sëmundje më të shpeshta, luhatje të humorit, shtim në peshë

Sistemi gastrointestinal.

Procesi i tretjes prishet. Stresi i tepërt mund të shkaktojë

  • të përziera, të vjella, diarre, kapsllëk

Sistemi riprodhues.

Stresi ndikon te dëshirat dhe te funksionimi seksual. Megjithatë, stresi i tepërt mund të shkaktojë

  • impotencë, cikël të çrregullt menstrual

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo