BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g20 nr. 2 f. 8-9
  • 2. A e kemi ne fajin për vuajtjet tona?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 2. A e kemi ne fajin për vuajtjet tona?
  • Zgjohuni!—2020
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Pse ka rëndësi
  • Për të menduar
  • Çfarë thotë Bibla
  • Çfarë thotë Bibla?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2017
  • Përmbajtja
    Zgjohuni!—2020
  • Pyetja 3: Pse Perëndia lejon që të vuaj?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Pse ka kaq shumë vuajtje?
    Zgjohuni!—2011
Shih më tepër
Zgjohuni!—2020
g20 nr. 2 f. 8-9
Një burrë në dhomën e ndenjjes ka cigaren në njërën dorë dhe shishen e birrës në dorën tjetër.

2. A e kemi ne fajin për vuajtjet tona?

Pse ka rëndësi

Nëse përgjigja është po, atëherë e kemi vetë në dorë t’i pakësojmë vuajtjet.

Për të menduar

Deri në ç’masë janë fajtorë njerëzit për shkaqet e mëposhtme të vuajtjeve?

  • Ikona e një grushti, që simbolizon abuzimin.

    Abuzimi

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), 1 në 4 të rritur janë keqtrajtuar fizikisht të paktën një herë gjatë fëmijërisë dhe 1 në 3 gra janë dhunuar fizikisht a seksualisht (ose të dyja bashkë) të paktën një herë në jetë.

  • Ikona e një guri varri, që simbolizon varrezat.

    Vdekja e një njeriu të dashur

    «Rreth 477.000 vrasje ndodhën në gjithë botën në 2016-n»,—thotë Statistika Botërore e Shëndetit për vitin 2018, botuar nga OBSH-ja. Këtij numri i shtohen edhe 180.000 njerëz që mendohet të jenë vrarë në luftëra dhe konflikte të atij viti.

  • Ikona e një zemre me valën e EKG-së, që simbolizon problemet shëndetësore.

    Problemet me shëndetin

    Në një artikull të botuar në revistën National Geographic, shkrimtarja Fren Smith thotë: «Më tepër se një miliardë njerëz pinë duhan, dhe ai u kontribuon pesë shkaktarëve kryesorë të vdekjeve: sëmundjeve të zemrës, hemorragjive cerebrale, infeksioneve në rrugët e frymëmarrjes, sëmundjeve pulmonare obstruktive kronike dhe kancerit të mushkërive.»

  • Ikona e një peshoreje të pabarabartë, që simbolizon pabarazinë sociale.

    Pabarazia sociale

    «Varfëria, pabarazia sociale, racizmi, seksizmi, shpërngulja me forcë dhe kultura konkurruese, janë të gjithë faktorë që mund t’u kontribuojnë sëmundjeve emocionale dhe mendore»,—thotë psikologia Xhei Uots.

    MËSO MË SHUMË

    Shih videon Pse e krijoi Perëndia tokën?, në jw.org.

Çfarë thotë Bibla

Burri i përshkruar më sipër është shtruar në spital. E shoqja është e pikëlluar ndërsa mjeku i jap lajme të këqija për shëndetin.

Njerëzit kanë një peshë të madhe të fajit për vuajtjet.

Pjesa më e madhe e vuajtjeve kanë ardhur si pasojë e formave shtypëse të qeverisjes, që ua kanë nxirë jetën po atyre popujve që pretendojnë se u shërbejnë.

«Njeriu ka sunduar mbi njeriun në dëm të tij.»—EKLISIASTIU 8:9.

Vuajtjet mund të pakësohen.

Parimet e Biblës na ndihmojnë të kemi shëndet më të mirë dhe marrëdhënie paqësore me të tjerët.

«Zemra e qetë është jetë për trupin, kurse xhelozia është kalbësirë për kockat.»—PROVERBAT 14:30.

«Hiqni çdo vrer shpirtlig, zemërim, furi, të bërtitur, sharje dhe çdo gjë të dëmshme.»—EFESIANËVE 4:31.

A e kemi ne fajin për vuajtjet tona?

Bibla thotë: «Çfarëdo që të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë.» (Galatasve 6:7) Disa vuajtje ia shkaktojmë vetes me duart tona. Ja pse mjekët i nxitin njerëzit të hanë ushqime të shëndetshme, të merren me aktivitet fizik dhe të shmangin veset, siç është pirja e duhanit. Prapëseprapë, do të ishte mendim i cekët të thoshim se njerëzit janë fajtorë për të gjitha vuajtjet. Shumë njerëz janë viktima të pafajshme të aksidenteve, katastrofave dhe tragjedive të tjera.

Pse vuajnë njerëzit e mirë?

Shih pyetjen 3.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo