BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g21 nr. 3 f. 6-7
  • Çfarë na tregon bota e gjallë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë na tregon bota e gjallë?
  • Zgjohuni!—2021
  • Material i ngjashëm
  • A ka ndonjë formë jete vërtet të thjeshtë?
    Origjina e jetës—Pesë pyetje që ia vlen t’i bësh
  • Një vështrim nga afër me mikroskop
    Zgjohuni!—1999
  • Dy pyetje që ia vlen t’i bësh
    Zgjohuni!—2015
  • Si filloi jeta?
    Tema të tjera
Shih më tepër
Zgjohuni!—2021
g21 nr. 3 f. 6-7
Prerje tërthore e qelizës së majasë.

Qeliza e majasë është jashtëzakonisht komplekse. Ka një bërthamë të mirorganizuar me ADN dhe makineri mikroskopike që ndajnë, transportojnë dhe modifikojnë molekulat, të gjitha të rëndësishme për jetën e qelizës.

Çfarë na tregon bota e gjallë?

Gjallesat rriten, lëvizin dhe shumohen. Ato i japin një bukuri unike planetit tonë. Sot njerëzimi ka më shumë njohuri për gjallesat se kurrë më parë. Çfarë na tregojnë ato për origjinën e jetës? Shqyrto pjesën në vazhdim.

Jeta duket se është projektuar. Qelizat janë quajtur njësitë bazë të jetës. Si fabrika të vockla, ato kryejnë mijëra procese jashtëzakonisht të ndërlikuara për të jetuar dhe për t’u riprodhuar. Një ndërlikim të tillë kompleks e gjejmë edhe te gjallesat më të thjeshta. Të shqyrtojmë për shembull, majanë e bukës, e cila është organizëm njëqelizor. Po të krahasohet me një qelizë njerëzore, qeliza e majasë mund të duket e thjeshtë, por faktikisht është jashtëzakonisht komplekse. Qelizat e majasë kanë një bërthamë të mirorganizuar me ADN dhe «makineri» mikroskopike që ndajnë, transportojnë dhe modifikojnë molekulat—faza të rëndësishme për jetën e këtyre organizmave. Kur një qelizë majaje nuk ka më ushqim, nis një proces kimik të sofistikuar që ta ngadalësojë aktivitetin, sikur të shkonte të flinte. Ja pse mund të ruhet për një kohë të gjatë në kuzhinë, dhe pastaj të aktivizohet kur përdoret për të bërë bukë.

Shkencëtarët kanë dekada që po i studiojnë qelizat e majasë së bukës për të kuptuar më mirë qelizat njerëzore. Por kanë akoma rrugë të gjatë përpara. «Thjesht s’kemi mjaftueshëm biologë për gjithë eksperimentet që nevojiten për të kuptuar si funksionon sikur edhe qeliza e majasë»—thotë me keqardhje Ros King, profesor në Universitetin e Teknologjisë Chalmers në Suedi.

Kur vëren sa e ndërlikuar është një formë e thjeshtë jete, si qeliza e majasë, a nuk të bën të mendosh se është projektuar nga dikush? Por, a ka projekt pa një projektues?

Jeta vjen vetëm nga jeta. ADN-ja përbëhet nga molekula që quhen nukleotide. Çdo qelizë njerëzore ka 3,2 miliardë nukleotide. Këto kombinime krijojnë një kod specifik që u tregojnë qelizave si të prodhojnë enzima dhe proteina.

Probabiliteti që zinxhiri më i thjeshtë i nukleotideve të formojë rastësisht kodin e duhur, është llogaritur të jetë 1 në 10150 (1 me 150 zero). Kjo është kaq e paarritshme, sa në thelb është e pamundur.

E vërteta është se asnjë eksperiment shkencor nuk ka provuar se jeta mund të vijë vetvetiu nga materia e pajetë.

Jeta njerëzore është unike. Falë disa karakteristikave që kemi, ne njerëzit mund ta shijojmë plotësisht jetën, në mënyra që asnjë specie tjetër s’mundet. Ne kemi aftësi të avancuara krijuese, sociale dhe ndjenja. Dallojmë dhe gjejmë kënaqësi te shijet, aromat, tingujt, ngjyrat dhe peizazhet. Bëjmë plane për të ardhmen dhe kërkojmë kuptimin e jetës.

A mendon se këto karakteristika evoluan ngaqë ishin të domosdoshme për mbijetesën dhe shumimin tonë? Apo tregojnë se jeta është dhuratë nga një Krijues i dashur?

Njihu me Adamin, robotin e projektuar për të studiuar qelizat e majasë

Adami ka thuajse madhësinë e një vagoni të vogël. Ka një ngrirës, krahë robotikë, kamera, sensorë dhe 4 kompjuterë. Kjo makineri e sofistikuar u projektua për të kryer eksperimente komplekse te qelizat e majasë, dhe ia ka dalë mbanë pa ndihmën e njeriut.

Një shkencëtare pranë Adamit, robotit të projektuar për të studiuar qelizat e majasë.

Nëse do të të thoshin se Adami erdhi vetvetiu, pa një projekt dhe një ndërtues, a do ta besoje? Ka shumë të ngjarë që jo. Megjithatë, qeliza më e thjeshtë e gjallë është shumë më komplekse se një robot. Nëse roboti kërkon një projektues, po qelizat?

Zbulo shembuj projektesh mahnitëse në natyrë. Kërko në jw.org artikuj dhe video të titulluara: «A është projektuar?»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo