BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • yp2 kap. 17 f. 142-146
  • Ç’të kem parasysh kur zë shoqëri në shkollë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ç’të kem parasysh kur zë shoqëri në shkollë?
  • Të rinjtë pyesin ... Përgjigje praktike, Vëllimi 2
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Pse duhet pasur kujdes?
  • Çfarë mund të bësh?
  • Sa «shok» je me shokët e shkollës?
    Zgjohuni!—2006
  • Si të gjej shokë të mirë?
    Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike, Vëllimi 1
  • A kam nevojë për shokë më të mirë?
    Zgjohuni!—2009
  • Zgjidhi miqtë me mençuri
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
Shih më tepër
Të rinjtë pyesin ... Përgjigje praktike, Vëllimi 2
yp2 kap. 17 f. 142-146

KAPITULLI 17

Ç’të kem parasysh kur zë shoqëri në shkollë?

«Nganjëherë shihja një grup djemsh e vajzash dhe mendoja me vete: ‘Sa shokë që janë! Sikur të isha edhe unë me ta!’»​—Xhoi.

«S’e kisha fare problem të zija shokë në shkollë, përkundrazi, e kisha të lehtë. Ky ishte problemi im.»​—Mariola.

TË GJITHË kemi nevojë për shokë, për dikë me të cilin t’ia kalojmë mirë kur dëfrejmë dhe tek i cili të mbështetemi kur jemi në hall. Jezui kishte shokë dhe kënaqej kur rrinte me ta. (Gjoni 15:15) Shoku i tij i ngushtë, Gjoni, ‘dishepulli që donte [më shumë]’, ishte aty pranë kur po vdiste në shtyllën e torturës. (Gjoni 19:25-27; 21:20) Edhe ti ke nevojë për shokë të tillë, për njerëz që të rrinë pranë në të mirë a në të keq.

Ndoshta mendon se ke gjetur shokë të tillë në shkollë, një ose dy nga shokët e klasës me të cilët të hahet muhabeti. Keni interesa të njëjta dhe ju pëlqen të bisedoni bashkë. Sipas teje nuk janë nga ata që mund t’i quash ‘shoqëri e keqe’. (1 Korintasve 15:33) «Je me ta gati përditë,—thotë Eni,—dhe kjo të bën të ndihesh rehat. Nuk është si me vëllezërit dhe motrat në kongregacion, ku nganjëherë duhet të kesh kujdes. Në shkollë je më e çlirët.» Veç kësaj, ndoshta i mendon gjërat si Loisi, e cila thotë: «Doja t’u tregoja shokëve të shkollës se Dëshmitarët e Jehovait nuk janë aq ndryshe sa mendojnë ata, por janë si gjithë të tjerët.» A janë këto arsye të forta për të zënë shoqëri të ngushtë në shkollë?

Pse duhet pasur kujdes?

Të shohim çfarë i ndodhi Mariolës, që përmendëm në fillim. Me natyrën e saj të shoqërueshme e kishte të lehtë t’i bënte të tjerët për vete, por të vështirë të kuptonte se ku ishte kufiri. «Më vinte mirë që çuna e goca më kishin qejf,—pranon ajo.—Si pasojë, e pashë veten të zhytur gjithnjë e më thellë në gropën thithëse të kësaj bote.» Edhe Loisi e pa veten në të njëjtën situatë. Ajo thotë: «Qëndrimi i tyre ndikoi tek unë. Fillova të sillesha e të veproja si ata.»

Kjo gjë dihet sepse, që ta kesh shok të ngushtë dikë, duhet të kesh të njëjtat interesa dhe norma me të. Nëse lidh shoqëri të ngushtë me njerëz që nuk ndjekin bindjet dhe normat e tua biblike, është e sigurt se kjo shoqëri do të ndikojë në sjelljen tënde. (Proverbat 13:20) Apostulli Pavël tha me të drejtë: «Mos u futni nën të njëjtën zgjedhë me jobesimtarët.»​—2 Korintasve 6:14.

Çfarë mund të bësh?

A do të thotë këshilla e Pavlit se duhet t’i shmangësh shokët e klasës dhe t’u rrish ftohtë? Jo. Të krishterët duhet të dinë si të vendosin lidhje me njerëz të të gjitha racave, feve dhe kulturave, që të përmbushin detyrën ‘për të bërë dishepuj njerëz nga të gjitha kombet’.​—Mateu 28:19.

Apostulli Pavël la një shembull të shkëlqyer në këtë aspekt. Ai dinte të komunikonte me «njerëz të çdo lloji», edhe nëse ata nuk kishin të njëjtat bindje me të. (1 Korintasve 9:22, 23) Edhe ti mund të ndjekësh shembullin e Pavlit. Sillu mirë me shokët. Mëso si të komunikosh me ta. Por, nga ana tjetër, rezistoji dëshirës për të imituar të folurin dhe sjelljen e tyre. Madje, shpjegoju me respekt sa më shpejt të jetë e mundur pse ke zgjedhur të jetosh sipas normave të Biblës.​—2 Timoteut 2:25.

Vërtet, do të biesh në sy si i ndryshëm nga të tjerët, dhe kjo s’është aspak e lehtë. (Gjoni 15:19) Por, pse të mos e shohësh me këtë sy: po të ishe në një varkë shpëtimi, i rrethuar nga njerëz të braktisur në mes të ujit, si do t’i ndihmoje më mirë, duke lënë varkën e duke u hedhur në ujë me ta? Patjetër që jo!

Po ashtu, në shkollë je i rrethuar nga njerëz që nuk e kanë mbrojtjen e Jehovait si ne që jemi miq të tij. (Psalmi 121:2-8) Nëse ti i lë normat e Jehovait për t’u qëndruar afër shokëve të shkollës, s’do të bëje gjë tjetër veçse do të vije në rrezik shëndetin frymor dhe lumturinë tënde. (Efesianëve 4:14, 15; Jakovi 4:4) A s’është më mirë të përpiqesh t’i ndihmosh të hipin në «varkën e shpëtimit», duke u treguar si t’i shërbejnë Jehovait?! A ka mënyrë më të mirë për të treguar se je shok i vërtetë?

SHKRIMI KYÇ

«Çdo gjë e bëj për hir të lajmit të mirë, që të bëhem pjesëmarrës i këtij lajmi bashkë me të tjerët.»​—1 Korintasve 9:23.

KËSHILLË

Nëse disa nga shokët e klasës janë të gatshëm të mësojnë rreth bindjeve të tua, lëri edhe ata të shprehin pikëpamjet e tyre dhe dëgjoji kur flasin. Kur të flasësh, fol «me frymë butësie dhe me respekt të thellë».​—1 Pjetrit 3:15.

A E DIJE . . . ?

Shumë nga ata që i shërbejnë Perëndisë sot, e kanë njohur të vërtetën nga një shok a shoqe klase që s’pati frikë t’u fliste për besimin.

HAPAT QË DUA TË BËJ . . .

Nëse kuptoj se shoqëria ime me një nga shokët e klasës është bërë tepër e ngushtë, do të ․․․․․

Nëse një shok klase më vë në lojë për bindjet e mia, do të ․․․․․

Pyetje që dua t’u bëj prindërve: ․․․․․

ÇFARË MENDON?

● Pse, sipas teje, duket më e lehtë të zësh shokë në shkollë sesa në kongregacion?

● Cilat janë rreziqet nëse kohën e lirë pas orëve të mësimit e kalon me një shok klase që nuk është Dëshmitar?

● Ç’dobi ke kur u tregon shokëve të klasës se je Dëshmitar i Jehovait?

[Diçitura në faqen 143]

«Bëja siç bënin të tjerët në shkollë, prandaj e kisha të lehtë të zija shokë. Por mësova nga gabimet. Tani kam shokë brenda kongregacionit, shokë te të cilët kam besim.»​—Danieli

[Figura në faqen 146]

Si mund ta ndihmosh më mirë dikë që po mbytet, duke u hedhur në ujë apo duke i dhënë një kamerdare?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo