BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • fg mësimi 5 pyet. 1-5
  • Çfarë qëllimi ka Perëndia për tokën?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë qëllimi ka Perëndia për tokën?
  • Një lajm i mirë nga Perëndia
  • Material i ngjashëm
  • Cili është qëllimi i Perëndisë për tokën?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Cili është qëllimi i Perëndisë për tokën?
    Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?
  • Ku ndodhet parajsa që përmendet në Bibël?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • «Shihemi në Parajsë!»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2018
Shih më tepër
Një lajm i mirë nga Perëndia
fg mësimi 5 pyet. 1-5

MËSIMI 5

Çfarë qëllimi ka Perëndia për tokën?

1. Pse e krijoi Perëndia tokën?

Adami dhe Eva në kopshtin e Edenit, pastaj dëbohen nga kopshti

Jehovai ua dha tokën njerëzve. Ajo është shtëpia jonë. Pra, çifti i parë, Adami dhe Eva, nuk u krijua që të popullonte qiellin, sepse ndërkohë Perëndia kishte krijuar engjëjt për të jetuar në qiell. (Jobi 38:4, 7) Njeriun e parë Perëndia e vuri të jetonte në një parajsë, të quajtur kopshti i Edenit, që ishte burim kënaqësie për ta. (Zanafilla 2:15-17) Jehovai i dha Adamit mundësinë për të gëzuar jetën pa fund në tokë bashkë me pasardhësit e tij.​—Lexo Psalmin 37:29; 115:16.

Në fillim, vetëm kopshti i Edenit ishte parajsë. Çifti i parë njerëzor duhej ta mbushte tokën me pasardhësit e vet. Me kohë, duhej ta zotëronin krejt planetin dhe ta kthenin në parajsë. (Zanafilla 1:28) Toka nuk do të shkatërrohet kurrë. Ajo do të jetë përherë shtëpia e njerëzimit.​—Lexo Psalmin 104:5.

Shih videon Pse e krijoi Perëndia tokën?

2. Pse toka nuk është parajsë sot?

Adami dhe Eva nuk iu bindën Perëndisë Jehova, prandaj ai i dëboi nga Edeni. Ata e humbën parajsën dhe asnjeri nuk ka arritur ta rivendosë. Bibla thotë: ‘Toka është lënë në dorë të të ligjve.’—Jobi 9:24.​—Lexo Zanafillën 3:23, 24.

Njerëzit ndërtojnë shtëpi kur toka është bërë prapë parajsë

A ka hequr dorë Jehovai nga qëllimi që kishte në fillim për njerëzimin? Aspak! Ai është i plotfuqishëm dhe nuk mund të dështojë. (Isaia 45:18) Jehovai do ta kthejë njerëzimin në atë gjendje që kishte ndër mend.​—Lexo Psalmin 37:11, 34.

3. Si do të bëhet toka sërish Parajsë?

Toka do të bëhet sërish Parajsë gjatë qeverisjes së Jezuit si Mbret i Perëndisë. Në një luftë që quhet Armagedon, Jezui do t’u prijë engjëjve të Perëndisë dhe do të shfarosë tërë ata që i kundërvihen Perëndisë. Pas kësaj, Jezui do të burgosë Satanain për 1.000 vjet. Populli i Perëndisë do të shpëtojë nga shkatërrimi ngaqë Jezui do t’i udhëheqë e do t’i mbrojë. Ata do të gëzojnë jetën e përhershme në tokën parajsore.​—Lexo Zbulesën 20:1-3; 21:3, 4.

4. Kur do të marrin fund vuajtjet?

Kur do t’i japë fund Perëndia ligësisë në tokë? Jezui dha një ‘shenjë’ që do të tregonte se fundi do të ishte afër. Kushtet e sotme botërore vënë në rrezik mbijetesën e njerëzimit dhe tregojnë se po jetojmë në ‘përfundim të sistemit’.​—Lexo Mateun 24:3, 7-14, 21, 22.

Gjatë mbretërimit të tij 1.000-vjeçar nga qielli mbi tokën, Jezui do t’u japë fund të gjitha vuajtjeve. (Isaia 9:6, 7; 11:9) Ai do të shërbejë jo vetëm si Mbret, por edhe si Kryeprift dhe do të fshijë mëkatet e atyre që e duan Perëndinë. Kështu, me anë të Jezuit, Perëndia do të zhdukë sëmundjet, plakjen dhe vdekjen. ​—Lexo Isainë 25:8; 33:24.

5. Cilët do të jetojnë në të ardhmen në Parajsë?

Njerëz duke mësuar në Sallën e Mbretërisë

Në Sallën e Mbretërisë, do të takosh njerëz që e duan Perëndinë dhe dëshirojnë të mësojnë si t’i pëlqejnë atij

Në Parajsë do të jetojnë ata që i binden Perëndisë. (1 Gjonit 2:17) Jezui dërgoi dishepujt e tij të kërkonin njerëzit zemërbutë e t’i mësonin si të fitonin miratimin e Perëndisë. Sot, Jehovai po përgatit miliona veta për jetën në Parajsën që presim në tokë. (Sofonia 2:3) Në Sallat e Mbretërisë të Dëshmitarëve të Jehovait, njerëzit mësojnë të jenë burra e baballarë më të mirë, gra e nëna më të mira. Fëmijët e prindërit e adhurojnë Perëndinë së bashku dhe mësojnë si të nxjerrin dobi nga lajmi i mirë.​—Lexo Mikenë 4:1-4.

Për më shumë informacion, shih kapitullin 3 të librit Çfarë na mëson Bibla?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo