BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • yc mësimi 13 f. 28-29
  • Timoteu donte t’i ndihmonte të tjerët

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Timoteu donte t’i ndihmonte të tjerët
  • Mësoji fëmijët
  • Material i ngjashëm
  • Timoteu—Gati për të shërbyer dhe i papërtuar
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Pavli dhe Timoteu
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Timoteu: ‘Bir i vërtetë në besim’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • «Biri im i dashur dhe i besueshëm në Zotërinë»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
Shih më tepër
Mësoji fëmijët
yc mësimi 13 f. 28-29
Timoteu i vogël mëson nga e ëma, Eunika, dhe gjyshja, Loida

MËSIMI 13

Timoteu donte t’i ndihmonte të tjerët

Timoteu ishte një djalë që i ndihmonte me kënaqësi të tjerët. Ja pse udhëtonte nga njëri vend në tjetrin. Prandaj bënte një jetë shumë të bukur. A dëshiron të dish më shumë për të? . . .

Mamaja dhe gjyshja e mësonin Timoteun për Jehovain

Ai u rrit në një qytet që quhej Listër. Kur ishte i vogël, gjyshja, Loida dhe mamaja, Eunika, filluan ta mësonin për Jehovain. Ndërsa rritej, ai donte t’i ndihmonte të tjerët të mësonin për Jehovain.

Kur Timoteu ishte ende i ri, Pavli e ftoi që të shkonin bashkë të predikonin në vende të tjera. Ai tha: ‘Po!’ Ishte gati të shkonte dhe të ndihmonte të tjerët.

Ai udhëtoi me Pavlin për në Selanik, një qytet i Greqisë. Për të shkuar atje, duhej të bënin një rrugë të gjatë në këmbë dhe pastaj me anije. Kur më në fund arritën, ndihmuan shumë njerëz të mësonin për Jehovain. Por, disa ishin të inatosur me ta dhe u përpoqën t’u bënin keq. Prandaj, Pavli dhe Timoteu duhej të iknin dhe të predikonin në vende të tjera.

Timoteu udhëton me anije me apostullin Pavël

Timoteu bëri një jetë të lumtur e të bukur

Disa muaj më vonë, Pavli i tha Timoteut të kthehej në Selanik dhe të shihte si ishin vëllezërit atje. I duhej shumë guxim të kthehej në atë qytet të rrezikshëm. Por, Timoteu shkoi sepse kishte merak për vëllezërit. Kur u kthye që andej, i dha Pavlit lajme të mira. Vëllezërit në Selanik ishin shumë mirë.

Timoteu predikoi me Pavlin për shumë vjet. Njëherë, Pavli shkroi se Timoteu ishte njeriu më i përshtatshëm që mund të dërgonte për të ndihmuar kongregacionet. Timoteu e donte Jehovain dhe njerëzit.

A i do njerëzit dhe a dëshiron t’i ndihmosh që të mësojnë për Jehovain? . . . Nëse po, do të bësh një jetë shumë të lumtur e të bukur, tamam si Timoteu.

LEXO NË BIBLËN TËNDE

  • 2 Timoteut 1:5; 3:15

  • Veprat 16:1-5; 17:1-10

  • 1 Selanikasve 3:2-7

  • Filipianëve 2:19-22

PYETJE:

  • Ku u rrit Timoteu?

  • A donte Timoteu të udhëtonte bashkë me Pavlin? Pse?

  • Pse u kthye në Selanik Timoteu?

  • Si mund të bësh një jetë të lumtur e të bukur, ashtu si Timoteu?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo