BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • yc mësimi 4 f. 10-11
  • Ajo e bëri të lumtur babin dhe Jehovain

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ajo e bëri të lumtur babin dhe Jehovain
  • Mësoji fëmijët
  • Material i ngjashëm
  • Perëndia dhe shoqet e donin
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Premtimi i Jefteut
    Libri im i tregimeve biblike
  • Besimi i patundur sjell miratimin e Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
  • Premtimi i Jefteut
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
Shih më tepër
Mësoji fëmijët
yc mësimi 4 f. 10-11
Jefteu kalonte kohë me të bijën kur ishte vogëlushe

MËSIMI 4

Ajo e bëri të lumtur babin dhe Jehovain

Jefteu i lutet Jehovait ndërsa ushtria izraelite luftonte kundër armiqve

Çfarë premtimi po i bën Jefteu Jehovait?

Jefteu, i kthyer nga lufta, përqafon të bijën që kishte dalë ta takonte

Nuk ishte e lehtë, por vajza e Jefteut bëri atë që kishte premtuar babi i saj

A e sheh vajzën në figurë? . . . Është vajza e Jefteut. Bibla nuk na e thotë emrin e saj. Por e dimë se ajo e bëri të lumtur babin dhe Jehovain. Le të mësojmë diçka për këtë vajzë dhe për babin e saj, Jefteun.

Jefteu ishte njeri i mirë dhe kalonte shumë kohë duke e mësuar vajzën për Jehovain. Ai ishte edhe një burrë i fortë e udhëheqës i zoti. Prandaj, izraelitët i kërkuan t’i udhëhiqte në luftën kundër armiqve.

Jefteu iu lut Perëndisë që ta ndihmonte të fitonte. Ai i premtoi se, po të fitonte, do t’ia jepte Jehovait personin e parë që do të dilte nga shtëpia për ta pritur. Ai person do të jetonte dhe do të punonte gjithë jetën në tabernakullin e Perëndisë. Tabernakulli ishte vendi ku në atë kohë njerëzit shkonin të adhuronin Perëndinë. Në fakt, Jefteu e fitoi betejën. A e di kush doli i pari nga shtëpia për ta pritur? . . .

Ishte vajza e tij! Vetëm atë fëmijë kishte dhe tani duhej ta dërgonte larg. Kjo e mërziti shumë Jefteun. Por, mos harro se ai kishte bërë një premtim. Menjëherë vajza tha: ‘Babi, ti i ke bërë një premtim Jehovait, prandaj duhet ta mbash.’

Vajza e Jefteut mbledh dru për tabernakullin; shkojnë ta vizitojnë shoqet

Shoqet shkonin ta takonin çdo vit vajzën e Jefteut

Edhe vajza e Jefteut ishte e mërzitur. Në tabernakull ajo nuk mund të martohej e të kishte fëmijë. Por kishte shumë dëshirë ta mbante premtimin e babit dhe ta bënte të lumtur Jehovain. Për të, kjo ishte më e rëndësishme se të martohej ose të bënte fëmijë. Kështu që u largua nga shtëpia dhe jetoi në tabernakull për gjithë jetën.

A mendon se veprimi i saj e bëri të lumtur babin dhe Jehovain? . . . Po! Nëse i bindesh Jehovait dhe e do atë, mund t’i ngjash vajzës së Jefteut. Edhe ti do t’i bësh shumë të lumtur mamin, babin dhe Jehovain.

LEXO NË BIBLËN TËNDE

  • Ligji i përtërirë 6:4-6

  • Gjykatësit 11:30-40

  • 1 Korintasve 7:37, 38

PYETJE:

  • Kush ishte Jefteu? Çfarë premtimi bëri ai?

  • Pse e kishte të vështirë vajza e Jefteut ta mbante premtimin e babit të saj?

  • Cila ishte dëshira më e madhe e vajzës së Jefteut?

  • Si mund të jesh edhe ti si vajza e Jefteut?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo