BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • rr f. 10
  • Çfarë është adhurimi?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë është adhurimi?
  • Jehovai rivendos adhurimin e pastër!
  • Material i ngjashëm
  • Të krishterët gjejnë lumturi duke shërbyer
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • Adhurimi i Jehovait na shton lumturinë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për studim)
  • Të imitojmë Jezuin​—Ta adhurojmë Perëndinë në mënyrë të përshtatshme
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Prej kujt pranon të adhurohet Perëndia?
    Njohuria që të çon në jetën e përhershme
Shih më tepër
Jehovai rivendos adhurimin e pastër!
rr f. 10
Një familje bën adhurimin familjar.

KUTIA 1A

Çfarë është adhurimi?

Adhurimi mund të përkufizohet si «veprim që tregon respekt dhe dashuri për një perëndi». Në gjuhët në të cilat u shkrua Bibla, fjalët që janë përkthyer «adhurim» ose «të adhurosh» mund të përcjellin idenë e dikujt që tregon respekt të thellë, ose nënshtrim, ndaj një krijese tjetër. (Mat. 28:9) Këto fjalë mund të përshkruajnë edhe një veprim përkushtimi ndaj Perëndisë ose ndaj një hyjnie. (Gjoni 4:23, 24) Vetë konteksti përcakton çfarë kuptimi kanë fjalët.

Vetëm Jehovai, Krijuesi dhe Sovrani i universit, meriton përkushtimin tonë të plotë. (Zbul. 4:10, 11) E adhurojmë Jehovain duke respektuar sovranitetin e tij dhe duke nderuar emrin e tij. (Psal. 86:9; Mat. 6:9, 10) Sovraniteti dhe emri i Jehovait janë dy tema që spikatin në librin e Ezekielit. Për shembull, vetëm në këtë libër, shprehja «Zotëria Sovran Jehova» del 217 herë, ndërsa forma të ngjashme të pohimit «të marrin vesh se unë jam Jehovai» dalin 55 herë.—Ezek. 2:4; 6:7.

Gjithsesi, adhurimi i vërtetë nuk është vetëm një ndjenjë, por përfshin veprime. (Jak. 2:26) Kur ia kushtojmë jetën Jehovait, betohemi se, në çdo aspekt të jetës, do t’i bindemi si Sovrani ynë dhe do ta respektojmë thellësisht emrin e tij. Të mos harrojmë se, në përgjigjen ndaj tundimit të tretë, Jezui e lidhi adhurimin me ‘shërbimin e shenjtë’. (Mat. 4:10) Si adhurues të Jehovait, ne duam me zjarr t’i shërbejmë atij.a (Ligj. 10:12) I bëjmë shërbim të shenjtë Perëndisë tonë kur marrim pjesë në aktivitete që lidhen direkt me adhurimin dhe që kërkojnë vetëmohim. Për cilat aktivitete bëhet fjalë?

Kolazh: shërbim i shenjtë. 1. Një motër komenton në mbledhje. 2. Vëllezër dhe motra duke pastruar vendin ku do të mbahet kongresi.

Ka shumë forma të shërbimit të shenjtë, dhe të gjitha kanë vlerë për Jehovain. Kur u dëshmojmë të tjerëve, kur ndjekim mbledhjet në Sallën e Mbretërisë dhe kur mirëmbajmë e ndërtojmë vendet e adhurimit, po kryejmë shërbim të shenjtë. Edhe kur bëjmë adhurimin familjar, kur ndihmojmë vëllezërit e prekur nga katastrofat, kur japim një dorë në kongrese ose kur punojmë në Bethel, jemi duke kryer shërbim të shenjtë. (Hebr. 13:16; Jak. 1:27) Nëse adhurimi i pastër zë vendin kryesor në mendjet e në zemrat tona, do të bëjmë «shërbim të shenjtë ditë e natë». Sa kënaqemi ndërsa adhurojmë Perëndinë tonë, Jehovain!—Zbul. 7:15.

Kthehu te kapitulli 1, paragrafi 9

a Një nga fjalët hebraike që përcjell konceptin e adhurimit, ka edhe kuptimin «të shërbesh». Pra, shërbimi i shenjtë është pjesë e adhurimit të vërtetë.—Eks. 3:12.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo