BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lff mësimi 5
  • Bibla—Një mesazh nga Perëndia

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Bibla—Një mesazh nga Perëndia
  • Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • SHQYRTO MË TEJ
  • PËRMBLEDHJE
  • EKSPLORO
  • A vjen vërtet nga Perëndia lajmi i mirë?
    Një lajm i mirë nga Perëndia
  • Si mund të zbulosh se çfarë kërkon Perëndia?
    Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?
  • Si mund të të ndihmojë Bibla?
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Si mund të të ndihmojë Bibla?
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Mësimet elementare të Biblës
Shih më tepër
Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
lff mësimi 5
Mësimi 5. Një burrë duke lexuar Biblën në autobus.

MËSIMI 05

Bibla—Një mesazh nga Perëndia

Versioni i shtypur
Versioni i shtypur
Versioni i shtypur

Jehovai na ka dhënë një dhuratë të mrekullueshme, Biblën—66 libra të përmbledhur në një vëllim të vetëm. Ndoshta pyet veten: «Nga erdhi Bibla? Kush është autori i saj?» Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, le të shohim si ka ardhur te ne Bibla, ky mesazh nga Perëndia.

1. Meqë Biblën e shkruan njerëzit, si mund të jetë Perëndia autori i saj?

Bibla u shkrua nga rreth 40 shkrimtarë gjatë një periudhe prej më se 1.600 vjetësh, nga viti 1513 p.e.s. deri rreth vitit 98 të e.s. Këta shkrimtarë kishin formime të ndryshme. Megjithatë, të gjitha pjesët e Biblës janë në harmoni me njëra-tjetrën. A është e mundur kjo? Po, sepse Autori i Biblës është Perëndia. (Lexo 1 Selanikasve 2:13.) Ata shkrimtarë nuk hodhën me shkrim mendimet e tyre, përkundrazi ‘thanë mesazhin e Perëndisë të shtyrë nga fryma e shenjtë’.a (2 Pjetrit 1:21) Perëndia përdori frymën e tij të shenjtë për t’i frymëzuar ose për t’i nxitur njerëzit të shkruanin mendimet e tij.—2 Timoteut 3:16.

2. Kush mund të nxjerrë dobi nga Bibla?

‘Çdo komb, fis, gjuhë dhe popull’ mund të nxjerrë dobi nga lajmi i mirë që gjendet në Bibël. (Lexo Zbulesën 14:6.) Perëndia mori masa që Bibla të përkthehej në më shumë gjuhë se çdo libër tjetër në historinë e njerëzimit. Pothuajse çdokush mund ta lexojë ose ta dëgjojë mesazhin e Perëndisë, pavarësisht se ku jeton a çfarë gjuhe flet.

3. Si e ka mbrojtur Jehovai Biblën?

Bibla u shkrua në materiale që nuk i rezistojnë shumë kohës, si lëkura e kafshëve dhe papirusi. Por, ata që e donin Biblën e kopjuan dhe e rikopjuan me kujdes, duke e shkruar me dorë. Edhe pse njerëz të fuqishëm u përpoqën ta zhduknin Biblën, të tjerë ishin gati të rrezikonin edhe jetën për ta mbrojtur. Jehovai nuk ka lejuar askënd dhe asgjë që ta pengojë të komunikojë me ne. Bibla thotë: «Fjala e Perëndisë tonë mbetet përgjithmonë.»—Isaia 40:8.

SHQYRTO MË TEJ

Mëso më shumë se si i frymëzoi Perëndia njerëzit të shkruanin Biblën, çfarë bëri për ta mbrojtur dhe si e vuri në dispozicion të njerëzimit.

4. Bibla na zbulon Autorin e saj

Shihni VIDEON. Më pas, lexoni 2 Timoteut 3:16 dhe diskutoni për pyetjet e mëposhtme.

VIDEO: Kush është Autori i Biblës?—Fragment (2:48)

  • Meqë Biblën e shkruan njerëzit, pse quhet Fjala e Perëndisë?

  • A të duket e arsyeshme të besojmë se Perëndia mund t’ua përcjellë mendimet e tij njerëzve?

Një sekretar duke hedhur me shkrim mendimet që po i dikton punëdhënësi.

Edhe pse një letër mund ta ketë shkruar sekretari, mesazhi i saj vjen nga personi që ia ka diktuar. Në mënyrë të ngjashme, Biblën e shkruan njerëzit, por mesazhi i saj vinte nga Perëndia

5. Bibla u ka mbijetuar sulmeve

Meqë Perëndia është Autori i Biblës, nuk ka dyshim se ai do ta mbronte atë. Përgjatë historisë, njerëz të fuqishëm janë përpjekur ta zhdukin Biblën. Krerët fetarë janë munduar t’i pengojnë njerëzit ta lexojnë atë. Por, pavarësisht nga kundërshtimi dhe kërcënimi i vdekjes, shumë veta kanë rrezikuar jetën për ta mbrojtur Biblën. Për të mësuar se kush ishte njëri prej tyre, shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjet e mëposhtme.

VIDEO: Ata e vlerësuan Biblën—Fragment (Uilliam Tindali) (6:17)

  • Kur mendon sa përpjekje janë bërë për ta mbrojtur Biblën, a nuk të lind dëshira për ta lexuar? Pse?

Lexoni Psalmin 119:97 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Çfarë i ka nxitur shumë njerëz të rrezikojnë jetën për ta përkthyer dhe shpërndarë Biblën?

6. Një libër për të gjithë njerëzit

Bibla është libri më i përkthyer dhe më i shpërndarë në historinë e njerëzimit. Lexoni Veprat 10:34, 35 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:

  • Pse Perëndia do që Fjala e tij të përkthehet dhe të shpërndahet kaq shumë?

  • Çfarë të bën përshtypje në lidhje me Biblën?

Njerëz të racave dhe kombësive të ndryshme duke lexuar Biblën në gjuhën e tyre.

Thuajse

100%

e popullsisë së botës

mund ta lexojë ose ta dëgjojë Biblën në një gjuhë që e kupton

Është përkthyer në më shumë se

3.000

gjuhë,

e plotë ose pjesërisht

5.000.000.000

Numri i përllogaritur i kopjeve të shtypura,

shumë më tepër se çdo libër tjetër

DISA THONË: «Bibla është thjesht një libër i vjetër që e kanë shkruar njerëzit.»

  • Po ti, si mendon?

  • Cilat prova tregojnë se Bibla është Fjala e Perëndisë?

PËRMBLEDHJE

Bibla është Fjala e Perëndisë, dhe ai ka marrë masa që të gjithë njerëzit ta lexojnë.

Si do të përgjigjeshe?

  • Në ç’kuptim Bibla është e frymëzuar nga Perëndia?

  • Çfarë të bën përshtypje nga gjërat që mësove në lidhje me mbijetesën, përkthimin dhe shpërndarjen e Biblës?

  • Si ndihesh kur mendon sa përpjekje ka bërë Perëndia për të komunikuar me ty?

Provo këtë

EKSPLORO

Lexo për historinë e Biblës, që nga dorëshkrimet origjinale deri te përkthimet moderne.

«Si erdhi Bibla te ne?» (Zgjohuni!, nëntor 2007)

Mëso si u ka mbijetuar Bibla tri kërcënimeve të mëdha që vunë në rrezik ekzistencën e saj.

«Bibla—Historia e saj e mbijetesës» (Kulla e Rojës nr. 4 2016)

Shiko ç’rreziqe morën përsipër njerëzit për ta përkthyer Biblën.

Ata e vlerësuan Biblën (14:26)

Bibla është kopjuar dhe përkthyer shumë herë. Pse mund të jesh i sigurt se mesazhi i saj nuk ka ndryshuar?

«A ka ndryshuar Bibla?» (Artikull në jw.org)

a Siç do të shpjegohet në mësimin 07, fryma e shenjtë është forca vepruese e Perëndisë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo