IJE-ABARIMI
[gërmadha të vaut (kalimeve); gërmadha të zonës kufitare (rajoneve përtej)].
Një nga vendfushimet e izraelitëve në shkretëtirë. Vendndodhja nuk dihet me saktësi, por duhet të ketë qenë në kufirin jugor të Moabit dhe afër luginës së përroit të Zeredit. (Nu 21:11, 12; 33:44) Ndoshta Ije-Abarimi ishte pika më jugore e rajonit të Abarimit. (Nu 33:47, 48; shih ABARIMI.) Johanan Aharoni hedh idenë se ndodhej në El Medejineh, në vaun e përroit të Zeredit, rreth 60 km në jug të Dibon-Gadit, vendfushimi pasues i izraelitëve.—The Land of the Bible, 1979, f. 202, 436.