ABIJAHA
[ati im është Jehovai].
1. Sipas tekstit masoretik ishte gruaja e Hezronit, nipit që i lindi Judës nga Tamara, nusja e djalit të tij. Mund të ketë qenë e ëma e Ashurit, atit ose themeluesit të Tekoas.—1Kr 2:4, 5, 24; shih HEZRONI nr. 2.
2. Gruaja e Akazit, mbretit të Judës, dhe e ëma e mbretit Hezekia. Ishte e bija e Zakarisë. Te 2 Mbretërve 18:2 përmendet forma e shkurtër e emrit të saj, Abi.—2Kr 29:1.