ZIFI
1. Pasardhës i Judës nëpërmjet Jehalelelit.—1Kr 4:15, 16.
2. Qytet në pjesën jugore të Judës, vendndodhja e të cilit sot nuk dihet.—Js 15:21, 24.
3. Qytet në rajonin malor të Judës. (Js 15:20, 48, 55, 57) Me sa duket është Zifi «ati» i të cilit ishte Mesha. (1Kr 2:42) Në përgjithësi, gjeografët e lidhin me Tell-Zifin, rreth 6 km në juglindje të Hebronit. Në shkretëtirën përreth Zifit u strehua Davidi që t’i shpëtonte mbretit Saul, dhe burrat e qytetit në dy raste i treguan mbretit se ku ndodhej Davidi. (1Sa 23:14, 15, 19, 24, 29; 26:1, 2; krahaso Ps 54:Mbishk.) Siç duket, këtë Zif më vonë e fortifikoi Rehoboami.—2Kr 11:5-8.