Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 27 dhjetor 2010. Mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim prej 20 minutash, të bazuar në materialin e trajtuar në caktimet për javët nga 1 nëntor deri më 27 dhjetor 2010.
1. Ç’mund të mësojmë nga shprehjet e lëvdimit të këngëtarëve levitë te 1 Kronikave 16:34? [w02 15/1 f. 11 par. 6-7]
2. Çfarë fryme tregoi mbreti David ndonëse nuk i ishte ngarkuar ndërtimi i tempullit? (1 Kron. 29:3-5, 14-16) [w05 1/10 f. 11 par. 7]
3. Çfarë donte mbreti David që të ndiente i biri, Solomoni, kundrejt Perëndisë? (1 Kron. 28:9) [w08 15/10 f. 7 par. 18]
4. Pse ishte i përshtatshëm përdorimi i figurave të demave në ndërtimin e bazës së detit prej metali të derdhur? (2 Kron. 4:2-4) [w05 1/12 f. 19 par. 3; w98 15/6 f. 16 par. 17]
5. Në arkën e besëlidhjes ndodheshin vetëm dy pllakat, apo kishte edhe sende të tjera? (2 Kron. 5:10) [w06 15/1 f. 31]
6. Për çfarë duhet të na shtyjë çmueshmëria e sinqertë për dashamirësinë e Jehovait? (2 Kron. 6:4) [w05 1/12 f. 19 p. 7]
7. Çfarë do të thotë shprehja ‘besëlidhje kripe’ te 2 Kronikave 13:5? [w05 1/12 f. 20 par. 2]
8. Si mund të zbatohet parimisht 2 Kronikave 17:9, 10 në lidhje me shërbimin? [w09 15/6 f. 12 par. 7]
9. Si duhet të veprojë populli i Perëndisë sot në përputhje me 2 Kronikave 20:17? [w03 1/6 f. 21-22 par. 14-17]
10. Ç’mësim nxjerrim nga tregimi për sjelljen fodulle të mbretit Uziah? (2 Kron. 26:15-21) [w99 1/12 f. 26 par. 1-2]