Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 29 dhjetor 2014.
Si e konsiderojmë urdhrin te Ligji i përtërirë 14:1 i cili ndalon gjymtimin e vetes gjatë periudhës së zisë për një të vdekur? [3 nënt., w04 15/9 f. 27 p. 4]
Për ç’qëllim mbretërit e Izraelit duhej të bënin një kopje të Ligjit të Perëndisë dhe ‘ta lexonin gjersa të jetonin’? (Ligj. 17:18-20) [3 nënt., w02 15/6 f. 12 p. 4]
Pse thuhet se ‘nuk duhet lëruar me një dem e një gomar bashkë’ dhe si zbatohet për të krishterët urdhri për zgjedhën e pabarabartë? (Ligj. 22:10) [10 nënt., w03 15/10 f. 32]
Pse ishte e ndaluar ‘marrja peng e mokrës ose gurit të sipërm të saj’? (Ligj. 24:6) [17 nënt., w04 15/9 f. 26 p. 3]
Me ç’qëndrim duhej të bindeshin izraelitët dhe çfarë duhet të na motivojë kur i shërbejmë Jehovait? (Ligj. 28:47) [24 nënt., w10 15/9 f. 8 p. 4]
Cilat janë tri kërkesat bazë për të jetuar që përmenden te Ligji i përtërirë 30:19, 20? [24 nënt., w10 15/2 f. 28 p. 17]
A duhen shqiptuar me zë të ulët të gjitha fjalët nga Zanafilla deri te Zbulesa? Shpjego. (Jos. 1:8) [8 dhjet., w13 15/4 f. 7 p. 4]
Kush është «princi i ushtrisë së Jehovait» që përmendet te Josiu 5:14, 15 dhe si na inkurajon ky tregim? [8 dhjet., w04 1/12 f. 9 p. 1]
Çfarë e shtyu Akanin të mëkatonte dhe çfarë mund të mësojmë nga shembulli i tij i keq? (Jos. 7:20, 21) [15 dhjet., w10 15/4 f. 20, p. 2, 5]
Si na inkurajon shembulli i Kalebit sot? (Jos. 14:10-13) [29 dhjet., w04 1/12 f. 12 p. 2]