BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • yb17 f. 48-53
  • Afrika

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Afrika
  • Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2017
  • Nëntema
  • U lut të gjente ata që nuk dëgjojnë
  • «Ai fjalim ishte enkas për mua!»
  • «Nuk jam pagane»
  • Erdhën shumë veta
  • Broshura e ndihmoi në martesë
  • Përktheu broshurën
Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2017
yb17 f. 48-53
Njerëz në Sierra-Leone e drejtojnë Kristalin te personat që nuk dëgjojnë, të cilët jetojnë në atë zonë

Sierra-Leone: I japin ndihmë Kristalit

PREDIKOJNË DHE MËSOJNË NË MBARË BOTËN

Afrika

  • VENDE 58

  • POPULLSIA 1.109.511.431

  • LAJMËTARË 1.538.897

  • STUDIME BIBLIKE 4.089.110

U lut të gjente ata që nuk dëgjojnë

Kristali, një misionare që shërben në gjuhën e shenjave në Sierra-Leone, e nisi ditën duke u lutur të gjente persona që nuk dëgjojnë. Atë mëngjes, teksa po kërkonte dikë që kishte takuar më parë, mori një rrugë tjetër nga ajo që merrte zakonisht. I pyeti njerëzit që banonin aty rrotull nëse njihnin ndokënd që nuk dëgjonte, dhe ata i treguan një shtëpi. Aty gjeti një të re që reagoi mirë ndaj mesazhit dhe që pranoi të merrte pjesë në një mbledhje në gjuhën e shenjave. Banorët e pyetën nëse donte të takonte edhe dikë tjetër që nuk dëgjonte. Ky person doli që ishte i përulur e në kërkim të së vërtetës. Edhe pse kishte predikuar në atë rrugë më shumë se një herë, nuk i kishte takuar më parë këta dy veta që takoi atë mëngjes. Kristali është e bindur se nuk do t’i kishte gjetur kurrë pa ndihmën e Jehovait.

«Ai fjalim ishte enkas për mua!»

Emanueli, i cili jeton në Liberi, po udhëtonte me makinë për të ndjekur mbledhjen e fundjavës. Anash rrugës vuri re një të ri të veshur mirë, por që dukej i dërrmuar. Ngaqë e pa në atë gjendje, Emanueli ndaloi për ta pyetur nëse mund ta ndihmonte. Mori vesh që quhej Moisi. Natën e kaluar i kishin vjedhur të gjitha paratë, ndaj donte të vriste veten. Emanueli e dëgjoi deri në fund e pastaj i tha tërë dhembshuri: «Të lutem, hajde me mua në Sallën e Mbretërisë.» Që të dy shkuan në sallë. Moisiu u përlot nga ajo që dëgjoi. Pas fjalimit për publikun, u shpreh tërë gëzim: «Ai fjalim ishte enkas për mua! Dëshmitarët e Jehovait janë të veçantë.» Në fund të mbledhjes, Moisiu pranoi një studim biblik e tani i ndjek rregullisht mbledhjet.

«Nuk jam pagane»

Aminata është një nxënëse 15-vjeçare që jeton në Guineja-Bisau. Kur ishte 13 vjeçe, mësuesi i edukimit figurativ i dha si detyrë klasës të vizatonin maska e objekte të tjera që kishin lidhje me karnavalet. Në vend të tyre Aminata vizatoi një pamje me kafshë dhe bimë e në të shkroi «Parajsa». Kur mësuesi mblodhi punimet, i tha Aminatës se vizatimi i saj nuk kishte lidhje me temën dhe nuk i dha asnjë pikë. Pas orës së mësimit, Aminata iu afrua mësuesit dhe e pyeti:«Nga e kanë origjinën karnavalet?»

«Nga paganët»,​—iu përgjigj mësuesi.

Aminata, nxënëse 15-vjeçare në Guineja-Bisau, vizaton pamje nga parajsa

Guineja-Bisau: Aminata vizaton «Parajsën»

Atëherë Aminata i shpjegoi: «Unë nuk jam pagane, kështu që nuk marr pjesë në këto festa. Besoj se së shpejti Zoti do ta kthejë tokën në parajsë dhe pikërisht këtë vizatova.» Mësuesi i tha se do t’ia përsëriste provimin, duke i dhënë pyetje me shkrim kësaj here. Cili qe rezultati? Ajo mori 18 pikë nga 20 të mundshmet.

Erdhën shumë veta

Grupi i izoluar në një fshat të vogël në Malavi ka shtatë lajmëtarë. Ata i mbajnë mbledhjet në një strukturë shumë të thjeshtë. Të nxitur nga vizita e mbikëqyrësit qarkor, me zell vëllezërit i ftuan njerëzit të ndiqnin Përkujtimin e vdekjes së Jezuit. Oratori e mbajti fjalimin e Përkujtimit nën dritën e llambave me vaj, që ishin varur lart. Ai kishte pak hapësirë, ngaqë e rrethonin shumë të interesuar. Përfytyroni gëzimin e 7 lajmëtarëve kur morën vesh se kishin qenë 120 të pranishëm!

Përkujtimi në një grup të izoluar në Malavi, ku morën pjesë 120 veta

Malavi: Përkujtimin e ndoqën 120 veta

Broshura e ndihmoi në martesë

Dëshmia publike speciale në metropol shpesh sjell bekime që nuk duken menjëherë. Në Lome, kryeqytetin e Togos, me ngurrim një grua iu afrua një stende dhe mori broshurën Familja jote mund të jetë e lumtur. Pastaj diskutuan pak për shkrimin e Efesianëve 5:3. Gruaja shkëmbeu numrin e telefonit me Dëshmitarët. Dy javë më vonë, ajo u telefonoi dhe u tha: «Nuk i kam pasur hiç qejf Dëshmitarët e Jehovait. Gjithsesi e lexova broshurën dhe ishte fantastike. Tashmë, falë saj kam zgjidhur disa nga problemet që kam në martesë, madje kam ndihmuar edhe dy çifte të tjera. E kisha gabim për Dëshmitarët e Jehovait. Ju lutem ejani të studioni Biblën me mua.» Gruaja dhe një nga çiftet që kishte ndihmuar filluan të studionin Biblën.

Përktheu broshurën

Ankasia është një qytet i vogël në Ganë. Vetëm pak tregtarë shesin mallrat e tyre përgjatë rrugës kryesore. Sidoqoftë, çdo të hënë vëllezërit dalin të predikojnë me një stendë literature. Pasi një vëlla i quajtur Samuel i dha dëshmi Enokut, ky i fundit pranoi broshurën Dëgjoje Perëndinë dhe e pyeti nëse kishin ndonjë botim në gjuhën kusal.

Stendë për dëshminë publike në Ankasie, Ganë
Enoku i jep Samuelit broshurën e përkthyer në gjuhën kusal

Ganë: Përktheu broshurën në gjuhën kusal

Samueli iu përgjigj: «Më vjen keq, nuk kemi. Por kemi broshura në gjuhën frafra.» (Gjuha frafra është e ngjashme me gjuhën kusal.) Më vonë, para se Enoku të kthehej në shtëpi, që ndodhej në skajin verior, kërkoi botime për t’ua çuar të afërmve.

Kur shkoi përsëri në Ankasie, i dha Samuelit një dokument. Enoku kishte përkthyer broshurën Dëgjoje Perëndinë në gjuhën kusal. Ai vazhdon të marrë pjesë në mbledhje dhe e studion Biblën rregullisht.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo