BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • yb17 f. 76-81
  • Oqeania

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Oqeania
  • Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2017
  • Nëntema
  • Mësuesja i përgjigjet ftesës pas nëntë vjetësh
  • E lexoi tri herë librin
  • Nxitet nga e bija
  • «Si dele pa bari»
  • Dhurata për terapisten
Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2017
yb17 f. 76-81
Një vëlla duke i predikuar një burri në Fixhi

Fixhi

PREDIKOJNË DHE MËSOJNË NË MBARË BOTËN

Oqeania

  • VENDE 29

  • POPULLSIA 41.051.379

  • LAJMËTARË 98.574

  • STUDIME BIBLIKE 67.609

Mësuesja i përgjigjet ftesës pas nëntë vjetësh

Olivia, e cila jeton në Australi, ishte në kopsht kur ftoi mësuesen për herë të parë në Përkujtim. Çdo vit, për tetë vjet me radhë, Olivia vazhdoi ta bënte këtë. Më në fund, në 2016-n, mësuesja e telefonoi për t’i thënë se kishte dëshirë të merrte pjesë. Ajo u shpreh se ndihej e nderuar që Olivia e kishte ftuar çdo vit. Kështu erdhi në Përkujtim bashkë me të shoqin. Ai përmendi se kujtonte kur u ndërtua Salla e Mbretërisë, ngaqë kishte punuar në këshillin bashkiak. Madje u tregoi vëllezërve se i kishte bërë përshtypje organizimi i punës për ndërtimin e Sallës së Mbretërisë. Të dy u kënaqën shumë në Përkujtim dhe ishin mes atyre që u larguan të fundit.

Olivia në Australi, duke folur në telefon me mësuesen

Australi: Këmbëngulja e Olivias u shpërblye pas nëntë vjetësh

E lexoi tri herë librin

Jasinti dhe e shoqja jetojnë në Timorin Lindor. Si katolikë të devotshëm, ata u befasuan kur nipi i Jasintit u bë Dëshmitar i Jehovait dhe nuk bashkohej më me familjen në ceremonitë fetare. Meqë donte të provonte që nipi e kishte gabim, Jasinti vendosi të lexonte librin Çfarë mëson vërtet Bibla? I gjithë synimi i tij ishte të gjente mësime të rreme. Më pas i tha së shoqes: «E lexova librin. Gjithçka ishte e vërtetë.»

Ajo e kundërshtoi: «S’e ke lexuar mirë. Lexoje përsëri, por këtë herë ngadalë.»

Jasinti bëri tamam kështu dhe prapë i tha së shoqes: «Nuk ka asgjë që nuk shkon. Përkundrazi, çdo gjë vjen nga Bibla. Madje, edhe kur shpjegon se përse nuk duhen adhuruar të vdekurit, jep argumente nga Bibla.»

Ajo këmbënguli: «Lexoje për herë të tretë e nënvizo çdo paragraf​—studioje si duhet. Me siguri do gjesh gabime.»

Jasinti e studioi librin me shumë kujdes, duke nënvizuar çdo paragraf. Pas këtij leximi të vëmendshëm ai u shpreh: «Gjithçka është e vërtetë. Nipi ka të drejtë.» Tani Jasinti studion Biblën me Dëshmitarët e Jehovait.

Nxitet nga e bija

Një pioniere, banore e Guamit, takoi një grua nga Ponpei dhe i tregoi videon Pse ta studiosh Biblën? Motra i tha se do të kthehej përsëri. Ajo shkoi disa herë për ta takuar, por nuk e gjente në shtëpi. Një rast, kur i doli vajza te dera, motra jonë i tregoi një video nga seria Bëhu mik i Jehovait. Vajzës i pëlqeu shumë. Herën tjetër, derën e hapi e ëma, e cila reagoi mirë ndaj mesazhit të Biblës. Me sa duket, e bija i kishte thënë se duhet të shkonin në kishën e gruas që i tregoi videon. Kjo gjë i nxiti asaj interesin. Motra i tregoi si bëhej një studim biblik dhe lanë takim për të vazhduar.

«Si dele pa bari»

Terenci, që shërben si mbikëqyrës qarkor, shkoi së bashku me të shoqen, Stelën, në Inakor, një territor i pacaktuar në Papua Guinenë e Re. Ai tregon: «Ditën e parë, shumë herët në mëngjes, ndërsa ishim ende duke fjetur ra dera. Jashtë po prisnin plot njerëz, kështu që predikuam nga ora gjashtë deri në mesditë. Ndaluam vetëm sa të bënim një dush dhe pas kësaj jashtë na prisnin më shumë persona se në fillim. Ndaj vazhduam predikimin nga ora dy e pasdites deri në mesnatë.» Çifti vendosi që mëngjesin vijues të nisej herët për të vizituar një zonë tjetër. Përsëri shumë persona shkuan tek shtëpia ku rrinin, por nuk i gjetën. Terenci tha: «Kur e morën vesh ku kishim shkuar, erdhën e na gjetën. Edhe një herë predikuam deri në mesditë. Kur u kthyem, një grup tjetër po na priste. E njëjta situatë ndodhi çdo ditë. Njerëzit atje ishin ‘si dele pa bari’.»​—Mat. 9:36

Njerëz në Papua Guinenë e Re kënaqen kur shohin Terencin dhe Stelën që vijnë

Papua Guineja e Re: Njerëzit prisnin me padurim Terencin dhe Stelën

Dhurata për terapisten

Anjeza, një pioniere që jeton në Kaledoninë e Re, kishte dhimbje krahu, ndaj iu desh të shkonte te fizioterapistja. Gjatë terapisë ajo i tha Anjezës se kishte parë kaq shumë njerëz që vuanin, sa pyeste veten mos Zoti ishte mizor. Anjeza falënderoi Jehovain në heshtje që iu krijua mundësia të tregonte të vërtetën për të. Më pas i tregoi terapistes fletushkën A do të kemi gjithmonë vuajtje? dhe i lexoi Zbulesën 21:3, 4.

Terapistja u shpreh: «Nuk jam e sigurt nëse Bibla ime e ka këtë varg; ajo përmban vetëm ungjijtë.» Pasi kuptoi se Anjeza ishte Dëshmitare e Jehovait, ajo i tha se i kishte takuar Dëshmitarët në vendin e saj, në Kili.

Anjezës i erdhi ndër mend se në JW Broadcasting ishte transmetuar një raport nga dega e Kilit. Kështu në vizitën e radhës mori me vete tabletën dhe i tregoi videon terapistes. Terapistja u mallëngjye kur pa Bethelin dhe Sallën e Asambleve në Kili. Pastaj Anjeza i tha: «Kjo është dhurata e dytë që kam për ty, Bibla e plotë, kështu që mund të lexosh Zbulesën 21:3, 4, vargun që të tregova javën e kaluar.» Terapistja u ngrit nga karrigia tërë entuziazëm dhe duke e përqafuar Anjezën u shpreh: «Shumë faleminderit për këto dhurata të mrekullueshme!»

Anjeza, një pioniere në Kaledoninë e Re, duke i treguar një video fizioterapistes

Kaledonia e Re: Fizioterapistja u prek thellë

Vizitën tjetër Anjeza i çoi librin Çfarë mëson vërtet Bibla? dhe i shpjegoi më tej pse vuajnë njerëzit. Terapistja i tha se do të shkonte në Kili për pushime dhe se do ta merrte librin me vete që ta lexonte të tërin.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo