BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • yb17 f. 106-107
  • I mbaj sytë nga Jehovai për drejtim

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • I mbaj sytë nga Jehovai për drejtim
  • Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2017
  • Material i ngjashëm
  • Dashuria e vërtetë e krishterë nuk dështon kurrë
    Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2017
  • Mendoja se kisha jetë të suksesshme
    Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2017
  • E pashë me sytë e mi çfarë thoshte Bibla
    Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2017
  • Përndjekja fetare në Gjeorgji: Deri kur?
    Zgjohuni!—2002
Shih më tepër
Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2017
yb17 f. 106-107

GJEORGJIA

I mbaj sytë nga Jehovai për drejtim

Tamazi Biblaia

  • LINDUR: 1954

  • PAGËZUAR: 1982

  • TË DHËNA: Ndihmoi me shtypjen e botimeve biblike pa u diktuar dhe shërbeu si një nga mbikëqyrësit e parë udhëtues në Gjeorgji, edhe pse rriti katër fëmijë.

Tamazi Biblaia

NËNA u shqetësua shumë kur unë dhe gruaja ime, Tsitsoja, u bëmë Dëshmitarë të Jehovait. Një ditë mblodhi gjithë të afërmit që të më bindnin të mos shoqërohesha më me Dëshmitarët. Më vunë përpara një zgjedhjeje: ose të ndryshoja mendje, ose do të më dëbonin nga familja.

Vendosa të ikja nga qyteti. Meqë isha metalpunues, mendova të jetoja në qytetin e dytë më të madh në Gjeorgji, Kutaisi, ku mund të gjeja punë kollaj. Po ashtu e dija se në atë qytet kishte shumë nevojë për lajmëtarë, kështu i mbajta sytë nga Jehovai për drejtim.

S’kaloi shumë dhe takova një nga studentët e mi të Biblës, i cili jetonte në një qytet të vogël të quajtur Ivar. Kur dëgjoi se doja të transferohesha në Kutais, m’u lut të shkoja në qytetin e tij. Më tha: «Kemi një apartament. Unë, gruaja dhe fëmijët do të rrimë në një dhomë, kurse ti dhe gruaja jote mund të përdorni tjetrën.»

Meqenëse po kërkoja drejtimin e Jehovait, i thashë se përkohësisht do ta pranoja ofertën e tij, vetëm nëse gjeja shpejt punë dhe një shtëpi me qera në Ivar. Për habinë time, ai u kthye po atë mbrëmje me një listë ofertash për punë.

Disa ditë më vonë u shpërngulëm me familjen në Ivar. Që ditën e parë, gjeta një punë me rrogë shumë të mirë. Shefi i ri më siguroi një shtëpi të madhe, pronë e kompanisë. Shumë shpejt më kërkuan të ndihmoja me shtypjen e botimeve biblike pa u diktuar. Kishim mjaft vend në shtëpinë tonë të re, prandaj unë dhe gruaja e përdorëm për këtë aktivitet.

Për vite të tëra në shtëpinë tonë të madhe mbaheshin Përkujtimi dhe ngjarje të tjera të veçanta. Nën çatinë tonë u pagëzuan mbi 500 veta. Sa i lumtur jam që pashë prova të drejtimit të Jehovait dhe e ndoqa!

Tamazi Biblaia dhe e shoqja studiojnë Biblën me një burrë
    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo