BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • yb17 f. 110
  • Bibla në gjeorgjisht

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Bibla në gjeorgjisht
  • Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2017
Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2017
yb17 f. 110
Faqe nga Bibla në gjeorgjisht

Katër Ungjijtë e Mokvit, dorëshkrim gjeorgjian i shekullit të 14-të

GJEORGJIA | 1924-1990

Bibla në gjeorgjisht

GJEORGJISHTJA ishte një nga gjuhët e para në të cilat u përkthye Bibla, përkrah atyre armene, koptike, latine, siriake e të tjera. Dorëshkrime të hershme të Ungjijve, letrat e Pavlit dhe Psalmet në gjeorgjisht datojnë në mesin e shekullit të pestë të erës sonë, madje edhe më herët. Në shekujt vijues Bibla u përkthye e u kopjua gjithnjë e më shumë dhe si rezultat pati disa versione të saj.a

Bibla ndikoi thellë në letërsinë dhe në vlerat kulturore të popullit gjeorgjian. Për shembull, historia tragjike e mbretëreshës Shushanikë, ndoshta e shkruar në fund të shekullit të pestë, u referohet drejtpërdrejt ose tërthorazi pjesëve nga Bibla. Në poemën e tij epike Vepkhis tqaosani (Kalorësi me lëkurë pantere), të shkruar rreth vitit 1220, poeti Shota Rustaveli iu referua vlerave morale të krishtere. Ai shkroi për miqësinë, bujarinë dhe dashurinë për të panjohurin, vlera që ende shihen si ideale morale për popullin gjeorgjian.

a Për më shumë informacion, shih artikullin «Një thesar i fshehur prej shekujsh» në Kullën e Rojës të 1 qershorit 2013.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo