BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • yb17 f. 26-29
  • Kushtimi i degëve

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kushtimi i degëve
  • Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2017
  • Material i ngjashëm
  • Ngjarjet kryesore të vitit të kaluar
    Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2004
  • Kushtimet e degëve
    Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2014
  • Ngjarje të rëndësishme të vitit të kaluar
    Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2002
  • Kushtimi i degëve
    Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2016
Shih më tepër
Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2017
yb17 f. 26-29
Stivën Let, nga Trupi Udhëheqës, mban fjalimin e kushtimit të zyrës së degës në Kirgizistan

Kirgizistan

NGJARJE TË SPIKATSHME NGA VITI I KALUAR

Kushtimi i degëve

VULLNETARË ndërtimi, të huaj e vendës, punuan pa u lodhur për një vit e gjysmë që të zgjeronin dhe të bënin më bashkëkohore godinat e degës në kryeqytetin e Kirgizistanit, Bishkek. Programi i kushtimit u mbajt më 24 tetor 2015, vetëm një muaj pasi përfundoi projekti. Mbi 3.000 të pranishmit, në 18 Salla Mbretërie dhe 5 ambiente të tjera, ishin shumë të emocionuar që po e ndiqnin programin në lidhje direkte. Vëllai Stivën Let, nga Trupi Udhëheqës, mbajti fjalimin e kushtimit që kishte temën motivuese «Shërbejini Jehovait me gjithë zemër». Ditën vijuese, pjesa dërrmuese e lajmëtarëve në atë vend dëgjuan një program besimforcues.

Zyra e degës në Kirgizistan

Dega e Kirgizistanit

Të shtunën, më 14 maj 2016, 6.435 të pranishëm ndoqën programin e kushtimit të zyrës së degës në Armeni, e cila zë 6 kate të një godine të bukur banimi prej 18 katesh. Gjatë programit u kushtuan edhe një Sallë Asamblesh e godinat për Shkollën për Ungjillëzuesit e Mbretërisë. Fjalimet që u mbajtën gjatë programit theksuan fillesat e shërbëtorëve të Jehovait në Armeni. Vepra nisi mes emigrantëve armenë në Shtetet e Bashkuara në fillim të shekullit 20, e vazhdoi në Armeni në mes të viteve 70, kur vendi ishte ende pjesë e Bashkimit Sovjetik. Kohët e fundit organizata u regjistrua ligjërisht e kjo bëri të mundur formimin e degës. Shumë nga të pranishmit as që e kishin menduar se do të shihnin zhvillime teokratike kaq emocionuese. Momenti më prekës ishte kur të gjithë në auditor ranë dakord njëzëri me vëllanë Dejvid Splejn, nga Trupi Udhëheqës, se këto godina të bukura ia kushtonin Jehovait.

Dejvid Splejn, anëtar i Trupit Udhëheqës, mban fjalimin e kushtimit të zyrës së degës në Armeni; miq që ndjekin programin e fundjavës; kërcim tradicional armen

Armeni

Lart: Programi i kushtimit të degës së Armenisë

Qendër: Motra e vëllezër që ndjekin programin e veçantë të fundjavës

Poshtë: Kërcim tradicional armen gjatë mbrëmjes

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo