BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • 2 Samuelit 18
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

Përmbajtja e 2 Samuelit

      • Absalomi mposhtet dhe vdes (1-18)

      • Davidin e njoftojnë për vdekjen e Absalomit (19-33)

2 Samuelit 18:1

Referime anësore

  • +Pr 20:18

2 Samuelit 18:2

Referime anësore

  • +2Sa 8:16; 10:7
  • +2Sa 23:18, 19
  • +1Kr 2:15, 16
  • +2Sa 15:19, 21

2 Samuelit 18:3

Referime anësore

  • +2Sa 21:17
  • +2Sa 17:1-3; Va 4:20

2 Samuelit 18:5

Referime anësore

  • +2Sa 18:12

2 Samuelit 18:6

Referime anësore

  • +2Sa 17:26

2 Samuelit 18:7

Referime anësore

  • +Ps 3:7; Pr 24:21, 22
  • +2Sa 16:15

2 Samuelit 18:9

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «midis qiellit dhe tokës».

2 Samuelit 18:10

Referime anësore

  • +2Sa 8:16; 18:2

2 Samuelit 18:12

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «të më peshonin në pëllëmbë të dorës».

Referime anësore

  • +2Sa 18:5

2 Samuelit 18:14

Shënimet

  • *

    Një mundësi tjetër «shtiza; heshta». Fjalë për fjalë «shufra».

2 Samuelit 18:15

Referime anësore

  • +2Sa 12:10; Pr 2:22; 20:20; 30:17

2 Samuelit 18:17

Referime anësore

  • +Js 7:24, 26; 8:29; 10:23, 27

2 Samuelit 18:18

Shënimet

  • *

    Ose «Ultësirën».

Referime anësore

  • +Zn 14:17
  • +2Sa 14:27

2 Samuelit 18:19

Referime anësore

  • +2Sa 15:35, 36; 17:17
  • +Ps 9:4

2 Samuelit 18:20

Referime anësore

  • +2Sa 18:5

2 Samuelit 18:21

Referime anësore

  • +Zn 10:6

2 Samuelit 18:23

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «nëpër krahinë».

2 Samuelit 18:24

Referime anësore

  • +2Sa 18:4
  • +2Mb 9:17

2 Samuelit 18:27

Referime anësore

  • +2Sa 18:19

2 Samuelit 18:28

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «ngritën dorë».

Referime anësore

  • +2Sa 22:47; Ps 144:1

2 Samuelit 18:29

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «dhe shërbëtorin tënd».

Referime anësore

  • +2Sa 18:22

2 Samuelit 18:31

Referime anësore

  • +2Sa 18:21
  • +2Sa 22:49; Ps 55:18; 94:1; 124:2, 3

2 Samuelit 18:32

Referime anësore

  • +Ps 27:2

2 Samuelit 18:33

Referime anësore

  • +2Sa 12:10; 17:14; 19:1; Pr 19:13

Të përgjithshme

2 Sam. 18:1Pr 20:18
2 Sam. 18:22Sa 8:16; 10:7
2 Sam. 18:22Sa 23:18, 19
2 Sam. 18:21Kr 2:15, 16
2 Sam. 18:22Sa 15:19, 21
2 Sam. 18:32Sa 21:17
2 Sam. 18:32Sa 17:1-3; Va 4:20
2 Sam. 18:52Sa 18:12
2 Sam. 18:62Sa 17:26
2 Sam. 18:7Ps 3:7; Pr 24:21, 22
2 Sam. 18:72Sa 16:15
2 Sam. 18:102Sa 8:16; 18:2
2 Sam. 18:122Sa 18:5
2 Sam. 18:152Sa 12:10; Pr 2:22; 20:20; 30:17
2 Sam. 18:17Js 7:24, 26; 8:29; 10:23, 27
2 Sam. 18:18Zn 14:17
2 Sam. 18:182Sa 14:27
2 Sam. 18:192Sa 15:35, 36; 17:17
2 Sam. 18:19Ps 9:4
2 Sam. 18:202Sa 18:5
2 Sam. 18:21Zn 10:6
2 Sam. 18:242Sa 18:4
2 Sam. 18:242Mb 9:17
2 Sam. 18:272Sa 18:19
2 Sam. 18:282Sa 22:47; Ps 144:1
2 Sam. 18:292Sa 18:22
2 Sam. 18:312Sa 18:21
2 Sam. 18:312Sa 22:49; Ps 55:18; 94:1; 124:2, 3
2 Sam. 18:32Ps 27:2
2 Sam. 18:332Sa 12:10; 17:14; 19:1; Pr 19:13
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
2 Samuelit 18:1-33

Libri i dytë i Samuelit

18 Pastaj Davidi numëroi njerëzit që ishin me të dhe vuri mbi ta krerë të mijësheve e të qindësheve.+ 2 Një të tretën e njerëzve Davidi e dërgoi nën komandën e Joabit,+ një të tretën nën komandën e vëllait të Joabit, Abishait,+ djalit të Zerujasë,+ dhe një të tretën nën komandën e gititit Itá.+ Pastaj mbreti u tha njerëzve: «Edhe unë do të vij me ju.» 3 Por ata thanë: «Ti nuk duhet të vish,+ sepse edhe po t’ia mbathim ne, edhe po të vritet gjysma prej nesh, atyre s’do t’u bjerë ndër mend për ne, kurse ti vlen sa 10.000 nga ne.+ Prandaj do të ishte më mirë nëse na ndihmon nga qyteti.» 4 Mbreti u tha: «Do të bëj si t’ju duket më mirë.» Kështu mbreti qëndroi pranë portës së qytetit, kurse tërë njerëzit dolën sipas qindësheve e sipas mijësheve. 5 Më pas mbreti urdhëroi Joabin, Abishain dhe Itain: «Mos e trajtoni ashpër të riun Absalom, për hatrin tim.»+ Tërë njerëzit e dëgjuan urdhrin që u dha mbreti gjithë krerëve për Absalomin.

6 Tani, njerëzit shkuan drejt fushës që të ndesheshin me Izraelin; beteja u bë në pyllin e Efraimit.+ 7 Atë ditë, shërbëtorët e Davidit+ e mundën popullin e Izraelit+ dhe u bë masakër e madhe: vdiqën 20.000 burra. 8 Beteja u shtri në mbarë rajonin, dhe atë ditë më shumë njerëz përpiu pylli sesa shpata.

9 Në fund Absalomi u gjend përballë shërbëtorëve të Davidit. Absalomi i kishte hipur një mushke e cila kaloi nën degët e dendura të një peme të madhe dhe koka e tij ngeci keq te kjo pemë, prandaj mbeti i varur në ajër,* ndërsa mushka vazhdoi rrugën. 10 Pastaj dikush e pa dhe i tha Joabit:+ «Pashë Absalomin të varur në një pemë të madhe.» 11 Joabi ia ktheu: «Nëse e pe, pse nuk e vrave në vend? Atëherë do të kisha dhënë me kënaqësi dhjetë monedha argjendi dhe një brez.» 12 Por ai i tha Joabit: «Edhe sikur të më jepnin* 1.000 monedha argjendi, nuk do të ngrija dorë kundër djalit të mbretit, sepse e dëgjuam vetë që mbreti të urdhëroi ty, Abishain dhe Itain: ‘Secili prej jush të kujdeset që të mos i ndodhë ndonjë e keqe të riut Absalom.’+ 13 Nëse nuk do të isha bindur dhe do t’ia kisha marrë jetën, me siguri mbreti do ta merrte vesh, dhe ti s’do të më mbroje.» 14 Atëherë Joabi tha: «Kot që humbas kohë me ty!» Kështu mori tri shigjeta* në dorë dhe ia nguli tejpërtej në zemër Absalomit, ndërkohë që ishte ende gjallë mes degëve të pemës së madhe. 15 Pastaj erdhën dhjetë shërbëtorë që mbanin armët e Joabit dhe e goditën Absalomin derisa vdiq.+ 16 Atëherë Joabi i ra bririt dhe njerëzit u kthyen e nuk e ndoqën më Izraelin; Joabi i urdhëroi të ktheheshin pas. 17 Ata e morën Absalomin, e hodhën në një gropë të madhe në pyll dhe ngritën mbi të një pirg shumë të madh me gurë.+ Ndërkohë tërë izraelitët ia mbathën në shtëpitë e tyre.

18 Kur ishte gjallë, Absalomi kishte ngritur një shtyllë për vete në Luginën* e Mbretit,+ sepse thoshte: «Unë s’kam djalë që ta ruajë kujtimin e emrit tim.»+ Kështu i vuri shtyllës emrin e vet dhe ajo quhet Përmendorja e Absalomit deri sot e kësaj dite.

19 Ahimazi,+ djali i Sadokut, tha: «Të lutem, më lër të vrapoj e t’ia çoj lajmin mbretit, sepse Jehovai i ka siguruar drejtësi dhe e ka çliruar nga armiqtë e vet.»+ 20 Por Joabi i tha: «Ti nuk do të çosh lajme sot. Një ditë tjetër po, por sot nuk do të çosh lajme, sepse ka vdekur djali i mbretit.»+ 21 Atëherë Joabi i tha një kushiti:+ «Shko, tregoja mbretit atë që ke parë.» Me të dëgjuar këtë, kushiti u përkul para Joabit dhe iku me vrap. 22 Ahimazi, djali i Sadokut, i tha përsëri Joabit: «Të ndodhë ç’të ndodhë! Të lutem, lërmë të vrapoj edhe unë pas kushitit.» Por Joabi tha: «Pse të vraposh, biri im, përderisa s’ke asnjë lajm për të çuar?» 23 Megjithatë ai tha prapë: «Të ndodhë ç’të ndodhë, lërmë të vrapoj.» Atëherë Joabi ia ktheu: «Vrapo, pra!» Ahimazi vrapoi nëpër udhën e krahinës së Jordanit,* dhe më në fund ia kaloi kushitit.

24 Ndërkohë Davidi po rrinte ulur mes dy portave të qytetit.+ Roja+ u ngjit në tarracën e portës pranë murit, dhe kur ngriti sytë, pa një burrë që po vraponte i vetëm. 25 Atëherë roja thirri dhe i tregoi mbretit, që i tha: «Nëse është vetëm, po sjell lajme.» Ndërsa ai afrohej gjithnjë e më shumë, 26 roja pa një burrë tjetër që po vraponte. Prandaj i thirri derëtarit: «Ja, edhe një burrë tjetër po vrapon i vetëm!» Mbreti i tha: «Edhe ky po sjell lajme.» 27 Roja tha: «Po shoh se burri i parë vrapon si Ahimazi,+ djali i Sadokut.» Kështu mbreti i tha: «Ai është burrë i mirë dhe sjell lajme të mira.» 28 Atëherë Ahimazi i thirri mbretit: «Gjithçka është mirë!» Pastaj u përkul me fytyrë përtokë para mbretit dhe tha: «Lëvduar qoftë Jehovai, Perëndia yt, që i ka dorëzuar në duart e tua njerëzit që u rebeluan* kundër teje, o mbret!»+

29 Megjithatë mbreti e pyeti: «A është mirë i riu Absalom?» Ahimazi iu përgjigj: «Kur Joabi dërgoi shërbëtorin e mbretit dhe mua,* pashë një rrëmujë të madhe, por nuk e mora vesh çfarë ishte.»+ 30 Atëherë mbreti tha: «Dil mënjanë dhe qëndro këtu.» Menjëherë ai doli mënjanë dhe qëndroi atje.

31 Pastaj arriti kushiti+ dhe i tha: «Zotëria im, mbreti, e pranoftë këtë lajm: sot Jehovai të ka siguruar drejtësi e të ka çliruar nga dora e të gjithë atyre që u rebeluan kundër teje!»+ 32 Por mbreti e pyeti kushitin: «A është mirë i riu Absalom?» Kushiti iu përgjigj: «Si ai i ri u bëfshin gjithë armiqtë e zotërisë tim, mbretit, dhe të gjithë ata që u rebeluan kundër teje për të të bërë keq!»+

33 Mbreti u trondit dhe u ngjit në dhomën që gjendej në tarracën e portës. Ndërsa ecte nëpër dhomë, ai qante dhe thoshte: «Oh, djali im Absalom, djali im, djali im Absalom! Ah, sikur të kisha vdekur unë në vendin tënd, o Absalom, djali im, djali im!»+

Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo