Libri i dytë i Samuelit
22 Ditën që Jehovai e çliroi nga dora e gjithë armiqve+ dhe nga dora e Saulit,+ Davidi i drejtoi Jehovait fjalët e kësaj kënge.+ 2 Ai tha:
«Jehovai është shkrepi im, kalaja ime,+ çlirimtari im;+
3 Perëndia është shkëmbi im,+ tek ai gjej strehë;
ai është mburoja ime+ dhe briri im i shpëtimit,* streha* ime e sigurt,+
vendi drejt të cilit vrapoj,+ shpëtimtari im;+ ai që më shpëton nga dhuna.
4 I lutem Jehovait, se veç ai është i denjë të lëvdohet,
veç ai do të më shpëtojë nga armiqtë e mi.
7 Në vuajtjen time Jehovait i lutesha,+
Perëndisë tim i thërrisja.
Nga tempulli i tij, zërin ma dëgjoi,
e në vesh, thirrja ime për ndihmë atij i shkoi.+
8 Toka nisi të dridhej e të tundej;+
themelet e qiejve u lëkundën,+
e nga zemërimi i tij, u shkundën vendit.+
9 Nga flegrat e hundës tym i doli
e nga goja zjarr që përpin, i gufoi,+
prush i ndezur prej tij flakëroi.
12 E më pas si strehë rreth vetes errësirën vuri,+
në retë e dendura e të errëta të shtrëngatës u strehua.
13 Nga drita shkëlqimplotë e pranisë së tij,
thëngjij të zjarrtë u ndezën.
16 Nga qortimi i Jehovait,
nga shkulmi i frymës së flegrave të tij,+
deti doli në shesh,+
themelet e tokës u zbuluan.
17 Nga atje lart, ai dorën shtriu e më mori,
e nga të thellat ujëra më nxori.+
18 Nga armiqtë e mi të fuqishëm më shpëtoi,+
nga më të fortët që më urrenin, më çliroi.
19 Në ditë të keqe ata m’u vërsulën,+
por Jehovai m’u bë krah.
21 Jehovai më shpërblen sipas drejtësisë sime,+
po, sipas pafajësisë* së duarve të mia më shpërblen,+
22 sepse në udhët e Jehovait kam qëndruar,
Perëndinë tim nuk e kam braktisur, jo, me ligësi nuk kam vepruar.
26 Me besnikun, ti vepron me besnikëri,+
njeriun e pafajshëm,* ti nuk e ngarkon me faj,+
27 me zemërpastrin, tregohesh i pastër,+
29 Ti je llamba ime, o Jehova!+
Jehovai është ai që hedh dritë mbi errësirën që më rrethon.+
30 Falë ndihmës sate, banda kusarësh mund të sulmoj,
falë fuqisë së Perëndisë, mure mund të kaloj.+
Ai është mburoja e të gjithë atyre që gjejnë strehë tek ai.+
32 E kush tjetër është Perëndi veç Jehovait?!+
Kush tjetër është shkëmb veç Perëndisë tonë?!+
34 Këmbëlehtë si dreri më bën të vrapoj,
ndaj në shpate të thepisura i palëkundur qëndroj.+
35 Duart për luftë m’i stërvit,
e me krahët e mi mund të tendos një hark bakri.
36 Me mburojën tënde të shpëtimit ti më mbron;
përulësia jote më bën të madh.+
37 Shtegun ku eci, ti e bën të gjerë,
ndaj këmbët nuk do të më shkasin asnjëherë.+
38 Do t’i ndjek e do t’i zhduk armiqtë e mi,
pa i shfarosur, nuk do të kthehem kurrsesi.
39 Do t’i shfaros e copë-copë do t’i bëj sa të mos ngrihen më,+
në këmbët e mia përtokë do të bien.
42 Për ndihmë ata thërrasin, por s’ka kush i shpëton;
madje i thërrasin edhe Jehovait, por ai nuk i dëgjon.+
43 Grimca-grimca do t’i bëj si pluhurin e tokës,
do t’i thërrmoj dhe do t’i shtyp si llucën e rrugëve.
44 Nga akuzat e pareshtura të popullit tim do të më shpëtosh,+
45 Të huajt do të struken kokulur para meje;+
me të dëgjuar për mua do të më nënshtrohen.
46 Të huajve s’do t’u mbetet fije guximi,*
e nga fortesat do të dalin me ethe drithërimi.
47 Jehovai është gjallë! Shkëmbi im qoftë lëvduar!+
Perëndia, shkëmbi i shpëtimit tim, qoftë lartësuar!+
49 Nga armiqtë e mi, ti më çliron,