Jobi
39 E di ti kohën kur lindin dhitë e malit?+
I ke parë drenushat kur sjellin të vegjlit në jetë?+
2 I numëron dot muajt e tyre të barrës?
E di kohën kur lindin?
3 Ato kërrusen kur sjellin në jetë të vegjlit,
e kështu dhembjet e lindjes marrin fund.
4 Të vegjlit e tyre bëhen të fortë e rriten në fushë,
pastaj largohen e nuk kthehen më.
5 Kush e la të lirë gomarin e shkretëtirës?+
Kush ia zgjidhi litarin gomarit të egër?
6 Unë i dhashë për shtëpi rrafshinën e shkretë
dhe për banesë tokën e kripur.
7 Ai e përbuz rrëmujën e qytetit;
të bërtiturat e një pronari as që i dëgjon,
8 endet kodrave që të gjejë kullotë
dhe çdo gjë të gjelbër kërkon.
9 Mos, vallë, i pëlqen demit të egër të të shërbejë?+
Mos, vallë, do ta kalonte natën në stallën* tënde?
10 A do ta lidhje demin e egër që të hapte brazda?
A do të vinte i bindur pas teje për të lëruar* luginën?
11 A do t’i besoje forcës së tij të madhe
e ta lije në dorë të tij punën tënde të rëndë?
13 Krahët e strucit rrahin me gëzim,
por, a mund të krahasohen pendët e puplat e tij me të lejlekut?+
14 Struci i shtron vezët përtokë
dhe i vë të ngrohen në dhé,
15 por harron që ndonjë këmbë mund t’i shkelë
a ndonjë kafshë e egër mund t’i shtypë.
16 Sillet ashpër me të vegjlit, si të mos ishin të vetët;+
s’ka frikë se mos i shkon mundi kot.
17 Se Perëndia nuk i ka dhënë* mençuri
dhe as i ka dhuruar aftësi për të kuptuar.
18 Por kur ngrihet dhe rreh krahët,
përqesh kalin e kalorësin.
19 A ia jep ti fuqinë kalit?+
A ia vesh ti qafën me jele që valëviten?
20 A e bën dot të kërcejë si karkalec?
Turfullima e tij krenare të ngjall frikë.+
22 Qesh me frikën e s’e tremb asgjë;+
ai nuk sprapset për shkak të shpatës.
23 Kukura* e shigjetave i përplaset në trup,
e nën dritën e diellit heshta e shtiza vezullojnë.
25 Me të dëgjuar bririn, thotë: ‘Ah, sa mirë!’
E nuhat betejën që nga larg,
thirrjen e komandantëve dhe britmat e luftës.+
26 Mos e mësove ti fajkoin të fluturojë?
Mos e mësove të hapë krahët drejt jugut?
27 Mos, vallë, e urdhëron ti shqiponjën të fluturojë lart+
dhe ta ngrejë folenë në kreshta të larta?+
28 Ajo e kalon natën shkëmbinjve;
banon në fortesën e vet mbi shkrep.*
29 Nga atje lart kërkon ushqim,+
se sytë e saj shohin shumë larg.
30 Zogjtë e saj thithin gjak,
dhe ku ka të vrarë, atje ndodhet ajo.»+