Psalmi
Psalm i Davidit.
103 Lëvdo Jehovain, o shpirti* im!
Emrin e tij të shenjtë gjithë qenia ime e lëvdoftë!
2 Lëvdo Jehovain, o shpirti im!
Kurrë mos harro gjithë sa ka bërë ai!+
11 Vërtet, sa madhështorë ngrihen* qiejt përmbi tokën,
po aq e madhe është dashuria e tij besnike për ata që e nderojnë thellësisht.*+
12 Sa larg është lindja nga perëndimi,
aq shumë i ka larguar nga ne fajet tona.+
13 Siç tregon mëshirë babai për bijtë e vet,
ashtu tregon mëshirë Jehovai për këdo që e nderon thellësisht.+
15 Ditët e vdekatarit janë si ditët e barit të gjelbër;+
ai çel si lulet në livadhe+
16 që zhduken sapo të fryjë era
sikur të mos kishin ekzistuar kurrë.*
17 Kurse dashuria besnike e Jehovait
zgjat mot e jetë* për ata që e nderojnë thellësisht,+
dhe drejtësia e tij, për bijtë e bijve,+
18 për ata që respektojnë besëlidhjen e tij+
dhe i zbatojnë me kujdes urdhrat e tij.
20 Lëvdoni Jehovain, ju o engjëjt e tij+ shumë të fuqishëm,
22 Lëvdo Jehovain, i gjithë ti krijim,
në të gjitha vendet ku mbretëron ai!*
Lëvdo Jehovain, o shpirti im!