Psalmi
Këngë e Asafit.+
50 Perëndia i perëndive, Jehovai,*+ ka folur;
mbarë tokën pranë vetes thërret
që nga lindja deri në perëndim.
2 Perëndia hedh dritë nga Sioni,
nga përsosmëria e bukurisë.+
3 Perëndia ynë do të vijë dhe s’ka për të heshtur.+
5 «Mblidhini pranë meje besnikët e mi,
ata që me anë të një flijimi bëjnë një besëlidhje me mua.»+
6 Kupa qiellore i bën jehonë drejtësisë së tij,
sepse vetë Perëndia është Gjykatës.+ (Selah)
7 «Më dëgjo, o populli im, dhe unë do të flas;
o Izrael, kundër teje kam për të dëshmuar.+
Unë jam Perëndia, po, Perëndia yt.+
8 Nuk do të të qortoj për flijimet e tua,
as për blatimet e djegura që m’i vë gjithnjë përpara syve.+
9 Nuk kam nevojë për ndonjë dem nga shtëpia jote,
as për ndonjë cjap nga vatha jote,+
10 sepse çdo kafshë e pyllit më përket mua,+
madje mijëra e mijëra kafshë nëpër male.
11 Unë i njoh mirë tërë zogjtë e malit+
dhe kafshët e panumërta të tokës janë të miat.
12 Po të kisha uri, nuk do të të kërkoja bukë ty,
sepse mua më përket toka dhe gjithçka në të.+
13 Mos kam nevojë të ha mishin e demave?!
Mos kam nevojë të pi gjakun e cjepve?!+
16 Kurse të ligut Perëndia do t’i thotë:
19 Me gojën tënde mbjell veç ligësi
e nga gjuha s’të shqiten mashtrimet.+
21 Kur i bëre këto gjëra,
unë ndenja në heshtje,
ndaj kujtove se isha tamam si ti.
Por tani do të të korrigjoj
dhe do ta parashtroj çështjen time kundër teje.+
22 Ju lutem, ju që më harroni mua, Perëndinë tuaj,+
mendohuni mirë për këtë që po ju them,
që të mos ju bëj copë-copë e të mos ketë kush t’ju shpëtojë.
23 Ai që më jep falënderime si flijim, më jep lavdi;+
ai që ndjek udhën e drejtë pa u lëkundur,
ka për të parë shpëtimin që vjen nga Perëndia.»+