Psalmi
Për mjeshtrin e korit; të luhet sipas melodisë: «Zambakët.» Psalm i Davidit.
69 Shpëtomë, o Perëndi, se ujërat po më mbytin, po ma marrin jetën.+
2 Thellë në llucë jam fundosur e toka më rrëshqet nën këmbë;+
në ujëra të thella kam rënë e rryma më ka marrë me vete.+
4 Ata që më urrejnë pa shkak,+
janë më të shumtë se fijet e flokëve të mi.
Armiqtë e mi të pabesë,*
po, ata që duan të më heqin qafe, janë shtuar shumë;
m’u desh ta ktheja mbrapsht atë që as nuk e kisha vjedhur.
5 O Perëndi, ti e njeh marrëzinë time,
fajin tim prej teje unë s’mund ta fsheh.
6 O Zotëri Sovran, Jehovai i ushtrive,
mos u turpërofshin prej meje ata që shpresojnë te ti!
Mos u poshtërofshin prej meje ata që të kërkojnë ty, o Perëndi i Izraelit!
8 Jam bërë i panjohur për vëllezërit e mi,
i huaj për bijtë e nënës sime.+
10 Më shanin kur e përulja veten dhe agjëroja.*
11 U bëra gazi i botës* kur vishesha vetëm me copë thesi.*
12 E tani, ata që ulen te porta e qytetit më marrin nëpër gojë,
dhe pijanecët më bëjnë refrenin e këngës së tyre.
13 O Jehova, ardhtë lutja ime në veshët e tu në një kohë të favorshme,+ o Perëndi!
Përgjigjmu me dorën tënde shpëtimtare+ për hir të dashurisë sate besnike të pakufishme.
14 Nxirrmë nga lluca e mos më lër të fundosem!
Çliromë nga ata që më urrejnë dhe nga këto ujëra të thella!+
15 Mos lër që ujërat e rrëmbyera të më marrin me vete,+
mos e lër thellësinë e detit të më përpijë,
16 Përgjigjmu, o Jehova, sepse dashuria jote besnike është e mirë!+
Kthehu nga unë për hir të mëshirës sate të madhe!+
17 Mos i largo sytë nga shërbëtori yt!+
Përgjigjmu shpejt se jam në pikë të hallit!+
18 Eja pranë meje e më shpëto!
Më shpengo* nga duart e armiqve të mi!
19 Ti vetë e sheh poshtërimin, turpin e çnderimin që po duroj,+
se të gjithë armiqtë e mi janë para syve të tu.
20 Sharjet ma kanë thyer zemrën dhe plaga s’shërohet.*
Shpresoja që dikush të ma qante hallin, por s’kishte njeri,+
prisja që dikush të më ngushëllonte, por s’gjeta asnjë.+
22 U bëftë tryeza e tyre grackë
dhe bollëku iu ktheftë në lak!+
23 Iu errshin sytë që të mos shohin
dhe iu dridhshin këllqet pa pushim!
24 Derdhe mbi ta indinjatën tënde!*
Zemërimi yt i zjarrtë i përpiftë!+
25 U shkretoftë kampi i tyre,*
e në tendat e tyre mos banoftë kush,+
26 sepse përndjekin atë që godite ti,
e gjithë qejf flasin për dhembjet e atyre që ti plagose.
27 Grumbullo faj mbi faj sipër kokës së tyre!
Mos e gëzofshin drejtësinë tënde!
28 U shofshin nga libri i jetës!*+
Mos iu shkrofshin emrat mes të drejtëve!+
29 Por ti, o Perëndi, më shpëto e më mbro,
se jam i dërrmuar e nga dhembjet rënkoj!+
30 Për emrin tënd, o Perëndi, do të këndoj lavde
e me falënderime ty do të të madhëroj.
31 Kjo do t’i pëlqejë Jehovait më shumë se një dem,
po, më shumë se një dem me brirë e thundra.+
32 Zemërbutët do të shohin mirësinë e Perëndisë dhe do të gëzojnë.
Zemrat tuaja u përtërifshin, o ju që kërkoni Perëndinë,
33 sepse Jehovai i dëgjon të varfrit+
e nuk ka për ta përbuzur popullin e vet të robëruar.+