Proverbat
10 Proverbat e Solomonit.+
Biri i mençur është gëzimi i babait të vet,+
kurse biri i pamend është hidhërimi i nënës së vet.
2 Thesaret e fituara me ligësi nuk sjellin asnjë dobi,
por drejtësia të shpëton nga vdekja.+
3 Jehovai nuk do të lejojë që të drejtët të vuajnë urie,+
dhe të ligjve nuk do t’ua plotësojë dëshirat e pangopura.
5 Ai bir që e mbledh prodhimin gjatë verës, vepron me mend,
kurse ai bir që fle thellë gjatë të korrave, e turpëron veten.+
6 Bekimet prehen mbi kokën e të drejtëve,+
por në gojën e të ligjve fshihen qëllime të dhunshme.
13 Në buzët e njeriut me aftësi dalluese ka mençuri,+
por shkopi është për kurrizin e njeriut pa gjykim të mirë.*+
15 Pasuria është* qytet i fortifikuar për pasanikët.
Varfëria është rrënimi i fukarenjve.+
16 Veprat e të drejtëve sjellin jetë,
kurse veprat e të ligjve të çojnë në rrugën e mëkatit.+
17 Ai që ia vë veshin disiplinës, të çon në shtegun e jetës,*
por ai që e shpërfill korrigjimin, të çon në rrugë të shtrembër.
20 Gjuha e të drejtëve është si argjend i zgjedhur,+
kurse zemra e të ligjve s’vlen për gjë.
23 Sjellja e turpshme është një lojë argëtuese për të marrin,
por mençuria i përket njeriut me aftësi dalluese.+
24 Të ligjve do t’u bjerë mbi kokë ajo që i tmerron,
por të drejtëve do t’u plotësohen dëshirat.+
26 Porsi uthulla për dhëmbët dhe tymi për sytë
është përtaci për punëdhënësin e vet.*
31 Nga goja e të drejtëve del mençuri,*
kurse gjuha e mbrapshtë do të pritet.
32 Buzët e të drejtëve e dinë ç’është e këndshme,
por goja e të ligjve është e mbrapshtë.