BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Gjykatësit 12
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

Përmbajtja e Gjykatësve

      • Luftë me efraimitët (1-7)

        • Prova me fjalën Shiboleth (6)

      • Gjykatësit Ibzan, Elon dhe Abdon (8-15)

Gjykatësit 12:1

Shënimet

  • *

    Një mundësi tjetër «kaluan drejt veriut».

Referime anësore

  • +Gjy 8:1

Gjykatësit 12:3

Shënimet

  • *

    Ose «shpirtin».

Referime anësore

  • +Gjy 11:29

Gjykatësit 12:4

Referime anësore

  • +Lp 3:12, 13

Gjykatësit 12:5

Shënimet

  • *

    Shih Fjalorthin.

Referime anësore

  • +Gjy 3:28; 7:24

Gjykatësit 12:8

Referime anësore

  • +Gjy 2:16

Gjykatësit 12:15

Referime anësore

  • +Zn 36:12; Eks 17:16; Nu 13:29; 1Sa 15:2

Të përgjithshme

Gjyk. 12:1Gjy 8:1
Gjyk. 12:3Gjy 11:29
Gjyk. 12:4Lp 3:12, 13
Gjyk. 12:5Gjy 3:28; 7:24
Gjyk. 12:8Gjy 2:16
Gjyk. 12:15Zn 36:12; Eks 17:16; Nu 13:29; 1Sa 15:2
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
Gjykatësit 12:1-15

Gjykatësit

12 Pastaj burrat e Efraimit u mblodhën, kaluan në Zafon* dhe i thanë Jefteut: «Pse nuk na thirre që të vinim me ty për të luftuar kundër amonitëve?+ Do t’i vëmë zjarrin shtëpisë sate, bashkë me ty brenda.» 2 Por Jefteu u tha: «Unë dhe populli im po bënim gjithë atë luftë kundër amonitëve. Ju thirra për ndihmë, por nuk më shpëtuat nga duart e tyre. 3 Kur pashë se nuk do të më shpëtonit, atëherë vendosa të rrezikoja jetën* e të shkoja kundër amonitëve,+ të cilët Jehovai i dorëzoi në duart e mia. Pse, pra, keni ardhur sot të luftoni kundër meje?»

4 Atëherë Jefteu mblodhi tërë burrat e Galadit+ që të luftonin kundër Efraimit dhe ata e mundën Efraimin, i cili kishte thënë: «Ju galaditë që banoni në Efraim dhe në Manase, jeni veçse të arratisur nga Efraimi.» 5 Galadi vuri nën kontroll vaun* e Jordanit+ që ishte përballë Efraimit dhe kur burrat e Efraimit që përpiqeshin të arratiseshin, thoshin: «Na lini të kalojmë», atëherë burrat e Galadit pyetnin secilin prej tyre: «A je efraimit?» Në rast se përgjigjej: «Jo!», 6 i thoshin: «Mirë, thuaj Shiboleth.» Por ai thoshte «Siboleth», pasi nuk e shqiptonte dot fjalën si duhej. Atëherë e kapnin dhe e vritnin në vaun e Jordanit. Kështu, në atë kohë, u vranë 42.000 efraimitë.

7 Jefteu ishte gjykatës në Izrael për gjashtë vjet. Më vonë, Jefteu, galaditi, vdiq dhe e varrosën në qytetin e tij në Galad.

8 Pas tij, në Izrael ishte gjykatës Ibzani nga Betlehemi,+ 9 i cili pati 30 djem e 30 vajza. Ai i dërgoi vajzat që të martoheshin me burra jashtë fisit dhe po njësoj mori 30 nuse për djemtë e tij. Ai ishte gjykatës në Izrael për shtatë vjet. 10 Më vonë, Ibzani vdiq dhe e varrosën në Betlehem.

11 Pas tij, në Izrael ishte gjykatës Eloni, një zabulonit. Ai ishte gjykatës në Izrael për dhjetë vjet. 12 Më vonë, zabuloniti Elon vdiq dhe e varrosën në Ajalon, në vendin e Zabulonit.

13 Pas tij, në Izrael ishte gjykatës Abdoni, biri i Hilelit, piratonitit. 14 Ai pati 40 djem e 30 nipër të cilët ngisnin 70 gomarë. Ai ishte gjykatës në Izrael për tetë vjet. 15 Më vonë, Abdoni, biri i piratonitit Hilel, vdiq dhe e varrosën në Piraton, në vendin e Efraimit, në malin e amalekitëve.+

Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo