BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Gjykatësit 18
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

Përmbajtja e Gjykatësve

      • Danitët përpiqen të gjejnë një vend (1-31)

        • Marrin idhujt e Mikesë dhe priftin (14-20)

        • Pushtojnë Laishin dhe i vënë emrin Dan (27-29)

        • Adhurojnë idhullin në Dan (30, 31)

Gjykatësit 18:1

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «trashëgimi».

Referime anësore

  • +Gjy 8:23; 1Sa 8:4, 5
  • +Js 19:40
  • +Js 19:47, 48; Gjy 1:34

Gjykatësit 18:2

Referime anësore

  • +Js 19:41, 48
  • +Gjy 17:1, 5

Gjykatësit 18:3

Shënimet

  • *

    Ose «theksin».

Gjykatësit 18:4

Referime anësore

  • +Gjy 17:9, 10

Gjykatësit 18:7

Referime anësore

  • +Js 19:47, 48; Gjy 18:29
  • +Gjy 18:27

Gjykatësit 18:8

Referime anësore

  • +Js 15:20, 33; Gjy 18:2

Gjykatësit 18:10

Referime anësore

  • +Gjy 18:7, 27
  • +Eks 3:8; Lp 8:7-9

Gjykatësit 18:11

Referime anësore

  • +Gjy 18:2

Gjykatësit 18:12

Shënimet

  • *

    Do të thotë «kamp i Danit».

Referime anësore

  • +1Sa 7:1
  • +Gjy 13:24, 25

Gjykatësit 18:13

Referime anësore

  • +Gjy 17:1, 5

Gjykatësit 18:14

Shënimet

  • *

    Ose «perëndi shtëpie». Fjalë për fjalë «terafimë».

  • *

    Ose «shtatore të derdhur».

Referime anësore

  • +Gjy 18:2, 29
  • +Lp 27:15; Gjy 17:4, 5

Gjykatësit 18:15

Referime anësore

  • +Gjy 17:7, 12; 18:30

Gjykatësit 18:16

Referime anësore

  • +Gjy 18:11

Gjykatësit 18:17

Referime anësore

  • +Gjy 18:2
  • +Eks 28:6; Gjy 8:27
  • +Zn 31:19
  • +Le 19:4; Lp 27:15; Gjy 17:3-5
  • +Gjy 17:12

Gjykatësit 18:19

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «Vëre dorën te goja».

  • *

    Ose «ati».

Referime anësore

  • +Gjy 17:12
  • +Gjy 18:30

Gjykatësit 18:20

Referime anësore

  • +Gjy 17:4, 5

Gjykatësit 18:25

Shënimet

  • *

    Ose «burra shpirtvrerosur».

Gjykatësit 18:27

Referime anësore

  • +Js 19:47, 48; Gjy 18:29
  • +Gjy 18:7, 10

Gjykatësit 18:28

Shënimet

  • *

    Ose «ultësirën».

Referime anësore

  • +Nu 13:17, 21

Gjykatësit 18:29

Referime anësore

  • +Js 19:47, 48; Gjy 20:1; 1Mb 4:25; 12:28, 29
  • +Zn 30:6; 32:28
  • +Gjy 18:7

Gjykatësit 18:30

Referime anësore

  • +Gjy 17:1, 4; 18:18
  • +Gjy 17:12
  • +Eks 2:21, 22

Gjykatësit 18:31

Referime anësore

  • +Eks 40:2; Js 18:1; 1Sa 1:3

Të përgjithshme

Gjyk. 18:1Gjy 8:23; 1Sa 8:4, 5
Gjyk. 18:1Js 19:40
Gjyk. 18:1Js 19:47, 48; Gjy 1:34
Gjyk. 18:2Js 19:41, 48
Gjyk. 18:2Gjy 17:1, 5
Gjyk. 18:4Gjy 17:9, 10
Gjyk. 18:7Js 19:47, 48; Gjy 18:29
Gjyk. 18:7Gjy 18:27
Gjyk. 18:8Js 15:20, 33; Gjy 18:2
Gjyk. 18:10Gjy 18:7, 27
Gjyk. 18:10Eks 3:8; Lp 8:7-9
Gjyk. 18:11Gjy 18:2
Gjyk. 18:121Sa 7:1
Gjyk. 18:12Gjy 13:24, 25
Gjyk. 18:13Gjy 17:1, 5
Gjyk. 18:14Gjy 18:2, 29
Gjyk. 18:14Lp 27:15; Gjy 17:4, 5
Gjyk. 18:15Gjy 17:7, 12; 18:30
Gjyk. 18:16Gjy 18:11
Gjyk. 18:17Gjy 18:2
Gjyk. 18:17Eks 28:6; Gjy 8:27
Gjyk. 18:17Zn 31:19
Gjyk. 18:17Le 19:4; Lp 27:15; Gjy 17:3-5
Gjyk. 18:17Gjy 17:12
Gjyk. 18:19Gjy 17:12
Gjyk. 18:19Gjy 18:30
Gjyk. 18:20Gjy 17:4, 5
Gjyk. 18:27Js 19:47, 48; Gjy 18:29
Gjyk. 18:27Gjy 18:7, 10
Gjyk. 18:28Nu 13:17, 21
Gjyk. 18:29Js 19:47, 48; Gjy 20:1; 1Mb 4:25; 12:28, 29
Gjyk. 18:29Zn 30:6; 32:28
Gjyk. 18:29Gjy 18:7
Gjyk. 18:30Gjy 17:1, 4; 18:18
Gjyk. 18:30Gjy 17:12
Gjyk. 18:30Eks 2:21, 22
Gjyk. 18:31Eks 40:2; Js 18:1; 1Sa 1:3
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
Gjykatësit 18:1-31

Gjykatësit

18 Në atë kohë nuk kishte mbret në Izrael+ dhe fisi i danitëve+ po përpiqej të gjente një vend* ku të banonte, sepse nuk e kishte marrë plotësisht trashëgiminë e tij mes fiseve të Izraelit.+

2 Danitët dërguan 5 burra nga familja e tyre, burra të zotë nga Zorahu dhe Eshtaoli,+ që të vëzhgonin vendin e të zbulonin si ishte. Ata u thanë: «Shkoni e zbuloni si është ky vend.» Ndërkohë 5 burrat arritën në rajonin malor të Efraimit, te shtëpia e Mikesë,+ dhe e kaluan natën atje. 3 Ndërsa ishin afër shtëpisë së Mikesë, dalluan zërin* e djaloshit levit, prandaj vajtën dhe e pyetën: «Kush të solli këtu? Çfarë po bën në këtë vend? Pse po rri ende këtu?» 4 Ai ua ktheu: «Mikea bëri kështu e kështu dhe më punësoi që t’i shërbeja si prift.»+ 5 Pastaj ata i thanë: «Të lutemi, pyete Perëndinë nëse do të na vejë mbarë udhëtimi.» 6 Prifti u tha: «Shkoni në paqe. Jehovai do të jetë me ju në këtë udhëtim.»

7 Kështu 5 burrat vazhduan rrugën e arritën në Laish.+ Ata panë se banorët e tij mbështeteshin te forcat e veta, siç bënin sidonitët, ishin të qetë e ndiheshin të sigurt+ dhe në vend s’kishte pushtues që t’i shtypte e t’u binte në qafë. Ata ishin shumë larg sidonitëve e s’kishin të bënin fare me asnjë.

8 Kur u kthyen në Zorah e në Eshtaol,+ vëllezërit e tyre i pyetën: «Si vajti?» 9 Ata u përgjigjën: «Të shkojmë për të luftuar kundër tyre, sepse pamë që vendi është shumë i mirë. Pse po ngurroni? Mos vononi që të shkoni e ta shtini në dorë. 10 Kur të mbërrini, do të gjeni një popull që nuk dyshon fare+ dhe një vend me shtrirje të madhe. Perëndia ju ka dhënë në dorë një vend ku nuk mungon asgjë.»+

11 Atëherë 600 burra të armatosur për luftë nga familja e danitëve u nisën nga Zorahu dhe Eshtaoli.+ 12 Ata shkuan dhe e ngritën kampin në Kiriat-Jearim+ të Judës. Prandaj vendi quhet Mahaneh-Dan*+ edhe sot e kësaj dite dhe gjendet në perëndim të Kiriat-Jearimit. 13 Që këtej shkuan në rajonin malor të Efraimit dhe arritën te shtëpia e Mikesë.+

14 Pastaj 5 burrat që kishin shkuar për të vëzhguar vendin e Laishit,+ u thanë vëllezërve të tyre: «A e dinit se në këto shtëpi ka një efod, idhuj shtëpie,* një shëmbëlltyrë të gdhendur dhe një statujë prej metali?*+ Vendosni çfarë do të bëni.» 15 Kështu u ndalën atje dhe vajtën në shtëpinë e djaloshit levit,+ në shtëpinë e Mikesë, dhe e pyetën si ishte. 16 Ndërkaq 600 burrat e Danit,+ të armatosur për luftë, qëndruan në hyrje të portës, 17 kurse 5 burrat që kishin vajtur të vëzhgonin vendin,+ hynë brenda që të merrnin shëmbëlltyrën e gdhendur, efodin,+ idhujt e shtëpisë+ dhe shëmbëlltyrën prej metali.+ (Prifti+ po qëndronte në këmbë në hyrje të portës bashkë me 600 burrat e armatosur për luftë.) 18 Ata hynë në shtëpinë e Mikesë dhe morën shëmbëlltyrën e gdhendur, efodin, idhujt e shtëpisë dhe shëmbëlltyrën prej metali. Prifti u tha: «Ç’po bëni kështu?» 19 Por ata i thanë: «Hesht! Mos thuaj asgjë* dhe eja me ne që të bëhesh këshilltari* e prifti ynë. Si është më mirë: të jesh prift në shtëpinë e një njeriu të vetëm+ apo të bëhesh prift i një fisi dhe i një familjeje në Izrael?»+ 20 Kjo i pëlqeu priftit, prandaj mori efodin, idhujt e shtëpisë, shëmbëlltyrën e gdhendur+ dhe iku me ta.

21 Pastaj vazhduan rrugën dhe vunë përpara fëmijët, bagëtinë dhe gjërat me vlerë. 22 Danitët ishin larguar disi nga shtëpia e Mikesë, ndërkohë që fqinjët e tij u mblodhën dhe i ndoqën. Më në fund, i arritën danitët. 23 Kur u thirrën, danitët u kthyen nga ata dhe e pyetën Mikenë: «Si është puna? Pse jeni mbledhur?» 24 Ai u përgjigj: «Ju m’i morët perënditë që bëra dhe ikët bashkë me priftin. Ç’më mbetet mua tani? E ju më pyetni: ‘Si është puna?’» 25 Danitët iu përgjigjën: «Mos na e ngri zërin neve, përndryshe do të të vërsulen këta burra të inatosur,* dhe do të rrezikosh jetën tënde dhe të atyre të shtëpisë sate.» 26 Kështu danitët vazhduan rrugën dhe Mikea, kur pa se ata ishin më të fortë, u kthye në shtëpi.

27 Pasi morën ato që kishte bërë Mikea, si edhe priftin e tij, danitët shkuan në Laish,+ te një popull i qetë e që ndihej i sigurt;+ i vranë banorët me shpatë dhe qytetit i vunë zjarrin. 28 Atë nuk kishte kush ta shpëtonte, sepse ndodhej larg Sidonit dhe banorët nuk kishin të bënin fare me asnjë. Qyteti ndodhej në rrafshinën* që i përkiste Beth-Rehobit.+ Pasi e rindërtuan, danitët u vendosën me banim në të 29 dhe e quajtën qytetin Dan,+ nga emri i Danit, atit të tyre, që i lindi Izraelit.+ Megjithatë, më parë qyteti quhej Laish.+ 30 Më pas, danitët ngritën shëmbëlltyrën e gdhendur.+ Jonatani,+ biri i Gershomit,+ birit të Moisiut, dhe bijtë e tij u bënë priftërinj të fisit të danitëve deri ditën kur banorët e vendit i morën në mërgim. 31 Ata e ngritën shëmbëlltyrën e gdhendur që kishte bërë Mikea dhe ajo qëndroi aty për aq ditë sa shtëpia e Perëndisë së vërtetë ishte në Shiloh.+

Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo