BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Gjykatësit 2
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

Përmbajtja e Gjykatësve

      • Paralajmërim nga engjëlli i Jehovait (1-5)

      • Vdekja e Josiut (6-10)

      • Jepen gjykatës që Izraeli të shpëtojë (11-23)

Gjykatësit 2:1

Referime anësore

  • +Eks 23:20, 23; Js 5:13, 14
  • +Js 5:8, 9
  • +Zn 12:7; 26:3
  • +Zn 17:1, 7; Le 26:42

Gjykatësit 2:2

Referime anësore

  • +Eks 23:32; Lp 7:2; 2Ko 6:14
  • +Eks 34:13; Nu 33:52
  • +Gjy 1:28

Gjykatësit 2:3

Referime anësore

  • +Gjy 2:20-23
  • +Nu 33:55; Js 23:12, 13
  • +Eks 23:33; Lp 7:16; 1Mb 11:2

Gjykatësit 2:5

Shënimet

  • *

    Do të thotë «ata që qajnë».

Gjykatësit 2:6

Referime anësore

  • +Js 24:28

Gjykatësit 2:7

Referime anësore

  • +Js 23:3; 24:31

Gjykatësit 2:8

Referime anësore

  • +Js 24:29

Gjykatësit 2:9

Referime anësore

  • +Js 19:49, 50
  • +Js 24:30

Gjykatësit 2:10

Shënimet

  • *

    Kjo është një shprehje poetike për vdekjen.

Gjykatësit 2:11

Shënimet

  • *

    Ose «adhuruan Baalët».

Referime anësore

  • +Gjy 3:7; 10:6; 1Mb 18:17, 18

Gjykatësit 2:12

Referime anësore

  • +Lp 31:16
  • +Lp 6:14
  • +Eks 20:5

Gjykatësit 2:13

Shënimet

  • *

    Ose «idhujve».

Referime anësore

  • +Gjy 3:7; 10:6; 1Mb 11:5

Gjykatësit 2:14

Referime anësore

  • +Gjy 3:8; 2Mb 17:20; Ps 106:40, 41
  • +Gjy 4:2
  • +Le 26:17, 37; Lp 28:15, 25

Gjykatësit 2:15

Referime anësore

  • +Lp 28:15
  • +Lp 4:25, 26
  • +Gjy 10:9

Gjykatësit 2:16

Referime anësore

  • +Gjy 3:9; 1Sa 12:11; Ne 9:27; Ps 106:43

Gjykatësit 2:17

Referime anësore

  • +Gjy 2:7

Gjykatësit 2:18

Referime anësore

  • +Gjy 3:9
  • +Lp 32:36; Ps 106:45
  • +Gjy 4:3

Gjykatësit 2:19

Referime anësore

  • +Gjy 4:1; 8:33

Gjykatësit 2:20

Referime anësore

  • +Lp 7:4; Gjy 10:7; Ps 106:40
  • +Eks 24:3, 8; 34:27; Lp 29:1; Js 23:16
  • +Le 26:14, 17

Gjykatësit 2:21

Referime anësore

  • +Js 13:1, 2

Gjykatësit 2:22

Referime anësore

  • +Nu 33:55; Lp 8:2; Js 23:12, 13; Gjy 3:4

Të përgjithshme

Gjyk. 2:1Eks 23:20, 23; Js 5:13, 14
Gjyk. 2:1Js 5:8, 9
Gjyk. 2:1Zn 12:7; 26:3
Gjyk. 2:1Zn 17:1, 7; Le 26:42
Gjyk. 2:2Eks 23:32; Lp 7:2; 2Ko 6:14
Gjyk. 2:2Eks 34:13; Nu 33:52
Gjyk. 2:2Gjy 1:28
Gjyk. 2:3Gjy 2:20-23
Gjyk. 2:3Nu 33:55; Js 23:12, 13
Gjyk. 2:3Eks 23:33; Lp 7:16; 1Mb 11:2
Gjyk. 2:6Js 24:28
Gjyk. 2:7Js 23:3; 24:31
Gjyk. 2:8Js 24:29
Gjyk. 2:9Js 19:49, 50
Gjyk. 2:9Js 24:30
Gjyk. 2:11Gjy 3:7; 10:6; 1Mb 18:17, 18
Gjyk. 2:12Lp 31:16
Gjyk. 2:12Lp 6:14
Gjyk. 2:12Eks 20:5
Gjyk. 2:13Gjy 3:7; 10:6; 1Mb 11:5
Gjyk. 2:14Gjy 3:8; 2Mb 17:20; Ps 106:40, 41
Gjyk. 2:14Gjy 4:2
Gjyk. 2:14Le 26:17, 37; Lp 28:15, 25
Gjyk. 2:15Lp 28:15
Gjyk. 2:15Lp 4:25, 26
Gjyk. 2:15Gjy 10:9
Gjyk. 2:16Gjy 3:9; 1Sa 12:11; Ne 9:27; Ps 106:43
Gjyk. 2:17Gjy 2:7
Gjyk. 2:18Gjy 3:9
Gjyk. 2:18Lp 32:36; Ps 106:45
Gjyk. 2:18Gjy 4:3
Gjyk. 2:19Gjy 4:1; 8:33
Gjyk. 2:20Lp 7:4; Gjy 10:7; Ps 106:40
Gjyk. 2:20Eks 24:3, 8; 34:27; Lp 29:1; Js 23:16
Gjyk. 2:20Le 26:14, 17
Gjyk. 2:21Js 13:1, 2
Gjyk. 2:22Nu 33:55; Lp 8:2; Js 23:12, 13; Gjy 3:4
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
Gjykatësit 2:1-23

Gjykatësit

2 Pastaj engjëlli i Jehovait+ u ngjit nga Gilgali+ në Bokim dhe tha: «Unë ju nxora nga Egjipti dhe ju solla në vendin që u betova se do t’ua jepja paraardhësve tuaj.+ Madje thashë: ‘Nuk do ta prish kurrë besëlidhjen që bëra me ju.+ 2 Kurse ju nuk duhet të bëni besëlidhje me banorët e këtij vendi+ dhe duhet të rrëzoni altarët e tyre.’+ Mirëpo ju nuk iu bindët zërit tim.+ Pse e bëtë këtë? 3 Prandaj thashë edhe: ‘Nuk do t’i përzë para syve tuaj;+ ata do të bëhen lak për ju+ dhe perënditë e tyre do t’jua prishin mendjen.’»+

4 Kur engjëlli i Jehovait u tha këto fjalë të gjithë izraelitëve, populli filloi të qante me të madhe. 5 Prandaj e quajtën atë vend Bokim,* dhe atje i bënë flijime Jehovait.

6 Kur Josiu e nisi popullin, çdo izraelit shkoi në trashëgiminë e vet për të marrë si pronë vendin.+ 7 Populli i shërbeu Jehovait gjatë gjithë kohës që ishte gjallë Josiu dhe pleqtë që jetuan pas tij, të cilët i kishin parë tërë veprat madhështore që bëri Jehovai për Izraelin.+ 8 Pastaj Josiu, bir i Nunit dhe shërbëtor i Jehovait, vdiq kur ishte 110 vjeç.+ 9 Atë e varrosën në territorin e trashëgimisë së tij, në Timnat-Heres,+ që gjendej në rajonin malor të Efraimit, në veri të malit të Gashit.+ 10 Tërë ai brez u bashkua me paraardhësit* dhe më pas doli një brez tjetër që nuk e njihte Jehovain, as ato që kishte bërë ai për Izraelin.

11 Kështu izraelitët bënë atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait dhe u shërbyen Baalëve.*+ 12 Prandaj ata e braktisën Jehovain, Perëndinë e etërve të tyre që i nxori nga Egjipti+ dhe ndoqën perënditë e tjera, perënditë e popujve që ishin rreth e qark,+ u përkulën para tyre dhe e fyen Jehovain.+ 13 Po, e braktisën Jehovain dhe i shërbyen Baalit dhe shëmbëlltyrave* të Ashtorethit.+ 14 Atëherë Jehovait iu ndez zemërimi kundër Izraelit dhe e dha në duart e zhvatësve që e rropën.+ Ai i shiti në duart e armiqve që kishin rreth e qark,+ dhe ata nuk u bënin dot më ballë armiqve.+ 15 Dora e Jehovait ishte kundër tyre dhe u sillte të këqija ngado që shkonin,+ ashtu si Jehovai kishte thënë, ashtu si Jehovai u ishte betuar,+ dhe izraelitët ishin në hall të madh.+ 16 Prandaj Jehovai u jepte gjykatës, që i shpëtonin nga duart e zhvatësve.+

17 Por ata nuk pranonin të dëgjonin as gjykatësit dhe e shitnin veten si prostitutë te perënditë e tjera duke u përkulur përpara tyre. U larguan shpejt nga udha që kishin ecur paraardhësit e tyre, të cilët u ishin bindur urdhërimeve të Jehovait.+ Por ndryshe nga këta, izraelitët nuk u bindën. 18 Sa herë që Jehovai u jepte një gjykatës,+ Jehovai ishte me të dhe, për aq kohë sa gjykatësi ishte gjallë, Jehovai i shpëtonte nga duart e armiqve, sepse i vinte keq+ tek dëgjonte si rënkonin për shkak të shtypësve+ dhe të atyre që i keqtrajtonin.

19 Por, kur gjykatësi vdiste, izraelitët vepronin përsëri edhe më me ligësi se etërit e tyre, duke ndjekur perëndi të tjera, duke u shërbyer e duke u përkulur para tyre.+ Ata nuk hiqnin dorë nga zakonet e tyre dhe vazhdonin të silleshin me kokëfortësi. 20 Në fund Jehovait iu ndez zemërimi kundër Izraelit+ dhe tha: «Meqë ky komb e shkeli besëlidhjen+ që u urdhërova paraardhësve të tyre dhe nuk m’u bind,+ 21 unë nuk do të dëboj para syve të tyre as edhe një nga kombet që Josiu la pas kur vdiq.+ 22 Kjo do ta vërë në provë Izraelin, nëse do të qëndrojë në udhën e Jehovait+ e do të ecë në të siç bënë etërit e tyre.» 23 Kështu Jehovai lejoi që këto kombe të qëndronin aty; ai nuk i dëboi menjëherë dhe nuk i dha në duart e Josiut.

Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo