BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Mateu 26:69, 70
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 69 Ndërkohë, Pjetri po rrinte ulur jashtë në oborr. Një shërbëtore iu afrua dhe i tha: «Edhe ti ishe me Jezuin, galileasin.»+ 70 Por ai e mohoi përpara të gjithëve dhe tha: «Nuk e di për çfarë po flet.»

  • Marku 14:66-68
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 66 Tani, ndërkohë që Pjetri ishte poshtë në oborr, erdhi një nga shërbëtoret e kryepriftit.+ 67 Kur vuri re Pjetrin që po ngrohej, ajo ia nguli sytë dhe i tha: «Edhe ti ishe me nazareasin, me këtë Jezuin.» 68 Por ai e mohoi dhe tha: «As atë nuk e njoh, as ty s’po të marr vesh ç’po thua.» Pastaj shkoi te porta e oborrit.*

  • Luka 22:55-57
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 55 Ata ndezën një zjarr në mes të oborrit, u ulën së bashku dhe Pjetri u ul me ta.+ 56 Atje ishte një shërbëtore që e vuri re të ulur pranë zjarrit. Ajo e pa me vëmendje dhe tha: «Edhe ky ishte me të.» 57 Por ai e mohoi dhe tha: «Nuk e njoh, o grua!»

  • Gjoni 18:25
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 25 Ndërkohë Simon Pjetri po rrinte ende pranë zjarrit e po ngrohej. Atëherë ata e pyetën: «Mos je edhe ti një nga dishepujt e tij?» Ai e mohoi: «Nuk jam.»+

Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo