Proverbat
9 Mençuria e vërtetë e ka ndërtuar shtëpinë e vet,
i ka gdhendur* shtatë shtyllat e saj.
3 I ka dërguar shërbëtoret
të thërrasin nga pikat e larta të qytetit:+
4 «Kush është pa përvojë, le të vijë këtu.»
Ajo i thotë kujtdo që nuk ka gjykim të mirë:*
5 «Eja, ha bukën time!
Pi edhe ti nga vera ime aromatike!
7 Ai që ndreq tallësin, i hap derën çnderimit,+
dhe ai që korrigjon njeriun e lig, do të lëndohet.
8 Mos e korrigjo tallësin, sepse do të të urrejë.+
Korrigjo të mençurin, dhe ai do të të dojë.+
9 Jepi njohuri të mençurit, dhe do të bëhet më i mençur.+
Mësoje të drejtin, dhe do t’i shtohet dituria.
10 Të kesh nderim të thellë për Jehovain,* është hapi i parë drejt mençurisë,*+
dhe të njohësh Më të Shenjtin,+ të jep aftësi për të kuptuar.
11 Falë mençurisë, të gjata do të jenë ditët e tua,+
dhe të shumta vitet e jetës sate.
12 Nëse bëhesh i mençur, bëhesh për të mirën tënde,
e nëse je tallës, vetëm ti do t’i vuash pasojat.
13 Gruaja e pamend është llafazane,+
injorante dhe kokëboshe.
14 Ajo rri ulur në hyrje të shtëpisë,
në vendet e larta të qytetit.+
15 U thërret atyre që kalojnë pranë,
atyre që ecin drejt në udhën e tyre:
16 «Kush është pa përvojë, le të vijë këtu.»
Ajo u thotë atyre që nuk kanë gjykim të mirë:*+
17 «Të ëmbla janë ujërat e vjedhura
dhe e këndshme është buka e ngrënë në fshehtësi.»+